Low Cost Hosting | Free Web Space | Dedicated Hosting | Windows Hosting | FrontPage Web Hosting | Business Hosting
cheap web hosting
Search the Web

Vrojtime artistike

KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA' ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' Edicioni botues RRJEDHA Rrjedha-Gjilan  Poblicistika, letrat  Argetuese Krijimtaria Hulumtime, shenime Welcome Rrjedha  Faqja e pare Photo - Galeria- Foto artet pamore, skenike, letrare, muzikore Galeria Rrjedha Revista elektronike RRJEDHA Welcome Rrjedha Rrjedha Piktura- publikime

Dheshkronjė arbėri", poezi, botoi "Jeta e Re", 1995, Prishtinė .

 

  NIJAZI  RAMADANI

 

Vrojtime artistike

 

 

 

 

RRJEDHA

 

Rrjedha

 Gjilan, 2006

_____________________

 

Botues

Rrjedha

 

Biblioteka art

Sokrati

 

Redaktor

Mehmetali Rexhepi

 

Recensent

Xheme Karadaku

 

korrektor

Autori

 

Perkujdesja artistike

radhitja kompjuterike: 

Design@rrjedha

Gjilan

 

 

 

 

Rilexime: Ne 10 vjetorin e vdekjes  te poetit   Beqir Musliun

        Me Beqir Musliu kur pinim kafe per te gjalle, ne nje kafe-bar te tij, Gjilanit, dhe aso kohe, deshiroja ta pyesja dicka, por, duke perbire e pertypur fjalen per te saten here.

Nderkohe ndonje varg,  pa e hedhur fare ne leter, ia tregoj atij, ndonese, i druaj vetes per vargun... mos do jete i mbyllur, mu ashtu sic ishim edhe ne vete, per nje kohe te pakohe. Nuk deshiroja ta largoja nga meditimet e thella, sado qe, si  gjithnje ai, ishte liber i hapur per te gjithe ne qe deshironim te ecnim ne rrugen e letrave. Si hapur, ai, nuk kurseu asgje per te na mesuar  ndonje, dicka nga zanati i artit letrar.

Shume kush e pa si njeri i rralle i letrave shqipe ne gjysme shekullin e kaluar. Shi per kete, me vone e perkujtova permes vargjeve te shkruara te revista Fjala..,  si njeri qe ec me Shen Albanin..., i cili perballoi /karshi/ regjimit te atehershem te viteve te /60-te a, para Plenumit te VI-te, kur ia vune prangat, atij dhe poetit, Rexhep Elmazit, ( i martirizuar) te prire prej Adem Demacit. Beqiri pastaj talenti e guximi iu bene virtyt, ne librin e tij, /Rima te shqetesuara/  - /65; poezite Shqiponja merdhezuni, Lulekuqet e  gjakut, dhe si autor i /Kurores sonetare per Skenderbeun/, u perball me anatemen, dogmat, ndonese me vone i eshte  ndaluar hovin te Plejada ne numrin e shtate te saj... Vitet e /70-ta i vazhdoi me frymen liberale, poemen /Vdekja e poetit ne kuroren  sonetike/, kushtuar poetit te martirizuar, Fazli Graicevcit,  kur mbet si nje rob i fisnikeruar per te lene edhe amanetin ne frymen e tij te fundit, varrosmeni ne vendlindje. Sa here kam dashur te pyes dicka, e kame gjetur ne vepren e tij. Ai ishte nga te paret qe bukurine si kategori estetike e futi edhe korniza te erret (/Bukuria e Zeze/ - /68), duke i vene bazat e nje identiteti te perparuar te letrave shqipe. Shi per kete, Rexhep Qosja me te drejte e rreshtoi vazhdimesine dhe kembengulesin dhe frymezimin e tij prej shemtive dhe kategorive negative njeriun mund te vije ne perfundim se kjo vertet, eshte bota reale dhe me afert me prirjen e tij krijuese ...  Ketu duhet theksuar gjeresine e problematikes, seriozitetin e meditimeve, shfrytezimin e qelluar te legjendave dhe te simbolikes kombetare, mjeshterine e organizimit kuptimor  ne pergjithesi(/Sezam/,R. Qosja).

Me vepren e tij, mund te flitet per nje rrumbullakim te artit si teresi (poezi, proze, drame, kritike, publicistike, etj.), duke i perthyer limitet tradicionale mes gjinive, llojeve, zhanreve letrare, qe ai arrin te Vegullia, si dhe me romanin /Amullia/, i cili priti ta shoh driten vetem pas nje cerek jete njeriu. Beqir Musliu- Gjate viteve  sa punoi, krijoi dhe editoi per revisten /Jeta e Re/ me E. Mekulin, R. Qosjen, si edhe te /Fjala/ e /Zeri i Rinise/, Prishtine. Ai mbeti deri ne fund nje liber i hapur, perkunder asaj se iu muar per te madhe /formula e tij e nje tipi me te mbyllur/, ndonse ishte e qarte se e shkruar ne / kohe te pakohe/.Ne cerekun e fundit te jetes se tij, ai i solli letrave shqipe edhe permbledhjet me poezi /Sezamet/ - /72, /Parabolla/ - /76, /Darka e magjise/ - /78), romanet /Vegullia/ - /79, /Mbledhesit e purpurit/ - /82, sikur edhe tri te tjerat te shoqeruara me  tete dramat, permbledhur ne librin /Shtrigani i Gjel-hanit/ - /89 dhe /Rrokullima/ - /90. Megjithate opus te gjer te art-jete-shkrimit Ai, ka nderruar vetem dhomen me 11 qershor 1996, per te cilin jeton vepra e tij.

Pas vdekjes Beqes, iu botuan edhe shtate veprat e tij, njera nga ato vepra eshte edhe permbledhja me tregime te dala nga prozat tregimtare, /Kori i gjelave te vdekur/, sipas perzgjedhjes dhe shijes artistike te atyre letrave qe na i la ne doreshkrim, si borxh per t/ia botuar me amanetin e tij, nen perkujdesjen e Musa Ramadanit. Dhe, ne mesin e atyre tregimeve eshte edhe /Arkivoli per Sadek Hadajatin/, (Jeta e Re/, 1996) ne te cilin me se shumti reflektohet qenia e tij, krijuese, fati i shkrimtarit te perndjekur qe nderlidhet edhe me vete krijuesin me sistemin e viktimizimit te njeriut, sipas studiuesit N. Ismajli. , qe me me ndjenje perkon me ate te F. Kafkes, /Metamorfoza/, ku pasqyrohet fantazia krijuese dhe bota reale e tij, si nje qenie dualiste, njesoi e thjeshte ne jeten e sotshme, si dhe me parandjenje te reflektimit te asaj qe po ndodhte ne shekullin qe po permbyllej dhe fillimin e tij. Tregimet e permbledhura e te botuara ne vepren /Kori i gjelave te vdekur/, ku permban edhe tregimin /Arkivoli i Sadek Hedajata/, gati me se miri ka arritur ta paraqes poziten e tij, krijuese dhe gjendjen e vete shkrimtarit, fatin e krijuesit karshi sistemit sundues, sunduesit, anatemes, e qe supozohet ta kete shkruar pas kthimit nga Tirana, permes Shkupit ne Prishtine. Ishte ky, udhetimi i tij, i fundit, Tirane-Shkup-Prishtine qe perkonte me ate te arkivolit te Sadek Hedajatit, Nju Delhi-Bombai-Kalkute, nga se edhe para ndjente edhe ate qe po nderronte dhomen, andaj la edhe amanetin ne frymen e tij te fundit: /Varrosmeni ne Gjilan/. Gjilani ia la emrin e tij, nje udhes qe thirret sot me emrin e tij, Beqir Musliu, por, edhe nje Fondacionit letrar qe kurre nje here nuk iu botoi, qofte edhe nje varg te tij apo per kushtues. Pardon. Po te ishte gjalle, Ai?!

Ne mesin e atyre veprave qe u jane botuar pos mortum, shtate-tete sosh, ne keto dhjete vjetet e fundit sa nuk ishte fizikisht me ne, per kete njeri te madh te letrave shqipe, per nder te cilit, numri i 6-te i Revistes letrare-kulturore /Agmia/, percillej me nje foto dhe nje shkrim te studiuesit, N. Ismajlit, por, shume nga veprat e tij, ende ka mbetur e pabotuar.

Zeri, qershor, 2006, Prishtine, ARS- Poetika, Tirane )

 

 

 

 

Poet gjitheperfshires, Ali Huruglica 

Ali Huruglica         

Vepra e Prend Buzhales / Shkrimtari prane buzeqeshjes/, Letersia per femije e Ali Huruglices, vjen dhjete vjet pas vdekjes se tij, duke ofruar nje game te gjere vrojtimesh per nje nga nismetaret e Plejades se shkrimtareve per femije te Kosoves juglindore, Ali Huruglica. Me kete veper gjitheperfshirese, autori Prend Buzhala e ka ndare  librin e tij ne pese kapituj:

Leximi kontestual (Biografia  krijuese), Estetika: Kenga dhe bukuria (semantika e kenges dhe konceptimi i saj). Strukturat tipologjike letrare (Rrethi tematike, larmia e trajtave artistike), Shkopi magjik i narracionit ( Vepra / Shkurtabiqi zemerarte/), Poetika, struktura stilistike e metrike ( Vlerat estetike, figuracioni, vargu).Ne kete veper te perkushtuar  poetit Ali Huruglica , te cilin autor, bashke kohaniket e tij, e kane cilesuar si nje nga krijuesit me te vecante te letersise per femije te plejades se shkrimtareve te viteve te /60-ta. Huruglices i eshte pasqyruar jeta dhe krijimtaria e plote letrare ne nje veshtrim te gjithanshem dhe me plotesi gjitheperfshirese. Autori Buzhala, pervec kesaj, me kete liber, i eshte perkujtuar gjysme shekulli poetit, Ali Huruglica, i cili  ka filluar krijimtarine e tij ne vitet e 50-ta te shekullit te kaluar. Nderkaq, me permbledhjen e pare poetike u paraqit ne vitet e /60-ta, po ne ate kohe, sipas Buzhales, eshte edhe koha kur u shfaqen edhe disa emra te tjere te rinj, te shquar te letersise per femije ne Kosove. Ne kontest te shkrimit, vepra letrare e Huruglices, e nderprene nga fundi i viteve te /70-ta, ku perfshihen 11 libra me poezi dhe dy libra ne proze dhe, shquhet per nje qasje  bashkekohore dhe per depertime cilesore ne specifikat e fjales artistike. Ne librin e Prend Buzhales/Shkrimtari prane buzeqeshjes/ , Letersia per femije e Ali Huruglices, poeti Huruglica eshte cilesuar si mesues per shume krijues te tjere te letersise per femije, vecmas te gjeneratave qe do te vijne me vone, sepse, sipas Buzhales, Huruglica ishte nga ata vjershetore qe me pasion dhe sinqeritet kendoi per boten e femijeve tane, psikologjine e tyre, vendlindjen, njekohesisht permes kesaj, duke derguar mesazhe universale per femijet e gjithe botes. Huruglica vjershen e pare e botoi ne revisten /Pionieri/, ndersa vepra e pare me 1964 me titull /Zani i zemres/, kurse te fundit si liber posmortum, iu botua ne edicionin /Iliriku/ me 2002 qe editoi Zejnullah Halili, duke e permbyllur krijimtarine artistike te Aliut ne te 17-en veper letrare. Tematika dhe fryma e re, e nje bote te virgjer qe sjell ai, plote drite e velur ne psikologjine e  femijes, duke arritur qe permes logjikes se asimilimit t/i ofroje boten e deshirave qe i rrethojne. Kete e ka verejtur dhe pervijuar me mjaft mjeshtri ta plasoi ne librin per kushtues /Shkrimtari prane buzeqeshjes/, edhe Prend Buzhala. (Koha ditore, kulture,2005)

Zejnullah  Halilin (1945-2004) shkrimtar per femije i letrave shqipe pushon i amshueshem ne vendlindje 

Shkrimtar  Zejnullah Halili, e ka pas quajtur, pa hezitim vendlindjen e tij si mulleza dhe ajka margaritareve qe jane lind e rritur ne kete vend te engjejve, ndonese shume kohe para se, ai, te rikthehej perjetesisht, para dy viteve(2004). Mirepo, mjerisht kthehet ne arkivol, ai, u varros nen dardhe, pikerisht  ne Gurinen e tij te dashur, mu te ara e Veselit, ku rastesisht kishte zene ne thua njehere, kur ishte per vizite ne Gurine. Zejna pa ngurrim aty per aty, iu tha te afermve: /... varrosmeni ketu, po ua le amanet!   Edhe pse thjesht, aty ishte vetem vendlindja e tij, ku ia ben edhe varrin prane ish-shtepise se tij, ne te cilen vend ishte lindur dhe rritur me lojerat me te mira qe i njohu bota e pasur shpirterore e shkrimtarit pas Odise Grilles. Ai me gjithe mallin e ndryshkur ne shpirt gjithe cka bente per tu rikthyer i gjalle qe te jetoi aty perseri. Tek e fundit, nuk eshte i vetmi shkrimtar i dashuruar pas vendlindjes se tij, Koka me emer simbolik qe me shume sesa katund, ku shtrihej Dardhishta e tij, e dashur qe secili njeri prej aed Homerit, ka edhe Itaken e vete, prane se ciles eshte nje mal me lisa bungu. Edhe pse aty pas viteve te tetedhjeta katundit nuk i mbeten me shume trembedhjete shtepi me rreth pesedhjete banore. Nderkaq, gjate muajve te veres iu shtohen edhe dhjetera sosh, per t/iu bashkuar banoreve te mbetur ne dardhishten e Zejnes, te cilit, /Vendlindja i shihet ne zemer/, ashtu edhe e ka titulluar vete autori, Halili, vepren e tij. Dardhishta vend i pemeve ne mes te Kokajve: /Ai i ha dardhat verore, si me kane te dardhishtes/, - shkruante ne tregimin e tij per Dardhat verore te vendlindjes se shkrimtarit. Edhe per mollet Koke, sic shkruan ai, mburret me origjinen qe ka prej emrit e te folmes e deri te veshjet, kenget e vallet tradicionale. Pastaj te ndertimit te shtepive, odave, hambareve, te kthyera kah juglindja te bera prej guri e nga drunjte e bungut ne gjithe katundin. Ai, tregon per nje maket origjinale te stilit oriental dhe evropian qe mund te haset edhe ne gjithe vendbanimet e vjetra te tjera ne Malesine te Karadaket prej Gjilanit, e deri ne Shkup.

Itaka e Zejnullah Halilit

Pamja e filmuara apo te fotografive te ruajtura qe shfaqin ndertimet e reja ne katund e Zejnes, Kokaj, ato shtepi modeste, ngjizur me jeten e krijimtarine e tij, ndonese shume sosh perdhese, te bukura me stolisje arkaike prej guri dhe druri te gdhendur e mbuluar me tjegulla te hirta te pjekura ne furre prej ustallareve te permendur dhe guret e druret e gdhendur te mjeshterve te  Terzinjve, punimet e tokes dhe ruajtjen bagetive e benin permes rrogetareve te paguar si stinor ne Shen-Gjergj e Shen-miter,   udhet me kalldreme qe quhet edhe si udhe e ugarit, dhe keto te rejat te shtruar me rere, krojet e shumta qe ka shume sosh qe burojne rreze maje kodres, ofiqin zejtarie, kovacin per  mprehjen e sepatave, ishte permend edhe oficina  e usta  Hasni me i miri ne gjithe kazane, kovacin e honet te shitorja tregtare e D. Klaiqit qe punonte deri ne fillim te viteve /90. cDhe, shume te tjera begati i jepnin pamjen e nje katundi te ngritur, qe e donte Zejna me admirim te madh, ndonese per shkak te ikjeve ne mergim popullsia tani mezi arrin ne dhjetera vete. Kaka  e shkrimtarit eshte zhvilluar ne nje vend te banuar malor midis maleve te Karadaket dhe, i ofronte atij nje bukuri te rralle natyrore, e shtrire prane lumit Llapusha si dege e Moraves se Binces,  jo fort larg nga aty i bien hise edhe vendbanimet e mocme, dardane-ilire, si tumat, Kalaja te Blinaja me largesi dhjete kilometra ne juglindje te Gjilanit, ne nje lartesi-mbi-detare 850. Katundi shkrimtarit i ofron nje klime shume te shendetshme e ajer te paster per rekreacion dhe zhvillimin e sportet verore dhe dimerore, sidomos atlete, terheqin me te pasionuarit pas tyre. Halili sipas amanet varroset ne Kokaj me nderime, ndonese, nje dore e shemtuar ka demtuar plaken perkujtimore te shkrimtarit per femije, Zejnullah Halili sa per tu koritur me gjithe ate nam qe ia la vendit ne shtatorin e vitit te kaluar, por jo edhe ate, ndonese ajo pjese ishte lokacion i mbyllur. Dora iu thafte, tha njeri nga vendasit e tij, ai shpirt njeriu ishte dhe i tille mbeti permotshem. Per kete dhe shumecka rrefejne  disa nga ata qe mund ti takosh rrugeve te katundit. Nje dite e diel qershori ishim ne Kokaj, mund te gjesh ende pranveren e hershme pare dhe, nuk mungojne njerezit qe shkojne per ta kerkuar ate stine ikanake qe me aq  gjalleri, Zejna e hetoi i pari atje lart mes majave te bjeshkes, qofte edhe te vdekur ia kishin quar amanetin ne vend qe ta qojne per te pushuar, aty, perjetesisht ne jeten e amshuar. Ne Gurine i shkruan  te varri ne epitaf: /.. shpirti i tij u befte drite../.

Zejnullah Halili shkrimtar per femije i letrave

Pas plot dy viteve, miqte dhe te afermit e shkrimtarit, Zejnullah Halilit, e kane shume me te veshtire ta mbajne nje takim letrar apo te pine nje kafe, pa e permendur buzeqeshjen, alegorine, fisnikerine, ciltersine, deliresin qe nxirrte drite  nga uni i tij kreativ. Zejna, sic e quanin te gjithe me shkurte e me ngrohte, vetem nderroi dhomen ne moshen 59 vjecare, me 26 shkurt 2004, deri sa po e ndezte makinen per te shkuar ne pune. Cast qe e ndau edhe nga misioni i tij, qe ti kthehet vendlindjes pergjithmone, duke keputur vrullin e punes edhe nga /Libri i hapur/ ne RTK, qe kishte rifilluar ti kthehet programit arsimor. Megjithese, ai per artistet e fjales dhe skenes, posacerisht femijet dhe dashamiret e arteve, fjales se shkruar artistike do te mbetet pergjithmone, ashtu sic ishte edhe vete shpirti i tij prej artisti. Frymen liridashese e perhapi edhe gjate veprimtarise se tij ne redaksine per femije te Radio Prishtines pas luftes ne Radio Kosova e Lire, ne redaksine e revistave te ndermarrjes se dikurshme /Rilindja/, dhe kudo tjeter qe ishte i gjalle. Vdekja vetem sa eshte koritur, me Halilin, duke e ndare ne mes, pati thene, Rifat Kukaj.

Vepra/enderr e keputur/(roman) Z. Halilit

Ne botim te Ilirikut ne Prishtine ka  mbareshtuar  ndertuar strukturen e nje proze te mirefillte dramatike te idese se femijeve te ikur nga shtepia, gje qe kjo eshte mjafte e zberthyer ne konceptin e arratisjes se tyre. Ndonese, kjo ikje e tyre eshte e motivuar per ta sfiduar, pra per ta kapercyer nje kufi qe i ndane ata nga nje kufi me vellazerite e tyre/pertej gardhit/. Ketu eshte origjinaliteti i autorit, Halili, per ta zberthyer nga psikika e femijes pasojat e nje ndarje te dhunshme dhe te dhimbshme qe mbeshtetet kryekeput ne ngjarjet e verteta, ku nje grup femijesh  te shkolis fillore, ne mesin e tyre edhe Coli, shoku i ngushte i tij, vendosin per ta kaluar kufirin, per ti perjetuar ato bukuri perrallore, por te ndare me ata qe i lidhe territori, gjuha, gjaku, zakonet, tradita, kultura, mitet dhe enderrimet per te qene te integruar. Kjo eshte pershkuar me nje vullkan te mberthyer perbrenda dhe te shperthyer per te dale ne siperfaqe ndjenja e fuqishme e adoleshences, ate qe njeriut i takon ta shohe, ta ndjeje dhe shijoj, ndonese te ndaluar per nje gjysme shekulli. Ata, nuk i tmerron frika per pasojat, por, autorit i vihen ne shpirtin e tij, krijues, logjika e ndarjes ne dysh dhe permasat tragjike te nje populli, mundimesh e torturash te ndryshme. Autori, bene nje proze te nje epike me elemente te lirizmit poetike, duke sjell preokupimin permbajtjesor te femijeve, ngjarjet, ndodhite e brishta ne nje ritem dinamike te mbushur perplot me flakerime qe ta arrijne per ta shijuar token arberore, qe nuk e arrijne dot, dhe mbetet nje enderr e tyre e keputur, ashtu sic u rri e varur per ta pushtuar ate me lirine  e tyre.

 *Zejnullah Halili u lind ne Kokaj me 5 nentor 1945, ne vitet e golgotes, te Karadaket. Shkollimi fillor dhe te mesmen e kreu ne vendlindjen e tij, te mesmen ne Gjilan dhe te larten Gjuhe dhe letersi shqipe ne Prishtine.   Me krijimtari letrare nisi heret te beje emer, duke filluar qe ne bankat e shkolles fillore, per te pervijuar edhe gjate kohes sa punoi si mesues ne fshat dhe qytetin e Gjilanit. Halilin e terhiqte elita krijuese dhe i dha lamtumiren vendlindjes ne kohen, kur gati e gjithe Kosova ishte e tille. Fillimisht per disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udheheq  emisionet per femije te RTV Prishtines, sikur edhe ne redaksine e botimeve te revistave te /Rilindjes/, kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj., duke lene pas vetit nje opus letrar te pasuruar prej 26 veprave te ndryshme letrare per femije dhe te rritur. Vepra e pare /Ylberi/, vjersha 1969, /Shitesja flokarte/, vjersha e tregime 1971, C/ thone pulebardhat, tregime,1973, /Eshke e drit/ tregime, 1977, /Lamtumire shkurtabiq/, vjersha, 1983, /Vendlindja shihet ne zemer/, tregime, 1984, /Perralla lozonjare/, vjersha 1987, /Pikaloshja/ tregime 1988, /Qirinj te ndezur/, tregime per te rritur 1988, /Mollekuqja/, 1989, /Ylli le te na hyje ne mes/, vjersha, 1990, /enderr e keputur/, si dhe /Udha kah agu/, jane romanet me te realizuara, si edhe veprat: /Si u be pikalorja blete/, /Djaloshi brenda molles/, /Pres oren tende/,, /Dite e hatashme/, per ta permbyllur me librin /Unaze/. (Rrjedha)

Shefik Shkodra: Sjell nje veper jetesore

 Shefik Shkodra

Permbledhja e poezive /Shtjella/ Shefik Shkodra  ne dyzetvjetorin e krijimtarise artistike, ka sjell rreth 60 poezi te perzgjedhura ne nente cikle, si: /Vezullima/, /Shfletime/, /Ars longa vita breves/, /Plasa/, /Pikat e hapesires/, /Dry i ndryshkur/, /Per frymemarrjen/, /Legjenda jone/, dhe venerike,  si per nga motivimi tematike, sikur edhe per nga qasja dhe origjinaliteti e transponomi dhe super strukturimi artistik i nje realitetit te pervijuar prej shpirtit te poetit, /ku fleje thneglat, ku gugojne kumrite, ku enderron (Ai), ku lulezojne lulekuqet, e deri te ku kalohet jeta ne kulluqe e bota s/u mjafton, ku bien biri i nenes pa kursyer jeten per dhe, ku lotet e mallit hde dhembjes rendojne ... bredh shpirti i poetit/. Gjithnje ne bredhje e /shtegtimet me traste ne krah, e trasta e kishte fatin mbyll.../ , si edhe qasja universale e njeriut dhe qendresa ne nje ngjyre si /Kemisha ime/, ku per poetin:  /shpirtrat jane njesoj i kuptoj dhe te gjithe nuk i fus ne nje thes/, duke perfunduar se /kemishe tjeter s/kam pasur as qe kam per nder! pervec asaj te bardhes/,(Kemisha ime,f. 14). Krijimtaria e zgjedhur ne keto 96 faqe te librit eshte fund e krye e nje dore dhe me  ngulm i pervijon trendet e poezise qe po vazhdon te lerohet sot, ndonese pershijne nje periudhe dyzetvjecare te krijimtarise se tij, qe rralle dukeshin permes revistave dhe periodikut letrar, si te /Jeta e Re/, nen udheheqjen e Esat Mekuliu, te /Fjala/, /Zeri/, etj. Krijime me te tera ngjyrimet qe e percjellin ate: inspirimi, spontaniteti, leksiku i pasur, bagazhet stilistike me metafora, dhe me mesazh e figuracion te ngjeshur  poetik. Jane  krijime epike me shpirt perplot lirizem poetik, si: /Ne lagjen e pare te ketij fshati, ne malin e shenjte/ Zgjohet eshtrat e care nga dheu me kenge trimerie qe linden pas ... neper katarakte mynxyre/, (Rilindja e eshtrave- A.Bejtes).  Poezi keto qe trajtojne fatin e njeriut tone dhe eshtrave te ruajtura gjithandej etnise qe i takon ne shpella per ti ruajtur, dhe per te mos pasur mundesi qe te merren ato dhe te eksponohen nga vrasesi, por, ato rilindin bashke me kengen qe e ka kthyer ne mit, heroin qe nuk vdes kurre si dhe te kaluaren nen qiellit tragjik, te sajuara me vargje te nje shpirti te rebeluar me jone te theksuara atdhedashurie, si ne ato me subjekt personal dhe konceptim artistik, te ato perkushtuese  te shfletimet si personaliteteve te shquara nga e kaluara historike, A. Bejtes, martireve, F.S.Nolit, E.Mekulit, Lagush Poradecit,  apo nga aktualiteti, por, edhe e te ato sferes intime, (Nenes me rastin e vdekjes se pa pritur, babit per se gjalli), si dhe ne ato te ciklit /Plasa/, krijime artistike me meditime te thella filozofike, ndonese, jo rralle me nje ndjenje refleksi te mirefillte meditative. Poezi me nje game te gjere vrojtimesh venerike, si te (Kujtimi per pashaine, meditime si dhe ne permbyllje me poemen /Kambanorja e Sogjetarit/) me stil dhe  motivime tematike, si te ato krijime te ketij vellimi me subjekt personal, kombetar, familjar, por edhe te ato te karakterit aktual, nga realiteti i tashem dhe i se kaluares, por gjithsesi me nje tretman te larte artistik dhe, me mjafte kulture te gjere. Me botimin e librit te permbledhjes se poezive /Shtjella/, autori ka nxjerre virtytet e nje krijimtarie dyzetvjecare me vlera te pakontestueshme me perzgjedhje serioze te cilen e ka bere edhe veper jetesore, pa i vene fre frymezimit, inspirimit dhe kanuneve konvencionale metrike, por duke e rrudhur maksimalisht vargun ne menyra dhe forma eliptike. Autori krijon miniatura poetike, deri te poemat /Demoniane/ dhe /Kambanorja e Sogjetarit/ me mesazhe e vlere artistike. Shkodra, duke e thyer vargun, pa ndonje ngarkesat te tepert, por me nje perkushtim deri ne skajshmeri permes vargut, shpeshhere edhe duke e thyer ate, e plason porosine e vet artistike. Autori,  ka ndertuar poezi me nje sinteze dhe imagjinate personale me gjuhe te pasur te art-shkrimit te bukur dhe te rrjedhshem, ku ne te shumten shkruan poezi te shkurtra dhe me vargime dhe variacione poetike te ngjeshura, e te thukte e me permbajtje, ku ky autor duket qarte se ka formuar individualitetin e tij kreativ. Veper kjo, qe po zgjon kersherine e lexuesve dhe kritikes letrare, si nje rilexim i krijimtarise se tij, qe shenon edhe dyzet vjetorin e paraqitjes dhe vazhdimesine e tij ne letrat shqipe./Era/, Prishtine, f.96

Veshtrime: Panorame e krijuesve - Grumbullim krijimesh letrare

 

(Libri:/Psheretime per token/H. Kqiku)

 

Libri /Psheretime per token/, Hysen Kqiku jane radhitur, sipas alfabetit, 168 krijues me 258 krijimet e tyre, ne proze dhe poezi, te shoqeruara nga dy punime autoriale dhe literature per 35 autore. /Psheretime per token/, Hysen Kqiku,  eshte nje panorame e krijuesve letrare te Kosoves juglindore, ku jane perfshire krijuesit me origjine nga Gjilani, Vitia, Dardana, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Mirepo, ajo qe bie ne sy,  qe ne hapje te librit, eshte mungesa e kritereve per te perfshire brenda kopertonave te nje libri nje numer kaq te madh autoresh, si ata qe tashme kane bere emer  dhe cmohen si krijues edhe jashte suazave lokale, si dhe ata qe nuk kane botuar qofte edhe nje poezi te vetme. Panorame ne stilin e viteve te /70-80-ta, kur ishte bere edhe nje liber i ketille me shkrime te krijuesve gjilanas ne shqip e serbisht. Pra pasi qe ra fjala per grumbullim krijimesh pa kritere, do theksuar faktin se hapesira qe u eshte krijuar autoreve shkon nga nje deri ne tri faqe, duket se eshte bere  jo i mbeshtetur  ne ndonje vlere, por, jo edhe nje veper aq me vlere, pa ndonje kriter te caktuar paraprak, ndonese rrumbullakuar me punime te autoreve te njohur  dhe te panjohur, si te atyre qe jetojne dhe krijojne me unin per letersine dhe ne anen tjeter te atyre qe as nuk kane, se paku nje poezi te botuar, as nje varg qe ia vlen te futet aty karshi emrave te medhenj qe bejne   jeten letrare dhe krijuese jo vetem  ne ato gjashte komunat e rajonit te Kosoves juglindore. Megjithese shquhet per anime provinciale, kryesisht sipas aspektit dhe, ne cfare  raportet kane pasur autoret e vecante me perpiluesin dhe krijimtarine e tij. Ndodhe, keshtu qe per nje autore te cilit i eshte dhene faqe te tera, ta zeme, ate qe denigron  eshte edhe fakti tjeter se perpiluesi e ka pare te /arsyeshem/ qe nje autori te njohur per femije, t/ia shmang  dy strofat e fundit  te poezise (?). Kjo nuk do te mund te hetohej, as te merrej vesh sikur, ajo poezi, fjala vjen, te mos jete  gjendur e botuar  edhe ne  antologjine e poezise per femije /Me xhaketen kuqezi/, perpiluar nga Odise Grilo te botuar ne Tirane, qe deri tashti ka pasur disa ribotime, apo dicka e ngjashme. Libri nis e mbaron prej A-Z ne nje ngjitje te krijimeve te autoreve qe veshtire e ka lexuesi  i rendomte t/i dalloje krijimet qe jane te atij qe eshte perpara apo te atij tjetrit qe vjen pas. Me nje fjale, perpiluesi i bashkon me ata qe kane dhe vepra me ata qe nuk dihet neper cilat plasaritje kane marre vizen per te hyre ne panoramen qe meton te quhet edhe antologji e autoreve te kesaj ane, qe perfshin autoret mes viteve 1937-2005, me 169 sosh dhe mbi 250 krijime te tyre. Libri /Psheretime per token/, ku nis me poezine  e Hajdin Abazit- Lum Haxhiut dhe permbyllet me Naser Zymberin, me nje gjini tjeter letrare me drame. Ndersa, ne aspektin kohor, ajo fillon me krijimet e para qe mbane daten 1939, duke perfshire prej krijimit me poezine /Larg duart/ te Ali Aliut- Kelmendit, dhe arrin deri ne ditet tona. Pavaresisht nga tematika e cila eshte gjithashtu e ndryshme qe shtrojne keto krijime letrare artistike me motive per lirine, vendlindjen, kurbetin dhe ato me motive sociale e te tjera. Marre ne pergjithesi, libri ngjan ne nje thes qe perpiluesi ka futur cdo gje qe ka gjetur, eshte nje thes me miell te perzier nga te gjitha llojet qe veshtire mund te gatuhet buke e mire, per ta bere ate per gjithe kend dhe per as kend, pa arritur te krijoje idene e kriterit te perzgjedhjes sipas vleres, qofte ajo minimale. Sido qe te jete, libri /Psheretime per token/,  ka simboliken e vete kornize pa koncept, ndonese edhe synon te paraqese shkrimet letrare te nje pjese te etnise sone te nje hapesire gjeografike kompakte ne token e Dardanise se dikurshme, ne kete rast te territorit ne juglindje te Kosoves, perfshire edhe ate pjese qe eshte ndare artificialisht me kufij politike te makro rajonit. Dhe, qe zakonisht nuk ze vend sa duhet as ne librat e kesaj natyre. Pervec kesaj, nje liber  i ketille, per gjeneratat e reja, mund te kete dobi, sepse ne nje vend te vetem ofron te dhena qofte edhe minimale per nje numer te konsiderueshem krijuesish te rinj e te vjeter nga kjo treve, qe lehte eshte ti shikosh se si qendrojne karshi njeri tjetrit, dhe te bashkuar ashtu sic jane...Libri /Psheretime per token/ A-ZH, 304 faqe.(Koha ditore,  2004)

 

 

 

 

Fabula te mbledhura nga Karadaku

M. Misini,/Fjale e porosi te mencura/

 Misin Misini:

Me keto fabula te mbledhura ne treven juglindore te Kosoves ne malesine e Karadaket e te rrethit te Gjilanit, te paraqitura ne permbledhjen /Fjale e porosi te mencura/, te autorit mr. Misin Misini, albanolog dhe studiues i letersise popullore, i cili edhe ka magjistruar ne kete lemi ne vitet e /80-ta. Keto fjale te mencura te punuar per nje teme shkencore te letersise popullore, jane pjese e folklorit te pergjithshem kombetar, por kane edhe karakterin e kesaj treve te Malesise se Karadaket dhe paraqiten ne variantin karakteristik te ketyre viseve ne juglindje te Kosoves, duke paraqitur keshtu edhe aspiratat, mentalitetin dhe gjuhen e mjedisit te kesaj ane. Fabulat qe jane mbledhur dhe shenuar ne kete treve, jane prone e krijuesit popullor dhe pasuri e folklorit gjithekombetar. Nje mori e ketyre fabulave dhe fjaleve te urta nga autori Misini, jane te publikuara ne tekste te ndryshme, por ka edhe aso qe shohin driten per here te pare ne kete permbledhje. Keto tregime popullore, sipas autorit, jane vjelur brenda 20 viteve, deri tash te pa botuara, por per shume arsye qe ndikuan ne punen e tij shkencore kane mbetur ne doreshkrim te cilat konsideron autori se ja vlejne te botohen. Ne kete menyre i eshte bere nje sherbim sado pak modest folklorit dhe krijimtarise gojore te popullit, te cilat po nuk u botuan, do te zhdukeshin, harroheshin dhe varferoheshin fondet e pasura qe i ka populli. Prandaj, permes kesaj permbledhje eshte menduar qe te prezantohet ashtu si eshte syri i mbrehte i krijuesit popullor, i cili ka hyre ne te gjitha sferat e jetes dhe pikerisht permes fabules ka ndricuar peripecite e hidhura te nje jete qe veshtire eshte duruar. Populli i kesaj treve te Kardiakut juglindor, i do shume perrallat dhe fjalet e urta, duke i dhene nje zbukurim bisedes me shprehjet alegorike dhe duke e bere te kendshme te auditori i gjere. Libri i Misinit, /Fjale e porosi te mencura/, me rreth 120 faqe perbene  132 tregime, fabula dhe fjale te mencura te cilave iu prin si moto: /Fjala e mencur vlen me shume se ari/, ne botim te vete autorit..

         Libri tjeter qe provokon lexuesin...

Libri qe provokon lexuesin eshte /Perjetime kujtime/, i cili perfshine paraqitjet publike ne veten e trete, duke filluar nga 7-135 faqet e tij, pasqyrohen ndjekjet dhe format e ndryshme te persekutimeve qe beheshin ndaj intelektualeve gjate nje te kaluare jo te larget, e te projektuar nga /hyzmeqaret/dhe padronet e tyre.

Ne parathenien e librit vihet ne pah edhe fati i personazhit kryesor, Micit, si dhe dhjetera intelektualeve te profileve te ndryshme te martirizuar, persekutuar, te perbuzur e te poshteruar ne forma te ndryshme, e te cilet perkunder kesaj , ata i perballuan, qofte edhe duke u detyruar ta leshojne vendin e tyre. Qellimi i autorit ishte qe te pershkruhej menyra e ndjekjes e te poshterimit te shume anshem, qe zbatohej nga ato qarqe te caktuara e te instrumenteve nga politika autoritare pro serbe ndaj inteligjences ne radhe te pare, te cilet i u vune perball botekuptimeve pushtuese te tyre. Autori, pa dashur qe te irritoje  askend, pas gjithe asaj  qe po ndodhte, eshte mendimit se pranvera e /81-it, ishte viti kur rinia studentore ia hoqen masken masken-ballisteve te nje pushteti te urryer, por edh aq dinak. Ne pjesen e dyte te librit jepet ambienti ne te cilen personazhi kryesor, Mici, ka kaluar nje jete te veshtire ekonomike dhe ne nje femijeri te varfer dhe te padjallezuar, duke u perballur ne vazhdimesi me ata qe ia duan te keqen, qe nga bankat shkollore, e deri kur u detyrua te ike ne theqafje. Drama e vertet familjare, ndodhite e ndryshme neper kancelarite e UDB-se, bastisjet, si literatura armiqesore, konsiderohej edhe revista /Mesuesi/ qe ishte ne vazhden e ndjekjeve qe kjo /karshi/ te tjerave, i duket si vezhgues i ngjarjeve dramatike qe kishin katandisur Kosoven dhe me gjere. Nje qasje e nje rendesie te vecante se edhe menyra e kooperimit te njerezve ne aspektin e profilit politike, moral dhe intelektual, qe ushtronte pushteti i atehershem ndaj atyre qe nuk u shkonin sipas laleve te tyre, posacerisht ndaj kundershtareve te diferencuar, ku ne kete vazhde lind edhe frazeologjia bastarde, /kush nuk eshte me ne, eshte kunder nesh/. Po, ashtu, ne liber eshte ravijezuar shtypja psikike ndaj arsimtarit, Mici dhe te tjereve, duke sjell  edhe shembuj largimin nga procesi arsimor, burgosja e tyre, si dhe format e tjera represive ndaj popullit ne permasat e arsimdashesve dhe kultures se tyre. Pra, eshte nje forme e rrefimit te tij, qe pershkon fundi e krye memorien e Micit, te ndertuar ne nje tregim gati autobiografik qe i ka sherbyer autorit si lende e mire per ta ndertuar strukturen e shkruar te librit. Pastaj, atmosfera e pergjithshme qe kishte pllakosur vendi, sidomos ato veprime perfide te drejtoheshin ndaj njerezve  ne psikiken e likuidimeve, burgosjeve dhe torturimet e ushtruar ndaj tyre. Autori, pretendon te le pershtypjen e nje rrefimi te pershkruar pa i dhene ngjyrime adekuate, por te pergjithesuara, pa ekzagjerime, por me nje thjeshtesi dhe modesti, qe e bejne librin te lexueshem dhe terheqes per shtresat e ndryshme te tyre. Liber pershquhet me nje gjuhe e nivelit te magjistrit te shkencave filologjike, te fakteve dhe ilustrimeve, por aty ketu i jane pervjedhur disa gabime te natyres teknike. Misin Misini u lind me 146, ne Terziaj te Karadakut te Gjilanit, u shkollua ne vendlindje, Zheger, kurse mbaroi normalen ne Gjilan dhe Fakultetin Filologjike ne Prishtine dhe, mbaroi me studimet posuniverzitare me temen /Epika jone popullore ne treven e Gjilanit/., ndersa deri tani ka botuar mbi 20 punime shkencore, pos ketyre dy titujve te botuar ka edhe /Monografia e Terziajve gjate shekujve/. (Zeri, Epoka e Re)

 

 

 

    Gjaku lirise- letrat amanet

T. Zymberit           /Dielli nuk vritet/

Libri i Tefik Zymberit /Dielli nuk vritet/, si nje permbledhje me poezi, proze dhe publicistike te zgjedhur dhe te permbledhur nga bashkeveprimtaret e tij, eshte ajo pjesa e shpirtit qe jeton edhe pas renies se tij ne altarin e lirise.

Ne 37 krijime te vecanta qe ne vete permbajne nje teresi te krijimtarise artistike te letrarit dhe profesorit te letersise, deshmorit te rene ne Zhegoc. Zymberi, ishte i heshtur, njeri i sakrifices dhe i veprimit. Shkrimet e autorit jane te angazhuara, permes te cilave ai sikur shfryhet, me daljen e kesaj vepre ne drite atij i eshte bere edhe nje ndere si deshmor i kombit.    Me shkrimet e autorit, vijne e shpalosen pastaj vlimet qe i kishte ne shpirt, filozofia e tij e qendreses dhe durimit dhe besimi per ardhmerine,  atribute keto, qe reflektohen edhe ne vepren e tij, qe ne shpirtin e tij i kishin mbjell te paret. Cdo kush qe do te bisedonte ose te rrinte nje kohe te shkurter me Tefik Zymberin,  nje nga bashkeveprimtaret e Tefikut, ne syte dhe fytyren e Zymberit, ne sjelljet, menyren e te folurit, afrine, qasjen ndaj  problemeve, do te thoshte se cili nga ne, se ky njeri ka dicka te vecante. Dhe, vertet i tille  ishte. Nuk dinte kurre te hidheronte shokun, mikun, anetaret e familjes, por gjithnje  u ndihmonte, i respektonte dhe kishte te theksuar ndjenjen e dhembshurise, kete me se miri e ka evokuar ne kujtimet per Tefik Zymberin. Ai, shfrynte mllefin dhe shtrengonte grushtet, kur shihte njerezit qe rropateshin tere jeten dhe mezi perballonin tiranine e jetes, per te semuret qe nuk kishin mundesi te sherohen, per femijet qe mbeteshin pa u shkolluar, jo per fajin e tyre. Tefiku, i perngjajne me Poetin e Mjerimit, i qahej zemra per shtresen e varfer, per ata qe kishin mbetur jashte kujdesit shoqeror, ka potencuar ne shkrimin  shoqerues te librit /Dielli nuk vritet/, shoku i cili ka mbledhur dhe pergatitur per botim poezine, prozen dhe publicistiken e botuar dhe ate qe kishte lene ne doreshkrim, deshmori Tefik Zymberi. Nga se, per te gjalle nuk mund ta botonte ne botimet e kohes qe po e jetonte nen masa te censures, ndersa shtypi ilegal dilte jashte dhe nen masa te forta ndeshkues , kujt mund ti gjendej ne dore, e mos te flasim nese hetohej autoresia. Ne kundershtim me keto rrethana, karakteri shume dimenzional i ketij personaliteti eshte reflektuar ne profilin e tij intelektual, ashtu sic ishte shpirti i mbushej me  urrejtje per shkaktaret e ketyre te keqijave, per pushtuesit serbe. Padrejtesite e kishin bere te kete nje seder te pa kompromis, ne luften e tij, deri ne vdekjen kundruall   shkaktareve te   gjitha ngjyrave te padrejtesive. Kete lufte e kishte bere, ne rend te pare, duke perfituar dituri e  shkolluar breza   te rinj, dhe si permbushje e tere lajtmotivit te tij jetesor, ishte renia  nen emblemen e UCK-se, nje borxh, i parandere, per token e lare me gjakun e tij. Me gjithe  angazhimet e  medha ne familje, shkolle, dhe si veprimtar i dalluar i ilegales, Tefiku merrej edhe me shkrime. Nga opusi i tij krijues, qe  ka shpetuar nga lufta, kane mbetur doreshkrime te pabotuara dhe shkrime te  publikuara,  te botuara kryesisht ne gazeten /Vatra/,  kryeredaktor i se ciles ishte, dhe  ne gazeten /Bashkimi/, po ashtu ishte anetar i redaksise.  Kaluan  vite dhe sikur po mbeteshin ne harrese shkrimet e shperndara te veprimtarit, tashme deshmor, e askush nuk kishte marre mundin,  qe se paku vjershat, tregimet dhe shkrimet publicistike, te  botuara ne dy gazetat e lartshenuara  dhe doreshkrime te tjera te lena,  t/i  tubonte  dhe rendiste ne nje vellim librar. Keshtu, me botimin e kesaj permbledhje te permbledhura nga bashkeveprimtari i tij, z. Tafili sadopak mund te lahej nje copez e  borxhit, per gjithcka beri ai si atdhetar, mesues humanist ne mesin e popullit, gjithnje sfidues i vorbullave, neper te cilat duhej trupuar, pa u fundosur ne to, pa perfituar per vete, por vetem duke dhene, madje edhe gjakun, per token dhe njerezit e tij. Vullneti per t/i bere bashke kete tufe krijimesh, nuk u nenshtrohej pengesave, qe mund t/i dilnin shlyerjes se ketij borxhi shpirteror, andaj asnjehere nuk kam mundur te heq dore, per t/i pasur ne nje vellim libri, shkrimet  e veprimtarit te panenshtruar, Tefik Zymberit, deshmorit te Kosoves nga  Zona Operative e Karadaket. Librit i paraprijne disa poezi, ndryshe, do te mund te thoshim, lloji i shkrimeve te shprehura ne vargje. Njera nga keto vjersha i kushtohet Ganimete Terbeshit, vashes se njome, te pjekur para kohe, qe me aktin e flijimit te saj, u shnderrua ne simbol  heroizmi dhe qendrese. Vasha, Ganimete Terbeshi, perpara pushkatimit fashist dha shembullin unikal, se si jepet jeta, por jo dinjiteti. Vjersha /Ne vend te ninulles/,  e merr temen nga motivet e femijeve zezake. Nderkaq,  /Talenti i vocerrakut/, trajton talentin e nje vocerraku shqiptar ne fushen e muzikes folklorike, dhe zgjon  dashurine e femijeve te tjere, qe ta degjojne muziken e trashegimise burimore. Ne kete vellim radhitet proza, lloji i skicave dhe tregimeve te shkurtra, qe  vijezojne aspekte te nje proze realiste, qe nepermjet  nje narracioni te rrjedhshem dhe te qarte, pa nderlikime te teknikave te  shprehurit,  trajton tema nga me te ndryshmet. Me te theksuara jane disa aspekte te qendreses se te burgosureve politike, frymezime nga bemat luftarake te deshmoreve, ngjyrime per shtresat sociale te popullit, pervoja e hidhur e kontrollit te rrepte ne shkollat shqipe nga pushteti okupues, i cili fuste ne pergjime te ndyra veglat e tij shqipfolese. Nenvizime te vecanta hasim ne keto tregime, plagen e gjakmarrjes dhe mergimin, si dukuri e hidhur e ekzistences sone. Motivi i mesuesise ne mjediset fshatarake, shkolla si pishtar drite dhe, vecmas emancipimi dhe heqja e paragjykimeve per  femren, thyerja e mentalitetit fanatik ne malesite tona, ne gjithe kete teresi e vecanti, me te gjitha specifikat e veta, cytnin penen  e tij   te mbushej me keto ngjyra jete dhe t/iu jepte trajte tregimtare. Objekt tjeter trajtimi tregimtar eshte edhe gjetja arkeologjike ne vendlindjen e tij, ne Malesine e Zhegocit, duke shprehur kulturen per reliktet e lashtesise dhe te autoktonise, te etnise se mohuar te  autorit. Kapitull ne vete,  ne kete liber, paraqitet publicistika, e botuar kryesisht ne gazeten /Vatra/ dhe /Bashkimi/.     Keto shkrime  mund te themi se disa sosh jane artikuj analitike, qe trajtojne kryesisht tema me permbajtje atdhetare: shkrime per historine e popullit shqiptar, lufterat heroike dhe clirimtare gjate shekujve, per deshmoret, per padrejtesite qe u beheshin shqiptareve nga pushtuesit serbe,  etj.

Ne nje vellim te pergatitur nga bashkeveprimtaret e tij, jane siguruar gati te gjitha doreshkrimet letrare dhe publicistike te Tefikut, por ka mundesi qe te mos te jene te gjitha, ngase  ndonje doreshkrim mund te kete humbur luftes. Per deshmoret sa here qe te flitet, mbetet dicka e pa thene, sikur edhe per veprimtarine e deshmorit krijues Tefik Zymberit, profesorit te Gjuhes dhe Letersise  Shqipe. Te gjitha shkrimet iu jane permbledhur ne kete vellim letrar, te cili  krijime i jane quajtur si nje pasqyre e Tefik Zymberit te vendosura ne kendin e trurit te tij, dhe jane plasuar ne copa letre me ngjyren e nje stili te pedagogut, prej nga shihet realiteti i hidhur, te cilat autorin e gerryenin per brenda, mendjen dhe shpirtin e paster te intelektualit dhe atdhetarit. Autori i perpunimit te vellimit /Delli nuk vritet/, ka arritur me sukses te permbush nje obligim ndaj emrit dhe figures se tij liridashese ne kohen per te cilen ra ne fushen e nderit me 15 prill /99. (Rrjedhapress, 2003)

P j e s a  e   dyte   II

(Prezantime arte)

   Publicistike historike

Fati i /Trepces/ fati i Kosoves

D.Dauti:/Lufta per Trepcen/Prishtine

Libri i publicistit dhe studiuesit, Daut Dautit, /Lufta per /Trepcen/ ( sipas dokumenteve britanike), ka vene ne spikame nje ceshtje mjaft te rendesishme kombetare dhe globale, e cila ka qene dhe ende eshte ne qender te vemendjes per qytetaret e Kosoves, si edhe per te tjeret. Dauti, duke e mbareshtuar kete ceshtje , vetem ne aspektin pronesor, social, por jo edhe ate emocional, sic pretendohej te paraqitej me pare nga shume qarqe te ndryshme, si ne aspektin  e nivelit nacional dhe ate nderkombetar.Per kunder kesaj, autori sjell fakte dhe deshmi per nje tendence te vazhdueshme te shfrytezimit ekonomik-koloniale, duke iu shtuar ketij edhe fakti ne qasjen pronesore juridike, si dhe aspektin e gllaberimit politik koloniale, permes dokumenteve Britanike diplomatike, ne baze te fakteve te vjela nga Publik Rekord Offic-it dhe arkivit te Foreign Offic-it ( MPJ te BM).Qellimi i ketij studimi ne kete liber, sic ka pasur per orientim vete autori, thote ne parathenie te librit se, ka qene ndricimi per here te pare i kesaj periudhe aq te perfolur dhe qe ka te beje me shfrytezimin e minieres se /Trepces/ para, gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore, sidomos gjate periudhes se investimeve britanike ne kete miniere, prej vitit 1927 e deri ne fund te kesaj lufte, si dhe kontestet gjyqesore, deri ne cregjistrimin e saj ne vitin 1960. Studimi i cili paraqitet dhjete kapituj, ka per baze nje material te bollshem  dhe te shfrytezuar maksimalisht nga autori. Pervec kesaj , autori i kushton nje vemendje te vecante edhe historikut, situates, si dhe rrethanave ekzistuese ne te cilat u shfrytezua, duke filluar nga kohet e lashta e deri ne ditet e sotme. Njohurit dhe te dhenat, ashtu sikur qe thuhet qe ne titull, autori i ka mbeshtetur mbi dokumentet britanike./Kosova notonte mbi xehe, kete e dinin edhe britanikeve (permes Beogradit)/, thote autori, por te shtuar pastaj  se: /Britaniket e shfrytezuan /Trepcen/ ne bashkepunim me disa aksionar te tjere, ne mesin e te cileve kishte edhe qytetare nga Kosova, si dhe vete, Nikolla Pashiqi. Ne kete shtjellim shkencor, publicistike –historik eshte perfshire edhe periudha me delikate e pushtimit nga nazistet gjermane, te cilet e shtrine pushtimin  e tyre deri aty ku shtrihej pasuria nentokesore e /Trepces/.Keshtu, gjermanet me 6 prill 1941 pushtuan Beogradin, kurse sipas te cilave, dy dite me vone nga /Trepca/  terhiqen britaniket, para nje pushtimi te ri, duke i terhequr apo ngrire edhe investimet e tyre. Britaniket, perpos humbjes se aksioneve, kishin edhe hallin edhe te nje fakti tjeter, se: /Trepca/, dhe investimet e tyre, po shfrytezoheshin nga armiku i tyre. Periudhe gjithashtu interesante paraqitet edhe koha e nderrimit te regjimit ne ish Jugosllavi, atehere kur ndodhi ardhja e komunisteve ne pushtet pas do zgjidhjeve sa per sy e faqe, ku do te paraqitej edhe ish Mbreteria. Kjo, do te pasonte pas Luftes se Dyte Boterore, kur do te behej nacionalizimi i prones private, pra me konkretisht me 1948, kohe kjo kur palet e konfrontuara rropaten  serish te jene vendimmarres edhe per fatin e metutjeshem te minieres se arte. Sipas autorit, atehere sikur edhe rifillojne te riperterihen kontaktet diplomatike ne nivele te larta jugosllave-britanike, per ta percaktuar poziten dhe statusin e saj, te cilen e ndiqte edhe ate fati i Kosoves. Si rrjedhoje, sipas autorit, pasojne lojerat  taktike dhe problemet me nacionalizimin e prones ne pronesi shoqerore. Kontesti  jugosllave dhe britanik kalon nga investimet private ne ato diplomatike, pa perjashtuar edhe me tutje kontestin ne mes aksionareve te saj, sic ishte futja e vete ish njeriut numer nje, Nikolla Pashiqit, por edhe te disa aksionareve shqiptar nga Kosova. Pra, libri i Dautit eshte vleresuar nga njohesit e saj, se eshte nje veper kapitale, e cila flet per te kaluaren, te tashmen, dhe qe ne nje fare menyre jep indikacione edhe per te ardhmen e ketij gjiganti ekonomik dhe te kesaj pasuri te nentokes se Kosoves. Sepse sic, shprehet edhe vete autori, /paraqet bazen e nje pavaresi (sovraniteti) ekonomik te vendit (Kosoves)/. Librit i bashkohen edhe referencat, materialet percjellese te hulumtuara dhe, 37 dokumente origjinale, me te rendesishme, nxjerr nga arkivat britanike, e te cilat ne fakt hedhin drite se bashku me punen voluminoze te autorit dhe profesionalizmit te tij, per here te pare mbi kete gjigant kosovar. Sipas se ciles edhe munde te matet vlera e nje vendi, problem i se ciles ishte dhe shtrohet per zgjidhje, krahas statutit te Kosoves. Qasja e perpunimi i te dhenave profesionale,  materialeve nga autori, si ekspert i ceshtjeve juridike, eshte marre si teresi e atribuuar dhe trajtuar ne formen    publicistike, dokumentare dhe historike. Fakt ky, qe e bene trajtesen shkencore me te drejtperdrejt, si dhe menyren e mbareshtimit  dhe kendveshtrimit profesional dhe shkencor te ngjarjeve, si ne kontestin historik, politik, diplomatik dhe kohor.

Me kete, qasje i jepet /Trepces/ permasat reale te nje kompanie globale qe do te mbetet edhe me tutje, prej vitit 1927, kur merret ne shfrytezim nga britaniket, duke vazhduar me  kjo me cregjistrimin e kesaj kompanie ne vitin 1960. Sipas dokumenteve te publikuar, me kete rast arrihet marreveshja jugosllave-britanike per kompensim, vit kur permbyllet kontesti gjyqesor maratonik, me pagesen e fundit. Me kete perfundon edhe libri dhe trajtesa per minieren e arte te Kosoves. Daut Dauti, me profesion jurist, i lindur ne Kokaj te Gjilanit, me 1960, ka pasqyruar nje pjese te mire te kohes, ne librin e tij /Lufta per Trepcen/ (sipas dokumenteve britanike). Autori, ka dhene nje projeksion te rendesishem per fatin e kesaj xeherore ne nje periudhe me te rende, fat ky i nderlidhur ngushte me fatin e Kosoves, jo vetem ne kohen per te cilen eshte trajtuar, por qe nga kohet me te hershme dhe per te ardhmen si nje projekt i permasave nacionale dhe globale te zhvillimit. Dhashe zoti, e do zgjidhet se shpejti!Koha ditore

Veper e nje autore te re

/Si dy fluturat/ Gresa Murati

            Ne kendin  e dashur te botimeve per femije te SHB /Rrjedha/, sapo ka dale libri me krijime letrare /Si dy fluturat/ te autores Gresa Murati, i cili ngerthen brenda kopertinave vargje te ndara ne dy pjese /Ylli i drites sone/ dhe /Ombrella e kuqe/, ne te cilat perfshihen 27 poezi nen redaktuaren e Avdush Canaj dhe recensent, Petrit Bedja. Tematika qe ka varguar ne perkushtim te atdheut, lirise, vendit, shkolles, shtepise, mesueses, prindit, deshmoret dhe martiret e rene te kesaj lufte, te cilet u rane ne lufterat clirimtare. Poezite me vlera letrare, krahasimtare perfshijne nje lende te kesaj pjese te Arberise. Libri /Si dy fluturat/ hapet me ciklin /Ylli i drites sone/, ndersa permbyllet me nje biografi te shkurter te autores qe ka lene gjurme te pa perseritshme ne rriten e saj. /Si dy fluturat/ e Gresa Muratit, pa dyshim, konsiderohet se eshte nje nga veprat e rendesishme qe u krijuan dhe u botuan ketyre viteve te fundit te pasluftes tek ne, te grupmoshave te saj.Autorja berjes se librit i qaset me nje seriozitet krijues, si permes ngjarjeve, figurave, bemave dhe perjetimeve te njerezve, jane keto figura, te cilat  ndriten per lirine e vendit. Apostrofuam  24 vargjet e poezise /Fatet/, me nje rime  dhe ritmik metrike qe rralle mund te hasesh te krijuesit e kesaj moshe. Si shembuj per krenarie te atdhedashurise dhe humanizmit dhe,  meritat e autores dhe per vlerat e ketij libri kane folur edhe shume lexues. SHB/Rrjedha/, Gjilan, 2005

Vargu  im eshte vetem enderr

 

Vargjet poetike / eshte vetem nje enderr/, te redaktuar nga Jonuz Fetahaj, jane te llojllojshme, te bukura idila, plot shprehje lirike e me nje gjuhe te paster, te pasur e te qarte.

Per kete arsye ato, jane interesante, atraktive e te lexueshme per moshen e saj.

Ate e preokupon berja e nje vepre te realizuar, e cila do shume mund, talent, dije e perpjekje, pa u  frikesuar se nuk do t/ia arrije qellimit, shkon e shkujdesur se do ti realizohet endrra qe edhe ajo nje dite te behet me librin e saj te dyte. Poezia e saj, si nje krijim me elemente lirike, i perkushtohet dashurise, me imagjinaten e fantazine e saj. Nje poezi e qe kendohet e lexohet nga nje shtrese e gjere e lexuesve, ngjall shpirt dhe jep mbresa e fryme cdo lexuesi. Vargjet e shkruara dhe shprehja e saj e bukur poetike, jane origjinale dhe moderne. Krijimi i vargjeve dhe i poezive nuk i nenshtrohet asnje modeli. endrra per dashurine e saj, per ardhmerine e saj, per princin e kalter te saj, eshte e pranishme gati ne gjithe poezite e autores.     Ajo, si cdo krijuese e re tjeter, edhe znj. Pajaziti eshte shume e preokupuar permes vargut, dhe nuk deshiron te zhgenjehet. Ne poezite e veta tregon dhe pershkruan personalitetin dhe shpirtin e vet magjik. Pershkruan venitjen dhe mallin e saj gjithnje duke  pritur ne shi. Vargjet e Lulzanes  Pajazitit, do te arrijne sa me pare te lexuesi, te cilat lexohen nga te gjitha moshat. (Rrjedhapress, 2005, Gjilan)

Monografia sa per te deshiruara

Monografia /Biblioteka nje kend i dashur 1999-2005/, Shefki Osmani,/05

Ne kuader te bibliotekes eshte hapur edhe edicioni botues ne te cilin derdhen mjetet publike, ku u botua  Monografia /Biblioteka, nje kend i dashur-1999-2005/, i autorit Shefki Osmani. Artikujt e intervistat e botuara per Odise Grillon, qe perfitues jane tregtaret dhe shperdoruesit e krijimtarise, e  te bibliotekes /Fan S. Noli/ u be promovimi i Librit te Shefki Osmanit. Liber ky ne forme te monografise per biblioteken /Fan S. Noli/, nje liber me artikuj te nxjerre prej gazetave, shiritave celuloid e mediave elektronike,  e jo e dale nga nje pende qe ka vlera kulturore e artistike. Per biblioteka duhet te shkruhen libra me perkushtim te rralle e ngritje te larte arsimore-shkencore, sepse biblioteka eshte institucioni me i rendesishem kulturor kombetar. Pervjetori i bibliotekes, me 18 qershor, ku merrnin pjese nje numer i konsiderueshem i njerezve te /penes/, ishte dizajnuar ne ate forme qe te behet promovimi i librit te Shefki Osmanit dhe te familjes se tij. Nen mbulesen e pervjetorit te bibliotekes ishte programuar ngritja e udheheqesit te bibliotekes. Ne promovim disa veta, sado qe u munduan te permendin pervjetorin e bibliotekes, shihej se ato fjalime ishin kryekeput per ta lavderuar Shefki Osmanin dhe librin e tij, edhe pse nuk kishin per cka te thone per te, dhe nuk thane asgje per librin konkretisht, per permbajtjen, idene, qellimin, porosine e librit etj. Autori i librit  me nje shkollim te larte dhe te avancuar ne kurse, trajnime, dhe shkollim jo te rregullt dhe ne rrethe e situata te ndryshme. Libri qe flet per biblioteken me shkrime dhe gjuhe e shprehje te autoreve tjere, por qe i mungojne indekset e burimeve te autoreve dhe literatura, shtypi, sikur edhe mos definomi i saj, se kush e shkruan per biblioteken dhe nga kush jane marre ato shkrime, duke eliminuar autoresine e tyre. Ne asnje nga  shkrimet e permbledhura aty nuk figuron asnje emer i autoreve te tyre e as ne  bibliografine e literaturen e botimit. Ja, nje shembull: nje shkrim i botuar per 66 vjetrin e kesaj biblioteke, ne vend se te shkruhet se eshte botuar ne /Kosova-pres/ del se eshte  shkruar ne /Kosova Sot/, gje qe nuk eshte e vertete. Per kete autori i shkrimit mund te padise ne gjyq dhe te kerko shpjegime per vjedhje te shkrimit, dhe cenim te autoritetit te autorit te shkrimit. Me ne fund, pervjetori i Bibliotekes nderkomunale ne Gjilan ne /67-vjetorin/, qe me shume aludonte ne shenimin  e asaj periudhe te errte, qe shqiptaret dhe turqit ne kete rajon nuk e kishin, as te drejten te flasin e shkruajne gjuhen e tyre, e lere me te kene librat e tyre apo biblioteke. Ky pervjetor pati edhe anen tjeter negative, te reflektuar ne Monografi, duke kaluar nen hijen e nje promovimi te nje libri me shume mangesi  dhe pavlere, i cili botim pos nje kronike te gjymtuar, e te perpunuar nga skica dhe copa te shkeputura nuk pati jehon tjeter.

(Epoka e Re, 2005, Prishtine)

 

 

Veper me rendesi dokumentare

(/Gjaku i pragjeve/ T. Selimi)

Librit /Gjaku i pragjeve/ i autorit Tefik Selim, i cili flet per deshmoret dhe martiret e rene te kesaj pjese te Malesise se Karadakut, te cilet u vrane mizorisht ne luften e fundit te Kosoves. Libri me vlera dokumentare perfshin nje lende te konsiderueshme nga historia me e re e kesaj pjese te Kosoves Lindore. Libri /Gjaku i pragjeve/ hapet me nje biografi te djalit me te mire te rene ne fushebetejen e Koshares, Agim Ramadanit, per te vazhduar me dhjetera te tjere, qe nga femijet, e gjere te pleqte dhe plakat, si motra e Idriz Seferit mbi 90 vjecare. Jane keto 32 figura te martirizuar te kesaj pjese, te cilat u flijuan duke mbrojtur pragjet e shtepive tona stergjyshore. Libri i trajton me seriozitet krijues ngjarjet, figurat, bemat dhe perjetimet e njerezve tane gjate kesaj perudhe te luftes se fundit. Jane keto figura, te cilat rane heroikisht ne betejat e fundit kunder pushtuesit, si: Agim Ramadani, Shaban e Sami Ukshini,.. si dhe te tjeret te martirizuar, s: femije, te moshuar, gra, burra. Te dhenat e vepres / Gjaku u pragjeve/ jane deshmi e gjalle, autentike, te dhimbshme por edhe krenare per njerezit e kesaj toke, te dhena keto te cilat do te qendrojne gjithe here si shembuj perkrenare te atdhedashurise dhe humanizmit dhe si nje antiteze e fuqishme njerezore perball botes se eger te pushtuesit .  Ajo eshte nje perpjekje e pare serioze per te paraqitur permes vepres historine e vertet te njerezve tane ne momente me te veshtira. SHB/ Iliriku/ ne Prishtine. 

~Arti si  frymezimi artistik ~

  Ramadan Arifi, krijuesi  ne margjina

Cdo gje qe njeriu e sheh me sy, mund te jete motiv per te kryer nje pune, por jo edhe gjithcka te konsiderohet qe te jete estetike, por, per ta realizuar ate ne nje veper artistike, si bene Ramadan Arifi, njeri i duhet  edhe frymezimi. Motivin, si pjese me e thjeshte e fillimit te berjes se subjektit te nje vepre arti, qe artistit i sherben si organizuese e saj, ku nje nisem qe pershkon ndjenjat, emocionet, duke filluar mbi bazat e krijimit, menyren dhe format e krijimit. Por, sot per sot njeriu nuk i ka idene per mjetet e ndertimit te atij subjekti artistik. Mjetet keto te cilat i perdor ne Atile apo ne /kolonine/ e vet, nese mund te kete ai. Jane keto disa meditime artistike, te cilat i ka krijuesi i artit pamor, e ne kete rast piktori akademik, i cili jeton i rrethuar ne gjembat e ndarjes dhe te integrimit te etnise, gjithandej /Homazh per deshmoret. Por, me gjithe ato meditime te nderlidhura fort per  krijuesin e etnise se pushtuar nga ndjenja e sakrifices, vetemohimit dhe ajo qe eshte me sublime, jeta per jete-art, sic eshte /Plaga e vatres sime/. Shume krijues e kane frymezimin si nje gjendje e arritur e vetedijesimit te tyre per te shijuar vleren kulmore, qe kane kultin si subjekt te tyre. Me ate rast, vrulli krijues i artistit nen ndikimin e ndjenjave te fuqishme, pra ne nje gjendje shpirterore qe mund te reflektohet edhe ne pamjen e krijuesit, sjelljen dhe anen artistike, si dhe ne vete procesin e krijimit te nderlidhur posacerisht me ciklin e shqiponjave, peizazhet e nje natyre, bukolike dhe idili qe reflekton autoresine e krijuesit te mirefillte, sic eshte vepra e z. Arifi nga Blinaja. Arti i tij, ka plasuar mesazhin, tematiken, duke i qendruar ne levizje para fytyrimi i njeriut te sublim ne drite te lirise, qe per shume vepra i behet lajtmotiv, vetem ai kur ndjen ate perbrenda vetes se tij, dhe te hedhur ne pelhure permes ngjyrimeve artistike, si p.sh. te cikli i peizazheve qe perfshijne nje pjese te krijimtarise se tij artistike. Arifi ka radhitur artin e tij prane dhe karshi te gjithe atyre qe jeten e kane nje ngjeshmeria me natyren , duke i varur, ne kornize te nje varg ekspozitash, si individuale dhe kolektive. Prandaj, nje ekspozite e tij personale do ta permbyllte ecjen ne procesin e vazhdimesise Gjilan-Prishtine-Prizren-Shkup-Shkoder dhe Tirane. Arti i tij,  ende i pa kornize ne kornizat e nje vepre si art pamor per te qene i gatshem per nje ekspozite te tille por, nuk ia ka idene, Ramadani, si ta beje ne jete artistike spiral. Arifi, mendon te kete parasysh, te beje nje nga nje, perpos nje katalogu qe i kishte premtuar nje donator dhe fondit te veprave, nuk ka shtigje te tjera qe i sheh se mund te realizoje synimin e tij. Arti i tij qendron fuqishem ne nje ekspozite te tille edhe per motivet, edhe per ndjeshmerine dhe estetiken dhe nderimin ndaj sublimes, dhe ndaj vizitoreve. Ekspozita e z. Arifi, do te fliste me gjuhen e artit ne gjithe boten qe nuk do te kishte nevoje per perkthyes, ndonese ende nuk e ka idene si do te komunikonte me anen tjeter te qytetit te gurte qe te flasin me rrasat e gurit ne Karadaket. (Epoka e Re, 2005)

Per (nen) cmimet e manifestimit  letrar

Flaka e Janarit ~ Gjilan

Manifestimi i karakterit nacional, /Flaka e Janarit 2006/ ne Gjilan, si zakonisht jane shpallur, fituesit e konkursit letrar/ ne poezi, tregim, qe ishte i shpallur konkursi ne muajin e kaluar nga Bordi organizativ i /Flakes.../, ne te moren pjese shume krijues me poezi dhe tregime te shkurtra, te gjitha keto punime kane permbajtur vlera te nje niveli letrar. Juria,  thone se e kane pasur rendin te votoje, si dhe te perzgjedhin  sipas  /kandarit/ te tyre, nga tre fitues per cdo zhaner, disa nga te cilat, duke mos u pajtuar ndermjet veti, per ate qe duhej te ndahej me /porosi/ shperblimit, i ndanin pergjysme ne shenje kompromisi. Pra, juria e prire nga nje gazetar, shefa ne zyre, qe po i kullosin, duke velur ajken e /alamet/  fryteve te janarit,  si zyrtar ne drejtorine per KRS te Gjilanit. Tashti i  bashkengjitet edhe nje poet si dy pipa~ dhe violina te para te nje orkestre te orkestruar nga klani, te cileve, kush te vije ne pushtet, iu fryne ne keto gjysme shekulli te kaluar dhe ne fillim te ketij mileniumi te ri, pas tyre si i fundit qe nuk nderrojne  vjen me rend alamet mesuesi me cicerimen e trumcakeve ne kor i  kendojne, edhe sivjet /klasa/ e tyre, te cilet kane punuar sipas shifrave te lexuara ne /xhep/ per poezine me te mire eshte deklaruar ajo me titullin ne stilin /miku per mikun/ . Tre cmimin e para per tregimin me te mira, i kane marre ne zhanrin e tregimit te shkurter, ku ne mes tyre i ra shorti edhe kesaj here per cmimit e para, ti marrin shperblimet edhe kesaj here i ndan si shperblimin pergjysme me autoret e krijimeve qe me shume ishte /provokim/ se sa cmim. Te dy keta pleqte te hershem te pushtetit dhe te partise, /pioniere/ te vonuar te demokracise dhe te cilet pas mortit qe bie janar per janar me /kulti/ kulture, kulti-art, edhe ate nen aureolen kombetare, i vjelen  /frytet/ e janarit /06. Po, ashtu sikur ky variant ndane edhe per poezite e tregimet perzgjedhura per botim, kurse te gjitha punimet, pas nje riperzgjidhje do te botohen ne revisten letrare /Agmia/. Edhe vete ata qe sipas atyre jane perzgjodhen, pra, synimi i  konkursi eshte arrire , dhe shenoi edicionin e 16-te,si dhe tregoi  se te ne nuk ekziston nje atmosfere e vdekur letrare, por,  ka njerez qe krijojne e qe jane te lidhur me artin letrar dhe zhvillimet e saj me te fundit, por kujt ia sjell ?! Konkursi i ketij lloji sherben per te krijuar nje klime te mire artistike letrare, te nxjerrin vlera dhe ndikojne ne permiresimin e tregut letrar qe kane vershuar pa kurrfare kritere, ketu dhe me gjere ne Kosove.                 Cmimet e para per tregim ishin te pritura(?)...

 Sepse vetem ishte i pathyer nga klishete artificiale te thurura neper klasat e improvizuara letrare qe kane zene ti ngufasin mentalitetin provincial te njerezve qe nuk mund te qojne ne /kandarin/ e tyre me shume, per pos per t/u vete promovuar ne stilin, ti mua vjen , une ty sivjet. Edhe njeri prej tyre qe i ka mbledhur ca shperblime, i thoshte kolegut te vete se, e kam mesuar lajmin vetem pak me pare, nuk kane ku shkojne shperblimet Gjilan- Prishtine me /akraballekun/ i ndajme. Fituesit kane marre edhe nga dy-tre, madje edhe kater cmime, i cili eshte financuar nga Drejtoria per KRS, qe se bashku arrijne mbi 650 €. Fituesit do te perfshihen ne nje antologji letrare, qe vazhdon te thirret me karakterin e vete ketij manifestimi /Agmia/ e /Flakes.../ qe do te jete edhe deshmi e kesaj begatie qe kllapat e /xhokereve/, te cilat jane djegur ne /shterpesine/ krijuese dhe letrare, i u kthehen provinces per t/u vete promovuar, ani prej kujt vleresohen ato se(?!) nga qe ishte pare se  nje juri vleresuese ne asnje menyre nuk deshmonte se, as qe i ka lexuar krijimet konkurruese. Cmimet edhe  sivjet i korren si te velura prape, kush tjeter pos me punimet e tyre ne poezi e proze te shkurter, te prezantuar prej alamet autoreve, te cilet jane perzgjedhur permes nje konkursi te hapur, dhe jane lexuar, edhe disa te tjere qe jane kenduar jashte dhe brenda konkurrences lokale qe shume kush e ka cilesuar si loja me /xhokere/, letra keto te djegura ne duart e atyre qe e mbajne veten me pike te zorit ne horizontin letrar. Flaka qe na ka mbajtur gjalle me vlera te artit dhe frymen liridashese eshte fyer ajo qe eshte krijuar dhe ata qe krijuan, sepse ajo eshte politizuar, privatizuar e degraduar ne cdo aspekt. Ne jurite vleresuese, per gjysme dekade ishte(6 here H. Bunjaku, kater here H. Vokshi e A. Canaj, kurse juria e vete zgjedhur qe vete shperblehet per cdo vit, por edhe kete vit, ne perberjen e se ciles vjen si zakonisht pas zyrtarit qe e cele qesen, vjen zoteria tjeter sipas radhes per te mbuluar /marifetet/ e te pareve, i shoqeruar si gjithnje nga nje tjere qe mes veti kurre nuk ia prishin njeri tjetrit; /As sherr i kaurit, as hairi i turkut/, ju thone, ata qe e ndane kafshaten bashke. Ata pa hezitim vendet e para prape ia ndane miqve per poezine dhe prozen e shkurte, ndersa ato qe u cmuaren per botime, paten mundesi te zgjidhen me kandarin e kriterit te tyre, jo per tjeter, por sa per mbulese. Ne asnje konkurs, si ky i llojit te Flakes nuk ndodh qe mos te kete kompromise per te arritur nje koncenzues per shperblim, por ne as nje konkurs letrar apo artistik, juria me ndarjen e shperblimit, krijuesit, nuk ja merr prirjen dhe kompetencen artistike, po ashtu edhe nuk ia jep, pra, shperblimi nuk eshte garante per suksese. Ceshtje e vleresimit te artit, e artistikes, pra eshte ceshtje mjaft delikate dhe normalisht ndarja e shperblimeve krijon gezime dhe deshperime, e besa kjo ka shkaktua edhe luftera shume vjecare, si per shembull Luften e Trojes ( po mos t/i ndante Parodi mollen Helenes, nuk do te shkaktohej lufta e Trojes, nga se Aferdita do ndahej e kenaqur dhe nuk do te shperthente lufta e Trojes). Andaj, duhet qe gjithe anetaret i jurise te ndajne mendimin dhe kame vleresuar, sipas kompetences dhe etikes artistike, kur dihet se per (nen)cmimet sjellin gezime dhe hidherime, po ky ishte i llojit te vete.  Mirepo, ne manifestimin,  jane zgjedhur dhe jane vete shperblyer, duke u vleresuar sipas klanit, grupimit politike, qe pese jane thyer te gjitha rekordet, neper te gjitha jurite, arte pamore, skenike, letrare dhe muzikore duhej te mbuloheshin disi! (Epoka e Re,/06)

Permbajtja :

 

Nijazi Ramadani:

Katalogu ne publikim (CIP)

-Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves 908 (496.51)

Venerime artistike- RAMADANI, Nijazi

- Kritike, recensione, publicistike.

- Gjilan: Rrjedha, 2006 ( Gjilan: /Lino design/.

- 64 fq. : ilustro,; 18X10cm - Literatura 63, Biografia fq. 62 -ISBN 9951 453 -00/

 

 

Nijazi Ramadani:Opusi i tij krijues deri tash eshte pasuruar me keto vepra: /Dhe shkronje arbri/ -( permbledhje me poezi)­, /Jeta e Re/  Prishtine, 1995, libri me trajtese historike-dokumentare dhe politike: Kosova dhe vetevendosja/, Rrjedha, Gjilan, 1998, /Nje qasje ne teater/, Rrjedha, 2004, Gjilan.”Vrojtime artistike”,2006 Rrjedha, Gjilan. Eshte marre per botim romani /Imazh i ngrire/, ne konkursin mbarkombetar Nga SH.B BUZUKU, maj 2006,/Qasje tjeter per skenen/, 2006. Punon si gazetar - koordinator i artisteve dhe gazetareve KG /Rrjedha/- Gjilan, Ai udheheq  edicionin /Rrjedha/.Anetar i Shoqates se shkrimtareve te Kosoves.  Jeton, punon arsimtar  dhe krijon ne Gjilan..

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RRJEDHA

 

 

 

NIJAZI  RAMADANI

 

 

Qasje tjeter per skene

 

 

RRJEDHA

Gjilan,   2006

 

Botues

Rrjedha

Biblioteka

 Sokrati

 

Redaktor:

Nuhi Ismajli

 

Recenzent:

Jeton Neziraj

 

 

Ballina:Skena e Butrintit

Design@rrjedha

 

 

 

 

Tempulli Talia-

Qasje tjeter per skene

 

 

 

 

 

 

 

Komedia /Gomari diverzant/    Teatri Kombetar i Gjilanit dha permieren e dyte per Sezonin 2006, Komedine / Gomari diverzant/, Jeton Neziraj, autori i disa dramave dhe dhjetra skenare te  realizuar dhe inskenuara brenda dhe jashte Kosoves, si edhe te perkthyera ne te kater gjuhe tjera, i cili skenes gjilanase ia ka sjell pos kesaj edhe nje tjeter tekst te realizuar para kater viteve /Bunarit afer shtepise/. Tema e shfaqjes ngerthen ne vete nje te kaluar te afert. Komedia permes skenave pasqyron ne menyre metaforike realitetin e kohes se nje shoqerie totalitare, moniste dhe te nje lloji tjeter hibridizimi i llojit te vete bolshevik ne kufirin RPSSH dhe RSFJ-se, te viteve te /70-ta qe thuret dhe c/thuret ne format mjeshterore intriguesve te agjenturave pro dhe kontra te personifikuar permes logjikes se mentalitetit provincial te nje zone kufitare te instrumentalizuar me ideale te nje shoqerie,   perbejne kuder te mjaftueshem per nje ndodhi te pazakonte, kur edhe kalimi i gomarit ne anen tjeter, konsiderohet /veprimtari diverzante/ dhe i motivuar nga /propaganda armiqesore/, realitet ky tragjikomik qe shkon deri nga naiviteti i zberthyer permes nje  /idealisti/, /te marri/, deri ne nje apsurditet.Ndonese duke I shpalosur ne menyre ironike zhvillime keto qe pert kohen e sotme dalingati te pabesueshme, por gjithesesi mjafte domethenese.Mbi kete baze, edhe regjisori Jeton Ahmetaj ka ndertuar komedine / Gomari diverzant/ per te pasqyruar ate realitet permes simboleve te ndryshme, flamujeve fotografive te idhujve ideologjik dhe politike te nje sistemi te ngritur mbi kultin e individit, per ti reflektuar permes personazheve dhe, per ta zhvilluar ngjarjen e rastit prej situates ne situate,  duke perfshire ne konfliktin dramaturgjik personazzhet tipike te rrethanes, sie eshte mesuesi /idealist/, bariu i marr dhe fshatari injorant  i po kesaj /provinence/.  Mesuesi dhe bariu futen ne trataiva kembimi per ta kthyer gomarin ne anen tjeter nga pasojne te gjitha te keqijat e tjera. Dhe, kjo bie ne nje mase te atill sa per te renduar e per ta ligeshtuar ate bosht monstruoz, duke i renduar ata ne shpirt  idealet e mesuesit per /Lisat/, dashurine e bariut qe kishte lidhur te Lilushja ne tjter ane, permes fshatarit si hallka e sistemit qe zgjeron intrigen ne formen e spirales. Pra, mesuesi dhe bariu futen ne te njejtin these per ta kthyer gomarin diverzant. Duke u mbeshtetur ne tekstin dramaturgjik, te Nezirajt regjjisori i shfaqjes ka nxjerr ne plan te pare  idene themelore se, njeriu i rebruar i sistemit qe here-here ka dale edhe jashte kornizave te tij, sikur edhe populli I shperfillur, e, sa i shtypur edhe i roberuar dhe i pervuajtur nga demiurget ideologjike, qendrojne ne epiqender te pesimeve, qe vijne njera pas tjtres dhe nuk kane te ndalur. Per ta perforcuar elementin paradoksal te nje rrethane te ketille, do te jete gomari i kthyer ne hero,  sipas tekstit te mbeshtetur te dramaturgut, edhe regjisori ka nxjerrur popullin e shperfillur dhe pervuajtjet nga perbindeshit, qe njeriu nenemohet si i pameshirshem per ta terhequr vijen metaforike, duke e quajtur gomarin si Zeus, ku ketu ai bene veprimin  heroic te shpetimtarit, duke e kthyer bariun, i cili po sakrifont vetveten per te shpetuar Lilushja e perdhunuaren me dhune ne anen tjeter. Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, permes parodimit te ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme shoqerore, socrealiste e moniste ne postbloqet kufitare. Gjetjet e aty peratyshme dhe qasja univerzale ishin nje nga format, te cilat jane thurrur sipas tekstit te komedise se Nezirajt, por ato jane ndertuar sipas  prizmit ironizues tejet therres, por mjaft terheqes qe, ne skenen ne prespektiven e skenes teatrore, evokonin ne menyre specifike nje kohe dhe realitet mjafte prekse per dike provokues, per dike nostolgjik. Komedia  synonte per te /hapur letrat/ dhe i sqaronte dilemat e percaktuara ne shfaqje, si ceshtje keto, qe  ende krijojne mjegulli, jo vetem ne kundrimin e nje kohe te shkuar, por edhe ne vleresimin e gjykimin e saj sipas prespektives se zhvillimeve te me vonshme, gjithnje duke lene hapesire per nentekstane parashtruar per t/u nenkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varesisht nga kendveshtrimi i tyre dhe nga shija e akecilit. Valimi i flamujve dhe parakalimet i ushtareve te njeres ane dhe te tjetres ane te kufirit qe ndanin kufijte e nje etnie, duke i parodizuar deri ne skajshmeri, qe ishte karakterizuar si nje prolog i shfaqjes per te hyre pastaj ne brendesi te saj.  Kjo, mbase per nje mase ka arsyetuar qasjen dhe gjetjet regjisoriale, ka perforcuar idene themelore dhe ka krijuar atmosferen dhe, ambientin e pershtatshem per kontestin adekuat te zhvillimit te rrefimit skenik. Mbase ishte ajo qe i ka sherbyer per nje mase, qe me shume i  shkonte per shtati skenes teatrote dhe, me shume flasin per ate me aq ndjenje, emocion, njohje dhe veprim si dhe, duke  hedh drite  permes personazheve te mevarur nga nje hark zingjiror autoritar. Skena teatrore, si kjo e teatrit te Gjilanit me kete shfaqje, shenoi edhe nje sukses dhe ofroi edhe nje tjeter deshmi se, ky teater tashme eshte kembngules ne rrugen e veshtire te identitetit dhe me kete po deshmohet se, gjithnje po te mbetet ne kerkim te vlerave te reja, te formave me te te perkryera, ne kerkim te subjektivitetit profesioniste skenike, ndonese sipas parashikimeve te trupes, kjo eshte edhe nje mundesi per te deshmuar kreativitetin skenik te aktoreve qe po mbijetojne me teatrin e nje niveli kombetar. Nderkaq, gjithe kjo eshte bere me qellim fiksimit dhe, ne kete menyre qe t`u hapet hapesire te rinjve per te deshmuar talentin e kreativitetin skenik te  tyre qe kane per artin dramatik dhe skenen teatrore. Vetem ne kete menyre mund t/iu ndihmojme atyre per te ecur ata perpara, duke na dhene vlera te mirefillta.

Shfaqja ishte nje nga ato shfaqjet qe ka bere te shtrohen shume dilema te hapura, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnje i huaji dhe vendos kufijte me uniformen e maskuar pushtuese na perqane dhe sundon. Megjithese ka pasur edhe disa nivelizime, qe i kane shkuar pershtati vetem barazpeshes skenike te cilat kane nxjerrur dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi simbolet dhe kultet e individit te pradhuara nga logjika e sistemit monist. Trupa e aktoreve, ku per pos aktoreve te skenes gjilanasve Jashar Shahiqi-Meta, Muharrem Sylejmani-Komisari, Mesuesi- Naser Zymberi, Lilushi-Ali Demi, Ushtari Sh.-Gyner Halili, Ushtari J. Alban Shahiqi, Lilushja Bukurie kciku, Fshtarja-Mejreme Berisha, Fshatari-Nuhi Matoshi, fshtari II Kenan Gurgurovci, ndonese me rolet e tyre mjafte me peshe skenike ishin edhe disa aktor tjere, si: Flutura Zeneli-Bukuria, Veton Osmani - Komandiri qe me disa paraqitje te deri tanishme kane pasur nje qasje te mire ne realizimin e lojerave e tilla skenike prej se ciles  eshte sajuar  dhe zhvilluar  ngjarja skenike pran kufirit shqiptaro-shqiptar te sajuar prej situata ne situate, aktrimi i plasuar permes nje dialogu te mrekullueshme skenike, me nje interpretim te mirefillte saterik, ironik, venerik, ku jane realizuar role te nje shfaqje qe zgjat pesedhjete e pese minuta. Me nje skene te kufizuar, skenografi ambientale, kostume adekuate nga Linda Polloshka dhe, efekte te zgjedhura te muzikes  se Florim Gagices dhe, sidomos te dritave qe e lokalizuan ne detaje veprimin skenike prej Fatmir Halilit. Ishte nje shfaqje e pelqyeshme nga artdashesit gjilanas, dhe me nje shikueshmeri te atyre qe kane shije per komedine, por ka munguar pjesa e publikut qe varet nga pushteti dhe partia per te mos ra ne simetrine e ravijzuar skenike, te perzgjedhur permes miqeve e mikeshave, si dhe akraballakut, te selektuar ata permes shperndarjes se ftesave. Ishte kjo, shfaqje qe  provokoi publikun me ndjenjen e satires dhe groteskes te komedia /Gomari diverzant/, publiku qe ka dominuar permes reagimeve dhe duartrokitjeve te gjata u nda i kenaqur me shfaqjen e realizuar artistikisht, dhe publiku ishte vetedijesuar deri sa largohej nga salla, per ngjarjen e thirrur skenike ne te gjitha pamjet skenike, sepse per cdo gje kaloi mire, si edhe gjate reprizameve eshte terheq publik ashtu si duhet dhe si eshte me miri. Mbresa per Komedine kane pas terhequr edhe vemendjen e publikun dhe te kritikes teatrore, shih per kete kritiku angleze qe pa shfaqjen, Jonathan Chadeick, tha: /Per shfaqjen nuk kam ndonje opinion, por kam impresione. Dhe, impresionet e mia kane te bejne me /qartesine/ e shfaqjes dhe /energjine/ e saje, e cila ma mundesoi te shoh disa nga aspektet komike te disa situatave te shkuara ne Kosove, si dhe ne disa te shoh absurditetin e nacionalizmit... Dhe, gjithashtu, /marrine/ e situates se asaj kohe ne te cilen njerezit jane gjindur. Pashe ne shfaqje figura te fuqishme te aktoreve, portretim i fuqishem me fjale te tjera. Dhe, para se gjithash, regji e qarte, e paster, pra, nje shfaqje me shume /shpirt njerezor/ do te thoja... shprehet,ai.

 

 

 

 

Transplantim permes skenes

Teatri i Gjilanit: Drama e N. Islamit /Ligatina/ sipas vepres Musa Ramadanit

Qershori edhe sivjet na sjell kujtesen per kazane e dikurshme  me ngjitjen ne skene te Tempulli Talie ne Gjilani, ku aktoret profesionist dhane premieren e drames /Ligatina/ te Dr. Nebi Islamit, sipas romanit homonim te Musa Ramadanit. Shfaqje, kjo qe mbindertohet ne motivimin e fragmenteve tipike autoktone te autorit, Musa Ramadanit, i cili ka pasur mbeshtetje bosht temen e nje periudhe me te veshtire. Periudhe, te thuash, si ne thurje e edhe ne shthurje neper te cilen po kalonin personazhet e kesaj vepre.  Periudhe e realitetit te kazase se Gjilanit  qe  edhe natyra e saj shtrihet ne formen e nje ligatine. Bazamenti dhe idea e sendertuar ishte ushtrimi i dhunes nga pushteti, mbi individin e kolektivin. Dhe, nje nga format qe pjell dhunen ne kasabane e dikurshme, qe  Nebi Islami e mbeshtet konceptin dhe tekstin e drames se vet, te pervijuar me konceptet tejet permbajtjesore te nxjerr nga romani i  Ramadanit, realizuar nga regjisoret I. Ymeri dhe J. Jahiu. Nje transplantim i mrekullueshem i realitetit shoqeror qe eshte bartur permes vepres dhe, eshte mbeshtetur ne nje ngjarje dramatike qe ka ndodhur ne nje cep te nje perandorie te dikurshme. Perandorite te cilat po binte qytetaret ne nje pozite te padefinuar te gjendjes shoqerore, gjithe njerezine, ndonese kjo edhe ka qene burim i pashtershem i shume krijuesve tane. Nje lende e tille e shfrytezuar nga romani i Ramadanit, prej se ciles eshte sajuar drama, permes nje materieje te mrekullueshme skenike. Qasje qe ka sherbyer per ta shfrytezuar edhe per trajtime me te reja skenike dhe artistike, nga Teatri i Gjilanit. Nebi Islami, krijoi nje drame te fuqishme nga romani /Ligatina/, por, edhe regjisoret I. Ymeri dhe J. Jahiu, e ndertuan shfaqjen nga teksti permes nje tragjedie te permasave shumeshtresore . E punuan me mjafte mjeshteri, me inventivitet dhe me gjetje funksionale, e kreacione artistike. Teksti ishte nje filozofi jetesore e njeriut dhe popullit te ketij nenqielli me te gjitha preokupimet dhe permasat tragjike te saj, te nje periudhe te caktuar kohore, qe ishte sajuar prej nje rrefimi te fuqishem nga nje ngjarje e vertete. Ndonese, aty fati i njeriut varet nga rrethanat kohore dhe nga ngjarjet qe ndodhin ne kasabane e Gjilanit.  Abas Guri, personazhi kryesor, kur i duhet dhene nje zgjidhje te vetme, kthehet nga Turqija ne vendin e te parve, ku bie ne gracken e pushtuesit dhe ne fund perfundon jeten ne menyre targjike se bashku me dashurine e jetes Elmiren.  Ky kthim, mbase eshte edhe burim i konflikteve shoqerore, i paraqitur ne menyre psikologjike, ku Elmira shoqja e femijerise Abasin e ben qe t/i rikthehet kujtesa e shlyer permes lojes feminore i rikthehet realitetit  dhe, ia shpalos te verteten. Pesha rendon mbi te, si nje barre e vetme per ta marre gjakun e babait, nderkohe, atij i bejne kurthen dhe vritet te Ura e Maskatarit, ne qender te kazase. Ngjarja skenike paraqet segmentin sistematik te dhunes se  pushtetit mbi njerezit ne te kaluaren jo te larget. Dhuna ketu ne kete shfaqje pason permes dramatikes se nje realiteti te inskenuar, duke u mbeshtur ne  subjektin e figurave te Sheh Seltikut (S. Shahiqi), Abas Gurit (J. Shahiqit), (Ogri Abasit(A. Demi) si dhe, Elmires se Gjinolleve (Emine Toska), nje prej familjeve fisnike qe mori emrin edhe qyteti i Gjilanit. Shatervani, simbolika e carshise prane kulles se Gjinolleve, nisi pas hapjes se siparit me kthimin e Abas Gurit, i cili kthehet te marre gjakun.  Ndonese hija e Ogri Abasit (me imazhin hije) e percjell qe nga nisja prej Anadolli. Reflektimi i memorieve dhe kujtimeve per Elmiren e Gjinolleve, si dhe ndeshja me aparatin e dhunes, ne anen tjeter perballja e klerit Bektashi qe e adhuronte, sikur edhe e percjellin ne Teqe per t/ia pastruar mendjen nga mekatet dhe hijet. Skenat masive ndertohen ne konceptin e kujtimeve te harruara te ish perandorise, shtreses se zejtareve dhe, te tjerave simbole qe zbulojne anen mitike te vuajtjeve. Thurja dhe ngritja mbi veten permes flijimit per te mposhtur vdekjen kolektive. Ngjarja e tensionuar arrin kulmin e saj tek skena Sofra magjike, (endrra e A.Gurit) permes elementarizimit shkalle-shkalle, si dhe me kreacionet shtese artistike te konceptit regjisorial (J. Jahiu), si efekte dramatike shumeshtresore me renie dhe ngritje ne tempon e lojes kolektive dhe asaj individuale te aktoreve. Drama bart intensivin e lojes prej poshte e me larte, ne menyre perfide dhe te hapet. Momentet e  vallezimit, edhe pse te kendshme e tensionojne deri ne apsurd dramen. pas atyre goditjeve shpirterore te njepasnjeshme qe ishin bartur ne personazhet e drames. Shfaqja ngarend vrullin e lojes atehere, kur permes ritualit i deftohen personazhit, Abas Gurit, figurat hije qe mallkimi ia percjell, permes rrefimit te realitetit te hidhur. Edhe pse ne permasat e hapesires skenike, ato bartin peshen e dhembjes se nje kohe. Kohe qe e rendon me te shkuaren, por edhe tashti, gjendur karshi pushtuesit. Nderkaq, me vone drama behet permes dhunes se hapet, rrahjeve, burgosjeve, futjes se atmosferes se pasigurise, dyshimeve, dilemave, frikes,.. vihet gjithcka ne pikepyetje. Duke pasuruar dinamiken e thurjes dhe shthurjes, me batica dhe zbatica, tensione te pergjithshme, gjendje psiko-sociale, ndertuar prane shatervanit, ne berberhane, ne Teqe e hamame, ku  linjat paralele anonime kane fokusuar ngjarjet qe synojne prapesimin e dhunes. Dhe, sjellen ne skene dhe vijne me simbolikat permes ndeshjeve, perthyerjes se karaktereve, si dhe pasojave. Kujtesa e rikthyer bashke me jeten e hidhur te njeriut te ketij nenqielli, ka elementet e fuqishme universale njerezore, anipse te projektuara ne hapesire dhe kohe te ndryshme, ndersa kulmin e arrijne kur ne mes te kazase, i vihet prita dhe vritet personazhi kryesor, Abas Guri.Shfaqje spektakel , qe shtron gjakimin per jete, ankthin, dashurine me sublime mes Abasit dhe Elmires, por edhe tjetersimet, reniet dhe mjerimet e robit (njeriut te roberuar). Shfaqje, kjo qe impresionoi per kah strukturimi permbajtesor, gjithashtu edhe permes tensionimit te situatave, tensionim qe reflektohej nepermjet karraktereve,  ne harmoni me kreativitetin te tyre gjate shfaqjes. Drama ballafaqohej tashme me nje pjese te historise dhe te kujteses se gjalle per vuajtjet, flijimet, si dhe ne anen tjeter, me ngritjen e vetedijes dhe ndergjegjes per qendrese. Therriste per t/iu kundervene nenshtrimit ndaj se keqes, ne perkeqesimin e jashtem, por edhe shpirteror, ndonese me forcen e arsyes. Pastaj kryekeput ne shtyllen e saj jane pervijuar ndjenjat fisnike, aftesia dhe guximi, e jo, /djallezia/. Loja ritmike dhe ngarendjet gjate ritit ceremonial nga aktoret, sidomos aktrimi i natyrshem e suptil, zhvillimi i karakterit prej situates ne situate i Emine Toskes , ne rolin e Elvires, S.Shahiqit , ne ate te Saltikut , u dalluan sidomos me diksion te paster bartesit e roleve, aktoret Jashar Shahiqi (Abaz Guri), Sabedin Shahiqi (Sheh Saltiku), Bukurije Kciku (Hana), Ali Demi (Ugir Abasi), Kenan Gurgurovci (Telalli II), Naser Zymberi (Polici II), Nuhi Matoshi (qytetari), Emine Toska (Elmira), Mejreme Berisha (Esmerja), Muharrem Sylejmani (Bilbili), Rexhep Maloku (Telalli I), Ramadan Kurti (Polici I), Shkelzen Berisha (qytetari) e Arieta Kastrati (qytetarja).  Skenografine e ka bere Hajdar Paqarada, kostumet, Teuta Matoshi, kurse muziken e ka perzgjedhur Florim Gagica. Shfaqja u cmua larte edhe nga analistet me kompetence artistike. Ajo metonte te hedhte ne fokus perkapjen e nje shumesie segmentesh jetesore, ne pasimin e idese, ne kuptimin e mesazheve te drames. Ishte impresive imponimi i zerit koral, ritualit, si funksion dramaturgjik dhe spektakel i vertete.

 

/Darka publike/ shfaqja muri  cmimin /A. Moisiu/ Tirane-/Darka publike/

 

Shfaqja me e mire e nderuar me kete cmim ne Festivalin e Drames ne Tirane, ishte drama  /Darka publike/, te autorit Teki Dervishi, ne regji te Agim Selimit, e cila u dha me 16 dhjetor para nje auditoriumi te gjere ne Tirane, luajtur nga trupa kombetare e Gjilanit  ishte shfaqje e cila u prit mire nga nje numer i te pranishemve dhe kritika teatrore. Teatri i Gjilanit  keto dite i bene hapat e sigurt qe te jete teatri i nivelit kombetar, duke sprovuar vetem me realizimin skenik te zhanreve me kulmore te dramaturgjise bashkekohore. Tema e mbareshtuar ka te beje me  nje faze te caktuar te realitetit shoqeror, qe ka per baze nje tekst dramatik mediokritet, ne te cilin zbritet Jezusi ne bordelet publike, per t/ia vare mekatet e Shenjtores  Maria. Por me shume e pasuruar me skenat makaber te nje sfidanti te realitetit te inkriminuar policor permes pozites se nje zedhenesi te saj, te nje gazetari, i cili behet viktime per ate, te cilen nuk e ka bere dhe nuk dine ta beje mbulesen, te nje vrasje qe ka dale here si Jezusi, i sakrifikuar per mentalitetin e nje turme njerezish. Shfaqja jepte tablo te cilat nderlidheshin me aktualitetin historik dhe social, tema keto te trajtuara edhe me pare nga autori i tekstit Teki Dervishi. Ngjarja dramatike eshte ndertuar mbi tekstin e autorit, i cili eshte sherbyer me te dhenat biblike per konfliktet  shoqerore, duke u nisur nga figurat simbole, si: Jezusin dhe shenjtoren Marian. mediokriteti, ketu identifikohet me Zefin dhe Palin, si figura me peshe te vecante kuptimore, ku inkuadrohet edhe figura biblike, Jeasusi dhe  Shen Maria (Madalena) .

Shfaqja /Darka publike/ ishte nje shfaqje teatrore, mjafte e paster, e kthjelluar, me simboliken e artit si kopje e nje realiteti natyror qe qendron dy-tri hapa larg realitetit te improvizuar skenik, megjithese edhe i perfunduar. Karakteri i konceptimit te Maria (Magdalena) dhe Kalterina, here si shenjtore qe i pastron plaget e Jezusit, por, i kthyer ne bordele, here si grua, e zhytur varesisht nga situata, si prostitute qe bart mekatin e te qenit te saj. Mbase, kjo ishte nje gjetje e mire regjisoriale e konflikteve, duke e tipizuar ate si grua shenjtore, sepse vetem gruaja e tille duhet te vritet, ndersa Jezuit nuk vrasin. Po, ashtu kjo gjendje traumave shoqerore eshte reflektuar ne shoqeri, Jesusi, si embrion i pare i civilizimit, dhe si nje paralajmerim, si ngarendje pozitive e negative, si ne rrafshin problematike, por, edhe ne kontestin shoqerore dhe universal. Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, permes ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme shoqerore,  socio-realiste e komuniste. Gjetjet e atyperatyshme dhe qasja regjisoriale e papercaktuar, ishin nje nga format, te cilat jane thurur sipas tekstit te Dervishit, por ato jane ndertuar sipas prizmit satirizuese,   idili, bie ne bordele, dhe kthimi ne 2005 vjet me pare,  por, mjaft terheqes qe, ne skenen tone teatrore, ishin edhe mjaft e shprehur me tablo te paprekshme deri me sot, sidomos per disa kategori shoqerore. Dilemat e papercaktuara ne shfaqje, si ceshtje keto, qe jane parashtruar per t/u nenkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varesisht nga kendveshtrimi i tyre dhe nga shija e akecilit. Mbresat e disave e ka arsyetuar qasjen e mire dhe gjetjet atyperatyshme  regjisoriale dhe, mbase ishte ajo qe i ka sherbyer me te mire per nje kategori krijuesish artistik, te cilet me shume e kane ne perdorin skenen per te bere disa risi kreative teatrore.  Aty, permes shpalosjes se ndjenjave arrin ta reflektoje intrigen qe u sherben si instrument per ta mbajtur situaten ose me mire e ndrisin, se sa qe flasin  permes figurave, metaforave, simboleve, retorikes, ritmikes artistike, levizjeve, komunikimit autorial ne skene, transformimit. Shfaqja ishte nje nga ato shfaqjet qe ka bere te shtrohen shume dilema te hapura, si ne taborin shoqeror dhe etapat historik, qe kur ka zene fillin qyteterimi me Jezusin, ashtu edhe ne taborin shoqeror, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnje edhe Jezusi, dhe na detyron te zhveshim nga uniform tabu temave.  Megjithese ka pasur edhe disa matje, se kthimi i Jesusit ne shtepi publike si mediokritet qe e /ha pazari/,  ne Gjilan apo ne Tirane.  Skena keto,  te cilat kane nxjerr dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi Jezusin e keqperdorura, e kthyer ne bordele, te cilat jane interpretuar dhe kane lene pershtypje te gabueshme mbi te kaluaren tone, qe ka renduar mbi supet e popullit si hije e zeze. Shfaqja si realizim skenik ishte e suksesshme.  Muzika dhe skenografia ishin mjafte te thjeshta, por me fuqi dhe efekt te madh skenik nder autoret per cmime. Dervishi pos Prishtines dhe Shkupit, ka sinjalizuar se me kete trupe do te vazhdojne kooperimin,  duke llogaritur ketu edhe regjisorin e shfaqjes, Agim Selimin.   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Monodrama/Vdekja e nje mbretreshe/

Mejreme Berisha, aktore e Teatrit Kombetare te Gjilanit, ne Korce te Shqiperise ka marre cmimin special per interpretim ne 30 vjetorin e punes se suksesshme saj. /Aktore qe ne tri shfaqjet e saja te fundit transferohet ne role te ndryshme, te mbretereshes, lypses e falltares dhe e cila ka dhene shume per Teatrin Kombetar te Gjilanit/.  Monodrama ka per teme pati nje periudhe me te veshtire neper te cilen kalon personazhi i kesaj monodrame te gruas ne rend te pare ne prizmin univerzal dhe skenik te thurrur nga nje kendveshtrim i nje mbretreshe qe per realitetin historik eshte i mbeshtetur ne realitetin mitik te mretreshes ilire.Ata e kane ruajtur ne kujtimet e tyre kete lende dramaturgjike dhe kete inskenim dhe nuk kane pasur veshtiresi ta kuptojne situaten skenike, ku teksti dramatik i Qosjes sikur edhe ne veprat tjera dramaturgjike /Mitet e zhveshura /(1978)  e perbere nga tri drama. Ne kete zhaner hyn edhe kjo lende dramaturgjike e botuar si Monodrame, ku eshte marre edhe teksti dramatik i shfaqjes se gjilanasve ne regji te Muharrem Sylejmanit dhe Hajdar Pacarades, skenografi te Nagip Berishes, muzike te F. Gagices dhe ndricimi i Mentor Halilit. Nje lende e tille  tejet e pasur dhe, e shfrytezuar me mjeshtri nga teksti dramatik i Qosjes, nga regjisori Sylejmani eshte ndertuar plotesishte ne perputhje me ambientet skenike, ku ka arritur qe ti harmonizoi veprimet skenike ne hapesire dhe kohe te njejte, duke fokusuar permes efekteve dhe gjetjeve skenike figuren e gruas shqipatare, te profilizuar si mbretresh. Znj. Berisha ka ndertuar rolin  e vete, duke ndjekur kreativitetin e saj artistik permes ritmit diksionit, efekteve te fokusuar permes ndricimit dhe muzikes se pershtatur, si dhe prej gjithe asaj cka ka dale nga kreacioni i simbolikes se  vdekjes se mbretreshes ne fron, prej se ciles eshte sajuar  dhe zhvilluar  ngjarja skenike nga situata ne situate, aktrimi i plasuar permes nje materie te mrekullueshme skenike, me nje interpretim te mirefillte, qe i shkonte tekstit filozofik te autorit si dhe, diksion te arrire te aktores M. Berishes, e cila jo rastesisht u nderua me cmimin e pare te Festivalit, aktoria me e mire. Mbse kjo mund te konsiderohet si pritje e madhe per nje shfaqje e realizuar kohe me pare ne vitin 1997,  nje shfaqje nga e cila do te mbetet shume per te kujtuar, ajo  u nderu me cmimin me te larte te Festivalit , Mejreme Berisha iu dha vendi i pare per aktrim me te mire nga nje juri me kompetence artistike nderkombetare ne perberje nga anetare te nderuar te skenes.

 

Qasje tjeter teatrore

Teatri dhe drama i ngjajne si pula dhe veja. Pa tekst dramaturgjik dhe pa trup teatrore nuk behet dot teatri, andaj sikur kjo thenje eshte predispozuar te vleje edhe per teatrin seri me sot.  Nuk kemi drame (tekst dramatik), anadj nuk kemi as teater te mirefillte, thuhet, kur duan te heqin fajin nga vetja, disa nga ata qe me punen e vete nuk kane bere asgje ne kete drejtim.Ne, kemi letersi, nga e cila mund te nxirret teksti i drames, por kete se bejme kete, sepse duhet te gjejme /zanatcine/ per te bere nje gje te tille. Dikujt i teket, se ka pare se dikush e ben Hamletin apo Romeun dhe Zhulieten dhe thote se pse edhe te ne nuk vihet ne skene, pse nuk mund ta bejme edhe ne kete...Komedia qe vihet ne skene sot te tregon se eshte per te qeshur dicka, por nuk te ben me qesh dot. Edhe tragjedia te rrefen per te bere te qash, po kete nuk mund ta beje as artisti ne skene... don dikush te behet aktor  e te aktroje dhe nuk behet, por imiton dikend tjeter, apo thene shkurt, kendon ne skene. Rrefen dicka per veten qe eshte shume larg vetes, provon karikuimin duke e sterngarkuar ne deme te shfaqjes. eshte gjuha qe e bene teatrin te jete teater, edhe kjo i mungon. Gjithkjo behet nga njerezite qe rrine ne teater dhe nuk bejne teater- ky eshte mekati qe i behet artit skenik. Se behet gjithcka sa per aktivitet, sepse ska kush ta beje kete apo ate, eshte kur teatrit i mungon drama, aktori, regjisori si drejtues i shfaqjes, skenaristi-dramaturgu, skenografi  e deri te statistet apo paloagjot e mirefillte dhe organizimi i tyre. eshte fare e natyrshme dhe normale rritja e shkkales se entropise ne nje trup teatrore sipas nje zgjedhje arbitrare. Se kujt i teket, ka kalkuluar me mbulesa te kesaj apo asja prefarmance. Pas kesaj pason akuza se, nuk na i duan  punen ne teater, se krejta varet se a dome apo nuk duam ne ta bejme artin skenik. Pa ditur se, teatrin me se shumti mund ta demtojne apo ta ngrisin vete ata qe jane aty, per te mos ngarendur se, /ne kemi tradite.../, se kush tjeter nuk mund te provoje te aktroje, por aktor nuk behet dot me nje kurs, por edhe me akademi te artit dramatik, ai aktron ne skene, jo ne rruge,  ne teater dikush nga rruga mund te aktroje me mire se ata ne skene,  por jo te skenes.(Epoka e Re, Prishtine,)

Ese: Koha ta shtrojme ceshtjet te artit skenik

Sot per sot, se a jemi ne per nje bisede mbi dramen dhe teatrin, kete me shume e shtruam me kontest I ndergjkegjesimit te vetedijes sone kreative te krijuesit, dhe me teper si ceshtje e ka te beje me teatrin. Kjo ka dal si rrjedhoje e zhvillimeve te sotshme qe kane vershuar pa fare kriteri dhe vlere,  posacrisht pas rangimit te tre teatrove ne radhet e teatrove profesioniste te Kosoves ne nivelin kombetar. Pse dhe se a do te duhej hapur bisedat lidhur me ceshtjet e shtruara per debat rreth teatrit dhe drames sot, si dhe per publikun, projektet e (pa)realizuara dhe ato te ardhshme, si dhe nje varg ceshtjesh tjera te kesaj natyre. Kur dihet se ne Kuvendin e Kosoves eshte miratuar nen per nen ligjin per teatrin, i cili shume ceshtje te hapura do te duhej  ti permbaje ne spektrin e gjere te atij sistemi legjislativ dhe ekzekutiv per teatrine si institucion publik.      Pra, ka ardhur koha qe ti shtrojme shume ceshtje te vecanta dhe ato te pergjithshme te artit skenik (te drames dhe teatrit), te ndrrojme sepaku mendime dhe ti artikulojme ato ceshtje, shfaqje per te cilat gjate viteve te fundit jane shfaqura here pas here neper teatrot tona, ku ka mbizotruar shpesh edhe heshtja dhe shterpesia.Teatri yne sot, do te duhej ftuar ne nje debat itematik-emacional me publikun, edhe pse shpeshhere gjate kesaj periudhe te veprimtarise se vete, si dhe ato qe jane ridefinuar. Teatri si institucion publik me me ndikim te fuqishem ne kohe dhe hapesira te ndryshme ka shenuar renie dhe ngjitje te here pas hershme, por edhe nje shkalle te pjekurise, si dhe ca ecje te nxituara, jo te kordinuara qe kane shkuar vetem sa per te lene hije, ndoshta jo aq te realizuara. Por, jeta jone teatrore eshte ne nje gjalleri te vazhdueshme, dhe ka shfaqje pra, por mungojne bisedat tona dhe kriteret e perzgjedhjes mbi teatrin dhe dramen shqipe, dhe keto ende jane te zbehta dhe nuk kane nje permbajtje te theksuar artistike, as mbeshtetjen e koponentes nacionale e institucionale. Diskutimet mbi ceshtjet e gjuhes ne skene, jo vetem qe nuk jane probleme te thjeshta te nje ceshtje interpretim skenik, aktrimi apo loje skenike, por nje problem ne vete, e qe mbeshtetet ne shqetesimet e pergjithshme te teatrit tone (ketu flitet per tre teatrat e rangut kombetar ne Kosove dhe ne hapesiren shqiptare), duke kerkuar per t/a thene fjalen e pasur artistikisht te realizuar ne skene;  me bukur, me paster, me shlirshem qe te shpreh keshtu me thelle , me sakte permbajtjen e realitetit tone ne hapesiren skenike.     Ne keto biseda shume ceshtje ne interes do te vemi ne dukje, duke apostrofuar fushen e kritikes dhe te bisedave tona krijuese, qe duhet ti percjellin, keto zhvillime, te cilat, sipas gjendjes momentale ne teatrat tona jane lene pasdore per vite te tere, edhe pse ndoshta ka patur arsye qe te justifikohet ne rrethana te caktuara per shkak te zhvillimeve qe kane ndodhur ne hapesirat tona, e te cilat jane reflektuar edhe ne jeten krijimtarise artistike. Ne me gjithate, konsiderojme se, zhvillimi cilesor i artit skenik posaqerisht te teatrit tone ne nivel kombetar nuk mund te vije nga aty per aty pa nje shoshitje te mendimeve dhe te kundershtimeve, qofshin ato ne nivelin e kritikes pozitive apo te nje rrahje dhe perplasje te mendimeve konforme realitetit qe kemi sot ne teatrot tona. Prej hapjes se siparit ne skene, e deri atehere kur duhet mbajtur qasjen e bisedave dhe debateve krijuese te kritikes artistike teatrore, duke perfshire edhe polemiken, ne menyre qe praktika teatrale te shoqerohet me zhvillimet e mendimit kritike. Me kete rast, konstatojme se, gjuha skenike eshte shprehja me e mire, e gjalle dhe konkrete e artikulimit te mendimeve, emacioneve dhe ndjenja te njeriut, pa te cilat tetari nuk do te mund ta arsyetoje misionin shoqeror qe ka, ku permes kesaj reflektohen ngjarjet e ndodhura apo te sajuara ne kreativitetin e krijuesit. Por edhe aktori ne skene me artin e vete dhe gjuhen artistike, ka per ta plasuar te publiku, pa te cilin nuk mund te mendohet teatri, sepse gjithcka krijohet per publikun, dhe atij duhet dedikohet.Ne kete proces te krijuar, prej artistit ne skene kerkohet qe te pasqyrohet qe nga faqet e drames e deri ne apsorbimin e plote te fjales dhe te figures artistike, gjithnje te drejtuar nga regjisori i shfaqjes, i cili eshte projektuesi kryesor i shfaqjes dhe pergjegjes per te harmonizuar ato si nje teresi. Na duhet nje perkujdeseje qe te arrihet qellimi final i projektuar prej tij, e qe veshtire po arrihet sot. Por si rezultat i nje pune te perbashket dramaturg-aktor-regjisor, fillon te buroje qe nga skenat e thjeshta dhe te realizuara, kur ajo fillimisht zgjon iden e fuqishme me te cilen ndertohet struktura dramatike e shfaqjes. Kur publiku del nga salla me nje ngarkes te forte emacionale me nje rigjenerim te brendshem shpirteror dhe me shije artistikisht te realizuara, te cilat do ti mbeten ne kujtese per nje kohe te gjate dhe do te duartrokitet gjate nga ai. Nese dramaturgu ka arritur te shprehet ne nje shkalle te arrire, te nje realiteti te definuar ne tekstin dramaturgjike te tij, keto dukuri jane te shprehura mjaft ne skenat tona teatrore dhe shpesh ndodh qe regjisori dhe aktoret pa ndonje sens ndaj tekstit dramatic dhe pa konsultim me autorin e tekstit nuk e arrijne produktivitetin e punes se tyre, po me ate dramacitet me te cilin eshte krijuar teskti skenik dhe me ate force krijuese dhe logjike baze qe shenjohet nga ngjarja apo tematika e shfaqjese, te cilat i kerkojne idete, konturat e ngjarjet te thurrura ne vepren skenike.

 

 

Debati per artin skenik-Teater

Per  ta shikuar sipas kendveshtrimeve te atyre shkrimtareve e artistve qe kane punuar apo e kane percjellur kohepaskohe Teatrin dhe, kjo do varej shume edhe nga pervoja e per sa i perkete fushes se teatrit, drames dhe edukimit-formimit ne aspektin arsimor dhe artistik. Per shme kende karakteristika me e shquar e Festivalit te drames kombetare, qe u mbajte si Talia e Flakes... ne Teatrin e Gjilanit, i cili per disa vite ishte i stermbushur per nje jave rresht  me drama te ndryshme te nivelit kombetar. Tash per tash nuk mund te merret dot me mend nje gje te tille se mund te ndodh edhe diku tjeter. Si perkah pjesemarrja e madhe e grupmoishave te ndryshme ne percjelljen e shfaqjeve, sidomos ato pastaj percilleshin me debate serioze pas shfaqjeve, jo vetem lidhur me dramen ne vecanti, por edhe lidhur me poziten e teatrit sot, posacerisht ne Kosove, Maqedonin perendimore dhe Shqiperi.

Keto analiza kishin te benin edhe me formen e teatrit edhe me permbajtjen si:  Cfare duhet te jete teatri tashti?                eshte kjo pyetje te cilen dua ta shtroi, se sa te komentohen dramat vee e vec... Edhe pse kame parashtruar ne paraqitjet publike te botuara neper te perditshmet shqipe ne Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi. Keshtu qe fare lehte e kame shtruar problemet s dramat kryesisht ate qe kame shtruar ne shkrimet tjera per ate cka kame pare dhe per ate cka kame marre shpjegime me vone nga te tjeret. Mbase kjo me duket se eshte nje baze e mjaftueshme per te dhene komente ne publikimet e me vonshme.    Pas premieres /Bunar afer shtepise/, ka dale ne horizont ceshtja mjafte delikate se : /Si mund ta gjejme menyren artistike te folurit  lidhur me luften?  Ishte kjo nje ceshtje e shtruar nga nje dy regjisore nga Britania e Madhe, Tony Gredy e Margarita Higgins. Ata po qendronin ne nje mesion neper ballkane per edukimin permes drames. Mirepo, pos kesaj ketu eshte shtruar edhe nje pyetje tjeter qe zgjati per nje jave te tere .Se si mund te perdorim teatrin per ta interpretuar historine. Ndonese ishin teper goditese per shume kend posaqerisht ne fendin, ku sapo ishte permbyllur nje kaptine ne vete dhe shpalosej edhe akti tjeter i kerkimit te rrugeve te shume ceshtjeve qe ishin shtruar per zgjidhje. Nje nga temat me adekuate ishte perdorimi i drames per ta hetuar historine dhe plaget qe ende kullonin gjak. Ne disa drama te parqitura se fundi ne skenat tona ka dominuar ajo me grupin e femijeve te dy musafireve nga Anglia. Ata kane gjurmuar nje incident, ku jane perfshire femijet, ndonese e terhequr ne nje simetri me ngjarjet e ndodhura pasluftes se dyte boterore, ku edhe ata ishin nen okupimin gjerman.  Sikur edhe nje ngjarje qe ka ndodhur para nje kohe shume te larget ne Egjiptin e vjeter, ndonese te gjitha keto te paraqitura me personazhet e rrethanes se pasluftes ne nje vend si Kosova qe gjendej si e tille. Nee anen tjeter lufta po perfshinte edhe nje zone tjeter qe ndodhej kunder irakut dhe ne Lindje. Problemet e rrahura ne teater kishin te benin pikrishte me ceshtjen se si mund ta gjejme menyren artistike te te folurit lidhur me luften si koncept i pergjithshem dhe i ndare dhe, si ceshtje e te gjithe atyre qe  punojne ne teater, kudo qee jane aat dhe pavaresishte ne cfare gjuhe flasin dhe c thone ata.  Mbase nje tretman te posaqem vlene te kete  gjuha e cila perdoret ne teater dhe, ndonese ajo shpesh ndodh te ket gjuhes e shprehjes se politikes dhe, ka dale si interpretim i thjeshte i saj. Pasi qe teatri mund te perdore te gjitha mjetet te cilat i ka krijuar qenia njerezore per ta gjurmuar boten, veteveten, veten e tyre ne boten ne vetevete. Pra, menyra te vecanta ka teatri, ku mund te krijoje domethenje e posaqme eshte eshte ajo permes krijimit te veprimit dramatik. Qe do te thote se nje njeri mban arme me vete, ose perkund nje femije par se te vret ate? (Te gjitha keto jane imazhe te dramave te shikuara). Paralelisht kane vepruar ato qe e sprapsojne dhunen. Dhe, perqendrimi ne dramen edukative dhe ne teater, dhe kjo ka rrjedhur si nje menyre paralele si proces edukativ permes skenes. Mbi te gjitha kane dominuar mesazhet te cilat rrjedhen nga dramat, ishte ky nje mesazh i vertete apo ai disi duhej thene me ndryshe, kjo varej nga projeksionet skenike dramatike dhe konceptet regjisoriale, duke apostrofuar ata qe kishin te benin me teatrin dhe historine dhe me teatrin paskonflikteve qe kishin shtjellim dramaturgjik kete teme mjafte te ndieshme. Shume kush ka pyetur se cka na ka ndodhur neve? Si ndodhi kjo? Si po ndodh kjo? Pse ndodhi kjo? Pse po ndodh? Mendohet se teatri duhet ti beje pyetjet e tilla. Meqenese po trajtohen keto ceshtje te shtruara si ceshtje te nje shoqerie te gjendjes se rrethanes, keto ndodhje mesojne per frigen e tyre gjate luftes... nga friga dhe urrejtja ata ishin ne gjendje te bejne edhe te pamunduren dhe, ta shporrin armikun prej vendit te tyre. Kjo, sjell nje gje shume te rendesishme qe kemi shikuar ne teater, dhe na shpie ne nje pyetje tjter qe duhet t/ia bejme sot teatrit ketu dhe kudo ne bote se: ヌka do te bejme per te ardhmen dhe , cka do te bejme me ardhmerin e atyre qe vijne?               Mbase keto na dalin si pamje te pashlyeshme te nje ngjarje me tematike nga lufta, ku asaj kohe jetonin personazhet e rrethanes dhe, prezentojme publikisht vepren e tyre, ndoshta para atyre qe kishin para ngjajen, por tash me nje ravijezim tjeter te ambientit skenik me ate te realitetit.

   

 

 

    Realitet shprehur mitike

 /Kafeneja ballkanike /, B. Baliut,  /Era/, Prishtine

Teksti dramatik i Begzad Baliut ( /Kafeneja ballkanike/,  i botuar keto dite  nga Shtepia Botuese /Era/, Prishtine permban tre pjese skenike te cilat frymojne ne nje tersi funksionale. Pamja e pare skenike perpos natyres ballkanike, dhe si nje sheprehje metaforike me elementet e teatrit ballkanik, hapet me krrokatjen e korbave qe paralajmerojne vdekjen. Si lajmetar mitik aty paraqitet Shpendkeqja, krisma e pushkeve e mungesa e permbajtjeve fiziologjike, si nderlidhese simbolike te fatit historik te njerezeve me ate te shpezeve. Kjo pamje ballkanike, perforcohet me elemente te ndryshme, sic jane: muzika ballkanike, ritet, ceremonite mortore etj. , te  cilat, rrjedhimisht jane percjelle edhe me ndjenja ballkanike. Do te thote autori ka arritur te shpreh edhe ndjeshmerine ballkanike. Nje mal i madh, dhe nje guri i madh ne mes dhe ne fund shpella trishtuese, e cila parqet misterin qe nuk dihet nese eshte shpelle apo goje e hapur bishe ngrenese, gati per te perbire gjithecka qe ka perpara. Aty eshte edhe simbolika mitike e kulshedres, qe eshte percjellur breze pas brezi, ashtu  si shumekreresh e me goje te hapur te ciles shpesh duhet te nxjerr tym e flake prej zverkut te saj.  Parafrazohet te degjohet edhe levizja e dragojve kreshnike, prej te cileve ne mos rrapellima qe do te duhej te leviz tere skenen, me sugjestion per ta levize edhe publikun, duke pushtuar edhe nje fragment kenge per kreshniket. Se paku keshtu thote kenga dhe legjendat te cilat frymojne sipas miteve te ketyre trevave. eshte projektuar qe te shihet nga efektet skenike brenda saj, te renditura rreth e rrotull dhe brenda, ne vende te zbrazta, ku duhet vendosur gure, qe kane nje rend dhe nje disipline qendrimi. Si zakonisht nuk dihet nese jane gure apo njerez qe qendrojne drejt- thote legjenda, krushq te ngrire, ashta e rrashta kafshesh, njerezish. Pastaj ne nje ambient te projektuar skenik jane parapare drunjte te kafshuar nga dhembi i kohes te prere, dhe sa prehen ato shtohen, dhe se jane teper te vjeter dhe ne zgavrat e tyre pushojne gjarperinjte. Diku autori parasheh me tutje se nxjerr koken huti nga nje zgurre druri dhe zogjte mishngrenes, si Lakuriqet dhe xhindet.  Pastaj, shikuar nje hapesire e rrumbullaksuar skenike dicka me shume, me mire, me qartas, here here me tmerrshem. eshte veshtire te projektohet ne permasat skenike, gjithe ajo ngrehine mitike qe eshte ngulitur mbi vetedijen ballkanase, por qe mediton te shpaloset ne aktet dramatike te tekstit skenik te Begzad Baliut. Te gjitha keto te shpalosura perball atyre projektueseve e zbatuesve, te gjithe Princat e Shteteve Ballkanike, Shtate ambasadore te Shteteve te Bashkuara te Europes dhe te Amerikes, Regjisori, Kryetari i Komisionit, Nenkryetari, publikueuro-ballkanik,sherbetorja, Zerat: A, B, C,… 1, 2, 3,… x, y, z,… etj. Prape edhe B. Baliu si shume autore te ballkanit, por edhe shqiptare ka arritur te prek ndergjegjesimin e njerezimit me idene me sublime te sakrifices qe eshte demitizuar nese uji i bardhe, paraqet simboliken e qumshtit te nenes se murosur, gjiri i se ciles i pikon per ta ushqyer femijen.Uji nen ure ka pamje te ujit te ferrit, qe nder legjenda nuk ka, por te ballkanasit qe nderrojne kohera dhe hapesira mitike jane te shpalosura nga ndergjegjesimi i realiteteve te reja. Pervec se ka burime, si lumenje (Drini i Zi) kroje, puse, qe  thurren  Legjendat per ujet e zi, autori nxjerre  se ka edhe lumenje e burime( Drini i bardhe) me uje te bardhe legjenda per Uren e shejte mbi kete lume, etj. , qe ka simpliken e te mire(Uji i bardhe) te qumshtit, dhe Ujet e zi paraqet kanalizimin e te zezave dhe tragjedise se mitizuar ne kompleksin e vetedijes ballkanase.

Ne Ballkan as koha as hapesira nuk ndryshojne leht dhe nuk ndryshojne shpesh, por edhe nese ndodhin ndryshimet me te vogla percillen me dridhje, tronditje ose rrenime te medha, ku autori ka perfshin ketu edhe ngjyren e ujit ose ndarjen e tij. Keshtu, sipas Baliut me shekuj te tere nuk ka levizur gje prej gjeje, e  megjithate, ne keto troje cdo send ka mbetur gjate nje lemeri… Autori permes realizimit te tekstit sjell thurjen dhe cthurjen e ngjarjeve dramatike permes marreveshjeve, dy-tre e me shume palesh te cilat hedhen ne opinion permes konferencave,  dialogjeve te gjithe jane sjell lakuriqe , si pjese e rregullave elementare te Teatrit dhe te realitetit ballkanik, te shpalosur permes nje ambienti te kafenes ballkanike. Ketu per mes vete dramacitetit te ketyre evinimenteve mitologjike, duke i zberthyer perms atyre elementeve e shpalos plojen e aktualitetit kundruall kohes dhe hapesires. Pra, eshte nje prove, sic shprehet autori per teatrin europian. Por tashti eshte kthyer ne nje ambient te kohes sone. Pamja permbyllese permes te dhenave te terthorta, paraqet Planin. Ne kete pamje permbyllese autori ka shpalosur realitetin ne rrethanat  ballkanike, duke qartesuar se burim i tragjedive nuk jane magjit /hijet/, por ato jane shkatuar nga tragjedite natyrore. Dhe ne kete kompleks te nderdijes publike shpalos epin dhe mitin autoktaon shqipatare qe ne kete rast del Ura e shenjte mbi Lumbardh. Ky, tekst dramaturgjik, qe paraqet kafenen qe hyne dhe del kush te duan  me protagonist te ndryshem eshte i pershkuar nga figura te ndryshme mitologjike qe paraqesin realitetin ne kohe te ndryshme ne perbrenda ketyre hapesirave. (Epoka e Re ,2004)

 

 

Skena teatrore e Gjilanit

Komedi psikologjike

 /As pare, as njohur/

Trupa Teatrore e Gjilanit, pas drames  Gjenerali i ushtise se vdekur   i dramatizuar dhe ne  regji te prof. dr. Milto Kutali, regjisor nga Tirana, sjell nje  tekst tjeter te gjigantit dhe kolosit te letersise dhe poblicistikes shqiptare, Faik  Konicesi cili  eshte  nje realizim mjaft i pershtatur per skene. Ky realizim skenik, ne krahasim me realizimin e pare eshte nje komedi psikologjike, sociale dhe politike.  Teksti i dramatizuar i  komedise  As pare, as njohur, sipas noveles se Faik Konices /Dr. Gjelpera…/,  titull ky mjaft sinjifikativ, ne momentin e tanishem eshte mjaft domethenes, i cili pasqyron nje realitet te ngjare, pasi qe edhe  sot per shoqerine tone eshte aktual dhe ndoshta do te jete edhe me tutje.

Shfaqja reflektonte nepermjet humorit, satires dhe here-here permes sarkazmes, konformitet dhe jokonformitet te atij rrethi shoqeror, ne te cilen zhvillohej ngjarja tragjikomike, sa qe linte mbresen se jane te ambientuara me keto dukuri negative qe rendojne shoqerine tone sot. Ato dukuri shprehen nepermjet humorit, ironise therrese, sidomos ne etapen e shfaqjes, pas ardhjes se Muratit (Dr.Gjelperes), qe kishte specializuar jashte vendit, i cili kthimin e tij e kishte lidhur me nje synim: zhvillimin shoqeror. Por, duke minimizuar manifestimet e tilla, qe permbajne barin sherues, si preventive ne proceset shoqerore, ne disa raste duken fare spontane, ndonese ato reflektohen qe nga ardhja e Dr.Muratit ne nje postbllok kufitar qe ka nje simbolike te vecante me hapjen e parmakeve, ku ne skenen e teatrit, njeri parmak tregon bllokimin e depertimit te drites (dijes), ndersa tjetri e apsorbon ate. Kjo gje shprehet permes vetedemaskimit, mbajtjes ne shenjester, godtjeve te vazhdueshme,   si dhe ballafaqimi me ne sere problemesh te shoqerise me mendjehollesi,   zgjuarsi dhe vyrtyt te larte njerezor dhe atdhetar.     Megjithate trupa artistike e Gjilanit qe e realizoi komedine As pare, as njohu/, sikur ka pasur shkeputje pozitive dhe nuk ka funksionuar si teresi, por ishin dy role qe barten iniciativen ne shfaqje. Ali Demi, i cili, pas rolit te priftit ne /Gjenerali… /,  ka deshmuar se mund t/i besohen edhe role episodike, dhe Ramadan Kurti,   qe se bashku me trupen teatrore perbejne nje simfoni te tere artistike, qe nuk di te ec prapa.        Para prakisht ne realizime, nepermjet harmonizimit te interpretimeve, levizjeve skenike si dhe te skenografise mjaft funksionale, me pak elemente, por te qendrueshme artistikisht, te punuara nga  Erold Bakalli,  profesor nga Tirana, mund te behen edhe vepra te medha.  Ja se c/thote Kutali per kete shfaqje: Mesazhi e kesaj shfaqjeje eshte se ne duhet te punojme me shume.    Keshtu jemi sepse   keshtu    jemi edukuar.              Ne do te jetojme ne nje epoke, ku ka me shume pune dhe me pak edukim. Ne epoken ku njerezia eshte kaq e zene me pune, ku   eshte   budallepsur fare dhe i ka perzier vlerat, cmon thengjillin, mohon vleren dhe shkon ne humnere. Mbresa e publikut eshte se, kjo shfaqje i mundeson ketij teatri per te kapercyer hipoteken e nje teatri gjysmeprofesionist qe synon vlerat me te qendrueshme dhe profesionale me aktoret, disa nga te cilet te shkolluar dhe disa gjysme te shkolluar, por me nje pervoje qe kane bere ne teater. ER

 

Lexim racional i tragjedise se Shekspirit

Tony Grady dhe Margaret Higgins, dy shekspirologe, nga Anglia, erdhen ne Gjilan ne fund te muajit gusht  per te realizuar idene e tyre  - edukimin e te rinjve permes drames, perkatesisht permes tragjedise Romeo dhe Zhuleta, program ky edukativio - arsimor per femije dhe te rinj, te cilin e kane aplikuar edhe me pare ne disa vende te tjera te Ballkanit.

eshte ky qellim i mire dhe ne kohe te duhur per publikun  gjilanas, e posacerisht per shkollaret, ngase Romeo dhe Zhulieta  mesohet si njesi mesimore nga nxenesit e shkollave fillore dhe te mesme.

Dhe, dihet se nga leximi  eshte shume me veshtire te mesohet, sesa te shikohet ne salle ne menyre kolektive, duke pertypur kikirika, fara, camcakeza... , pra eshte shume me lehte te kuptohet keshtu se sa te mbyllen ne dhomen e mesimit, ne shtepi per tri ore e gjysme e te lexojne kete tragjedi te mrekullueshme, e cila ne qender te shtjellimit dramaturgjik ka dashurine e permotshme te dy te rinjve, Romeo dhe Zhulieta. Tony Grady (skenograf) dhe Samka Ferri (kostumografe), ngjarjen e vendosin ne mes te dy pale shkalleve, qe mjerisht pak perdoren. Pra, nje pale shkalle, ne anen e djathte dhe,  te dytat, ne anen e majte, me  c/rast krijojne nje baraspeshe skenike ne rrafshin horizontal, shkalle neper te cilat  ne hapesiren e projektuar si shesh, levizin personazhet e mirenjohura te Shekspirit. Gjithashtu,  edhe  kostumet e  Samka Ferrit korrespondojne ne nje mase me kohen, kur eshte shkruar drama e me kohen e sotme.   Shikuesi, ne veshtrim te pare, fiton mbresat se, para nesh, levizin personazhe te kostumuara mire; here vrapojne me shpata ne krah dhe sende tjera, dhe here here ndalen. Ata, para auditoriumit, lexojne disa vargje, kumtojne ndonje qellim, vrapojne nga te dy anet e skenes: here te Kapulatet dhe here te Montaget, andaj krijohet pershtypja se para nesh gjendet nje orkester me lloj - lloj instrumentesh, te cilat ekzekutojne nganjehere dicka romantike e  disa here edhe dicka tragjike, por te gjitha keto i bejne ne menyre te akorduar. Ata komunikojne ne mes veti, por edhe disharmonia eshte kategori estetike se, edhe ajo kategori ketu funksionon ne menyre ritmike. Dy aktoret e roleve kryesore, Alban Shahiqi-(Romeo)  dhe Ardiane Matoshi (Zhulieta), si dy violinat e para te nje orkestre, nuk kane mundur ta shprehin idene e Shekspirit. Por,  do thene se, ne skenat e para, Ardiana ishte e mrekullueshme me fanisjet per partnerin dhe  arritjet e imagjinative te saj, nje imazh bukur i koncipuar e nje dashurie te vertete dhe te sinqerte. Por, ne disa momente,(pershkak te kufizimeve) serish kjo zbehet, dhe  kjo ben qe keto dy personazhe te arrijne t/i harmonizojne veprimet skenike, por jo  pasionet e brendshme emacionale.  Nje pershtypje te mire, per publikun ka lene personazhi  Vaja , e punuar dhe e tipizuar deri ne detaje nga aktorja e re, Aurita Agushi. Sipas kritereve profesionale, kjo ishte nje nga personazhet qe arrijne ne menyre origjinale te plasoje deri te ne gjithe begatine e vepres se Shekspirit. Shihet se  Aurita Agushi, Shekspirin e ka lexuar dhe kuptuar shume me  seriozisht dhe me drejte sesa fytyrat tjera  te trupes artistike. Kostumet e  Samka Ferrit, rekuizitat me shpata te zhveshura, ca kryqa, gota te ndryshme per ahengje te aristokrateve i mbanin me pedanteri nje grup aktoresh dhe statistesh te tjere te ketij teatri. E gjithe kjo bente te terheqte vemendjen e publikut dhe krijimin e  mbresave te mira per kete shfaqje, gjithashtu paraqiste edhe  gjendjen e nje ambienti pallatesh, e jote nje ndonje ambienti tregu. Pra, ketu pame shumecka, por me se  spaku u pa mjeshtria narrativo-fabulative e drames se Shekspirit, ritmika dhe melodia e mrekullueshme e vargut te ketij autori te dramaturgjise boterore. Sidomos u pa harmonia e rrjedhshme dhe suptile e kesaj dashurie te permotshme, e cila perfundon tekstualisht. 

Shpresojme se kjo shfaqje do te mbijetoje ne skenen e teatrit te qytetit, se paku si nje vlere e nje lekture shkollore per nxenesit e shkollave te mesme dhe fillore, ndonese, kjo veper korrespondon me dinamiken e kohes. Koha Ditore 2002

 

 

 

 

Nje thyerje meditative kohe 

Shfaqja /Ura e sakrificees/ Teatri i Gjilanit                  

            Ne januar te vitit 2004, u inskenua  drama / Beselam pse me flijojne /  e  shkrimtarit, studiuesit dhe poblicistit  te shquar Rexhep Qosja,  tani me titull te ndryshar: /Ura e sakrifices/.

Shfaqja eshte mirepritur nga artdashesit dhe rrethet artistike teatrore, pikerisht ne 50 vjetorin e veprimtarise se  Teatrit te Gjilanit, i cili edhe zyrtarisht eshte ngritur ne rangun e teatrove profesioniste. Shikuesit e brezit me te vjeter kane patur rastin qe te shohin edhe me pare kete shfaqje te inskenuar nga Teatri Kombetar i Prishtines. Ata e kane ruajtur ne kujtimet e tyre kete lende dramaturgike dhe kete inskenim dhe nuk kane patur veshtiresi ta kuptojne situaten skenike, se si mbreti i nje qyteti, Haruni, u premton qytetareve se do te ndertohet ura, ndersa profeti Malos parandjen shenja jo te mira. Prifti Ixhlili vazhdimisht kerkon qe banoret te luten, ndonese ndertimi i ures nuk perparon, ku sipas tekstit te Qosjes,  uren dikush gjithnje e rrenon, dhe me ne fund e shoqja e Beselamit, Hena behet theror dhe  pas ketij akti flijues ura nuk rrezohet , deri sa krejt ne permbyllje te aktit te fundit enigma zgjidhet, duke u zbuluar prania e Iblisit me fytyre njeriu, i cili  mbytet nga Beselami. Shfaqja e drames /Ura e sakrifices/, e adaptuar sipas drames se  Rexhep Qosjes /Beselam, pse me flijojne/ dhe ne  regji te  Sokol Angjelit, aktor nga Tirana,  luajtur nga trupa e Teatrit te Gjilanit.Drames /Beselam…/, Qosja e mbeshtetet ne legjenden shqipatre, e cila, si ide e shtron intrigen. Motivimi i flijimit ne fund del i kot dhe i pergjason mitit te Sizifit. Lenda ketu nuk shtrohet sipas tekstit, por me shume mbeshtetet ne mitet antike greke, e joshqiptare, e cila figurativisht mbarshtrohet nga Angjeli.

Gjate perpunimit te tekstit eshte e lejueshme largimi nga varianti i autorit dhe e drejte e tij te beje ndryshime, por variantin te cilin e ka sjell ne skenen e Gjilanit, Angjeli mund te thuhet se i  ka ikur shume  konceptit te  drames dhe i eshte shmangur temes mbi te cilen eshte thurrur teksti dramatik i Qosjes.

Sikur edhe ne vepren /Mitet e zhveshura /(1978)  e perbere nga tri drama, ku hyn edhe kjo lende dramaturgjike e botuar per here te pare edhe ne revisten letrare /Jeta e Re/ nga eshte marre edhe teksti dramatik i shfaqjes se gjilanaseve, ne vepren /Beselam…/. Autori zhvesh dhe  demitizon mitin duke metuar keshtu qe lexuesin e tij shqiptar, dhe jo vetem ate, t/a ktheje ne realitet, gjegjesisht  ta beje qe ta shohe veten ne poziten e tij. As sot, pas me se 30 vjetesh, sikur nuk eshte kuptuar ky mesazh, dhe mbase ndoshta kjo nuk eshte kuptuar as nga regjisori , e as aktoret gjilanas, ku skenat e tekstit mbeten ne figurat hije, edhe pse  ne tekst verehet synimi qe t/i ike dhe  t/i shmanget paraqitjes njedimenzionale te thyerjes se kohes me elemente meditative.  Regjisori ndjek ate variant sepse, edhe sot mitet kane mbetur mite, kurse jeta sikur eshte mbeshtjelle nen vorbullen e saj. Regjisori Sokol Angjeli, e nise permes nje rrefimi mitik, linje  e cila perfillet vazhdimisht si qasje e tij e preferuar regjisoriale, me rajvizime konceptuale, veprime keto qe kane bere qe shfaqja te derivoje jashte ngjarjeve dramatike, porse permbyllja, nje element i vetem, perkon me ate sic do te duhej te ishte sipas vepres se autorit. Keto mesazhe arrijne tek publiku,  duke e shtuar intenzitetin emacional, por jo edhe ritmin dhe tempon e shfaqjes, ndonese kete e ngadaleson drita me mjaft mangesi, si permes efektetve te pamjaftueshme te ndricimit, te cilat do te duhej te lokalizonin veprimin, ashtu si edhe permes  elementeve sugjestive te projektuesit (Konstruktorit). Gjithashtu edhe permes  momentit te  kercimit  te valles, provojne te sjellin risi dramatike ne skene pas atyre goditjeve shpirterore te njepasnjishme qe kishin bartur ne personazhet e drames. Shfaqja ngarend tempon atehere kur qytetaret dhe ushtaret dalin karshi Iblisit, kurse me vone drama tenton te behet permes atmosferes se pasigurise, dyshimeve, dilemave, frikes duke vene gjithcka ne pikepyetje, por ato nuk jane zhvilluar konform tekstit dramatik qe do te shkonte rruges se trasuar,  thurjes e shthurjes me batica dhe zbatica, tensione te pergjithshme, gjendje  psikosociale te ndertuar prane gjysme murit te rrenuar ne hapesiren e projektuar skenike, i ngarkuar me gjysme ndricime, monologe, lutjeve dhe fjalime profetike, gje qe ketu e zhvendos lenden dramatike nga teksti i Qosjes ne mitet antike. Me keto dhe momente tjera, regjisori , por edhe aktoret jane munduar te reflektojne te publiku risi, te cilet kishin mbushur sallen e teatrit te qytetit, qellim qe nuk eshte arritur.  Mund te themi se, skenografise  i mungojne simbolet, mbi te cilat eshte ndertuar drama; hapesira e lojes eshte  e  zbrazur, prapaskena e pambuluar, ndersa efektet muzikore, here here  bien dhe keshtu bie edhe ritmi dhe tempoja gjate shfaqjes.  Me vepra te tilla  sic eshte kjo e Rexhep Qosjes, u pa se do te duhej patur, pos guximit, edhe nje trupe me te persosur teatrore per te inskenuar shfaqje te arrira skenike. Mbase kjo ishte edhe pershtypja e publikut dhe njohesve te kesaj fushe, ne nje debat te zhvilluar pas shfaqjes. Komunikimi i nivelizuar mes aktoreve, ndjenja e fuqishme per loje ekipore dhe individuale, eksponime te mbretit dhe fjalamane te profetit, e kane percjellur shfaqjen. Ishte nje qasje tjeter, te cilin duhet vecuar, sikur edhe disa shkeputje, qe pasonin nje pas nje, me renie te ritmit dhe tempos se lojes se aktoreve ne situate vazhdimisht te tensionuara, ku personazhi shihet nga situata rrefimtare e jo situata permes personazheve, dukri te cilat e kane renduar shfaqjen deri ne fund. Deri sa te autori (R..Qosja)  tragjedia fillon ne popull dhe bartet ne familje, ketu te shfaqja e Angjelit fare nuk ekziston faktori njeri elementi i tragjikes, qe kjo do te thote se  eshte fshire teksti dramatik.

Subjekti tragjik i inicuar nga fuqite njerezore qe e hqasim te teksti i autorit, qe faktikisht e  bejne tragjedine te shfaqja e Angjelit shkaktari i tragjedise  familjare dhe shoqerore eshte bartur te fuqite natyrore.I vetmi moment tragjik eshte pamja e fundit e shfaqjes, murimi i nuses, duke lene pershtypje se koncepti dhe qasja  regjisoriale ishte shtruar si tragjedi antike.

Shfaqja /Ura e sakrifices/ eshte  si antiteze e kuptimit te vepres se autorit, Rexhep Qosja, ku autori flet per nje flijim te kot, ndersa ne skene nuk del nje kuptim i tille. Me nderhyrjet ne tekst, perpunuesi i tekstit, e ka fshire elementin qenesor tragjik, duke e mbuluar at me statike, pasivitet dhe here here duke e paraqitur  si mjaft konfuz dhe pa baze reale, me te cilen eshte ndertuar drama / Baselam, pse me flijojne / , se paku ka qene dashur qe edhe  nusen ta bind per nje akt te tille te flijimit, ose ta ndertoje variantin origjinal te tekstit te Qosje.

Ne shfaqjen e trupes gjilanase, per punuesi i tekstit, ka ndertuar nje casje tjeter konceptuale, duke ndertuar nje strukture tjeter permes elementeve te /bunkerizimit/, qe ketu dalin si elemente te lashtesise se /Keshtjellave/ dhe i vihet asaj nje ure nderlidhese, qe mbetet si ide, por jo drame. Keshtu duke ju qasur nje realiteti te kapur me universalitetin e problematikes te cilin ai e kuptonte si te tille dhe i cili ka per baze mitin, qe letersia dhe njekohesisht edhe dramaturgjia e kane pjese te riciklimeve historike.

 Nga vepra e Qosjes  rrjedh ideja se duhet eliminuar  shpirtngushtesine  per te  ndertuar kompaktsine shpirterore.

Ndersa ne skene mundohet te  sillet ideja e ndertimit te ures me emocione sic ndodh edhe tek tragjedite greke, si flijimi i Evgjenise si sacrifice per te shkuar ushtria me tutje.

Pra,  edhe ketu del si teater epiko-poetik.

(/Zeri/-shtojca , Prishtine, 17 prill /04.)

Drame ndergjegj e vrare

Drama/Vegullia/ Sezoni,/04

 

                Teatri i Gjilanit, ne sezonin 2004, sjell ne skenen tij  vepren e Beqir Musliut  Vegullia,  veper kjo qe autori ia siguron nje vend shume te rendesishem dhe te merituar ne dramaturgjine shqipe.

 Dramatizimi dhe regjia eshte bere  me nje perkushtim evident nga Fadil  Hysaj, duke e luajtur ne skene me perkushtim trupa e Gjilanit.

Bazamenti i teresise permbajtsore dhe ideja e sendertuar ishte nje nga format e te menduarit dhe te sjelljes se qytetareve te kasabase se dikurshme te Gjilanit.

Mbi kete ide Beqir Musliu  e mbeshtet konceptin dhe tekstin e drames se vet.

eshte, pra, nje koncept tejet permbajtesor i nxjerr nga vepra e Beqir Misliut dhe i realizuar nga regjisori Hysaj.

Nje trajtese e tile dhe nje transplatim i mrekullueshem i thesarit popullor qe eshte bartur te vepra e Musliut dhe eshte mbeshtetur ne nje ngjarje qe ka ndodhur ne nje cep te nje perandorie te dikurshme, e cila po binte, ne nje faze te padefinuar shoqerore, kjo edhe ka qene burim i pashtershem i shume krijuesve tane.

Nje lende e tille e shfrytezuar nga leteresia kombetare ishte edhe nje materie per trajtime me te reja artistike, prej te cilave shkrimtaret kane krijuar veprat e tyre.

Keshtu veproi edhe Fadil Hysaj, i cili mori nje tekst te fuqishem nga romani i B. Musliut, ( Vegullia), e adaptoi per skene, ashtu si i ka shfrytezuar edhe ne dy projektet e tij madhore te mehershme.

Hysaj e ndertoi shfaqjen permes nje ngrehine duke e thurur nje tragjedi familjare mbi tekstin dramaturgik te  kesaj vepre madhore, te cilin e perpunoi me mjeshteri per skenen teatrore gjilanase.

Teksti i B. Musliut eshte nje filozofi jetesore e njeriut te nenqiellit tone me te gjitha preokupimet dhe permasat tragjike te saj, ne nje periudhe te caktuar kohore, eshte nje rrefimi i fuqishem i ndertuar mbi nje ngjarje te vertete, ku fati i njeriut varet nga rrethanat kohore dhe nga ngjarjet qe ndodhin ne provincen e kasabase se Gjilanit. 

Hula, protoganisti kryesor, kur i duhet dhene nje zgjidhje te vetme, percaktohet per birin e tij me te shtrenjte, Mevlanin,  ta dergoj bedel, per te mos shthurur jeten e djalit te madh te martuar, i cili ne rrethana te caktuara kohore te nje shoqerie te shthurur te nje perandorie ne renie, vdes si ushtar nga plumbat, si atdhetar apo tradhetar, apo nga murtaja ...

Kjo mbase eshte edhe burim i konflikteve te brendshme familjare.

Kete konflikt te paraqitur ne menyre psikologjike, e ben qe jeta e vellait te vdekur (Talit) e qe misherohet, hyne apo bartet  te Mevlani. 

Pesha e rende  e fajesise dhe e dilemave  rendon mbi te, si nje barre e fati te vellezerve binjameze, te cile bartin njeri- tjeterin si denim per mekatin.

Ne shfaqjen Vegullia trajtohet si nje teme e dhembshme, tema e shkuarjes per te luftuar per nje ushtri te huaj, fati i te quajturit vdekur dhe me jetue jeten e tjterit, ne kohen e nje perandorie, pertej Bosforit.

Hula, ne vend te djalit te madh, ne kete ushtri, e dergon djalin e vogel te tij, i cili bie ne lufte larg tyre, pa e pare askush. Shkrimtari, si njohes i mire i psikologjise se njeriut, permes kesaj vepre na paraqet shqetesimin e madh te anetareve te familjes per vrasjen e te birit te tyre, duke i brere ndergjegjja te gjithe, sidomos babane, (Hulen ) qe vete e kishte derguar Talin, ne ate vend te larget, ne vend te  Mevlanit.

Ndersa tash ky i fundit, sikur jeton jeten e tij, e barte ne shpine, njekohesisht edhe e brene ndergjegjja se po te mos kishte shkuar i vellai, ai sot do te ishte gjalle e jo ne varr.

Dilema, sikunder e pengon familjen per te vazhduar nje jete normale, prandaj kemi ketu nje katrahure, nje urrejtje qe arrin nje shkalle teper te larte, nga e cila edhe gjerat marrin tatepjeten tragjike, kemi vetem kuje dhe dhembje e asgje tjeter.

Drama na paraqet shqetesimin dhe fatkeqesine qe ka goditur personazhin kryesor, Mevlanin (Astrit Kabashi ) , permes te cilit e shohim psikologjine e njeriut tone, shqiptarin ne nje te shkuar, por edhe te ketij qe pason dhe fatin e atij ne situata tejet dramatike duke e munduar ndergjegjja e tij.

 Mevlani nuk gjen shteg per te dale nga kjo gjendje qe eshte  krejtesisht hon i erret, nuk mund ta kaloj dot fatkeqesine qe e ka kapluar, vdekja e te vellait, Talit ( Ali Demi ), qe ka rene ne lufte, i shkuar ushtar ne vend Mevalanit, prandaj kjo edhe ka ndyshuar cdo gje ne jeten dhe fatin e tij.

Ai endet si pa koke me barren e rende te mekatit, duke bredhur nate e dite, sepse  vete jeta e tij i eshte bere e padurueshme. Mevlani na del i pafajshem, por qe ndjehet fajtor per mekatin qe nuk i perkiste atij, por dikujt tjeter, pushtuesit, shpirtin e tij e shohim si nje det i trazuar qe nuk mund te gjej qetesim ne asnje menyre. 

Tek Mevlani mbreteron nje situate e rende shpirterore, tenton gjithnje te iken nga rrethi i mekatit, ama nuk ia arrin dot, keshtu mbyllet ne vetvete duke  sajuar dhe akumuluar nje vuajtje te ndjenjes se fajesise per pafajesine e tij, sepse nuk mund te qendroje dhe behet i pafuqishem per kete edhe e ngrite zerin e tij, qe nuk eshte vetem i tij, zhvillohet monologu:

Mevlani:/ Perse  ka mbetur bedelia? Perse? Sikur te mos ishte kjo, as Tali nuk nuk do te mund te shkonte bedel ne vendin tim, sepse jeta e tij do te ishte krejtesisht ndryshe/ .

Fanitja ne shpirtin e tij e te vellait bedel, e mbane ate as ne toke, as ne qiel, por vazhdimishtl duke e larguar nga jeta e vertete qe e jeton plot vujtje dhe keshtu me ne fund shnderrohet ne nje somnambul.

Interpretimi: Treshi aktoresk Naser Zymberi (Hula), Astrit Kabashi (Mevlani) dhe  Ali Demi (Tali)  Zymberi si aktor i skenes me nje stazh te konsiderueshem skenik dhe dy te fundit, aktore te rinj, pa dyshim se kesaj radhe jane  ballafaquar me nje  obligim dhe detyrim profesional nga me te veshtiret deri me tani.

Te trete imponojne ne skene rolet me nje disipline dhe perkushtim skenik, me nje perpjekje maksimale qe t/i koncentrojne veprimet skenike me mjaft pergjegjesi ne interpretimet e castit dhe ne nje koordinim te perbashket ne loje, duke mos u ngulfatur, harlisur as dalldisur nga poetika e simbolika e  shkrimtarit qe do te mund te nxirrte deri te dezekuilibrimi   i shfaqjes.

Trupa teatrore - Kjo trupe  teatrore i gjasonte nje orkestre te dirigjuar mire nga regjisori Hysaj, ku dy rolet kryesore, ai i Mevlan Jusufit (Astrit Kabashi) dhe Tali (Ali Demi) kane bere qe si dy violina te para te kesaj orkestre te zene ritmin e shfaqjes dhe te rrisin dinamiken ne skenat masive dhe ne dialogje te drejtperdrejte, duke pasur pershtati edhe Hulen qe e luante aktori me pervoje, Naser Zymberi.

Per Zymberin mund te thuhet se ka hyre  ne brendin shpirtrore te Hules, duke qendruar besnikerisht dhe i misheruar me rolin e tij, per te hedhur ne syprine qendrimin e tij, dhembjen dhe krenarine ndaj birit te tij, Talit, qe veten e nxjerre fajtor per vrasjen e tij, se e ka derguar bedel ne vend te djalit tjeter Mevlanit, i cili i mbeshtjelle nen lekuren e vellait te vrare. Por, me nje teperament dhe logjike te sjelljes dhe veprimit skenik, perdallon nga pjesa tjeter e ansamblit, dhe me nje harmonizim te rolit me Talin (Ali Demin). Aktori Astrit Kabashi nga Prishtina,  do percillet gjate me duartrokitje nga ata qe e percollen kete drame, sepse ai luajti me nje maturi artistike dhe shkelqeu, sipas mendimit,tone, ky ishte roli me i mire deri tashti qe luajti  ne skene, sikur edhe Ali Demi ( Tali), Naser Zymberi ( Hulo ).

Matoshi befasoi me interpretimin e tij te natyrshem dhe te nje ndertimi te figures autoktone  te plakut ne skene, si eksteriera dhe enteriera figurative dhe emacionale shpirterore. Edhe pjesa tjeter e ansamblit gjilanas ka qene ne nivel te arrire te interpretimit dhe te lojes skenike, si:  Nuhi Matoshi, Aurite Agushi ( Hajria ), Muharrem Sylejmani, Jashar dhe Sabedin Shahiqi, Mejreme Berisha,  Bukurije Kciku, Rexhep Maloku,  Ekrem Sopi, Bashkim Nexhipi, Avni Shkodra, Gyner Halili e Fatos Kciku, secili ne menyren profesionale, me tere poeticialin, dhane ate cka u kerkua ne teresi nga regjisori Hysaj dhe dolen ngadhjyes, arriten suksesin e deshiruar fale punes se palodhur e bashkepunimit te ngushte.                                                                                                                                    

Skenografia mjaft fonksionale, ndonese e thjeshte me me pak elemente ka qene e realizuar sidomos shtrati i Hules, qe perdorej, si shtrat karroce dhe arkivol i tij, i realizuar nga  arkitekti, Nuhi Hysaj.

Po keshtu edhe kostumet e Iliriana Loxhes,  kane sjelle me autoktonitetin e kohes dhe kane dhene  nje kolorit te larmishem dhe te ambientuar skenik .

/Zeri/, Prishtine, qershor 2004).

Skena:Sistemi amoral

/Te malkuarit/  Enver Petrovc

Shfaqja  /Te malkuarit/, me tekst dhe  regji te Enver Petrovcit, luajtur nga studentet e Deges se Aktrimit te Akademise se Arteve, te cilen patem rast ta shohim per te treten here, deli si nje veper skenike mjaft komplete dhe e realizuar mire. /Te mallkuarit/  ben fjale  per vitet e thyerjes dhe te renies se nje sitsemi, i cili ka prodhuar dhunen si aparat represiv dhe qe ne mase te madhe eshte reflektuar ne te gjitha shtresat shoqerore, por me theks te vacante ne shtresen e familjeve te perziera. Keto personazhe per shkak te trashegimise nga martesat e perziera  etnike, permes te cileve paraqitet situata konkrete, ku etnogjeneza eshte me e rendesishme  se ajo qe po zhbehej, si material eshte mjaft i qelluar  per krijimin e intrigave dhe te formave te tjera te konflikteve te brendshme te prototipeve te kesaj shtrese shoqerore. Permes edukates se imponuar, thurjes se nje varg makinacionesh publike, thyerjes se  moralit tradicional te familjeve tona, per shkak te fatit te ndeshur te tyre-ekzistences, ne vend se ato te jene bartese te nje procesi progresiv shoqeror, shnderrohet ne nje cerdhe intrigash, te cilat sajohen ne nje baze apo qeli te fshehte.  Ne nje situate te tille eshte vendosur edhe personazhi kryesor i shfaqjes, Hekurani, si trashegimtar i nje shoqerie maksimalisht te politizuar dhe pushtuese.Nga shqiptarmonist, ai, dallohet me nje besim te forte dhe moral te pathyeshem, por qe vazhdimisht perballet  me sfidat e nje sitemi te imponuar degradues dhe te nje rrethi amoral. Nderkaq, katarza shoqerore e prejudikuar nga hallkat e nje aparati represiv dhe policor, e ve ate ne binaret e shthurjes dhe degradimit total.Gjithe kjo behet dhe simulohet permes gjenit te tij trashegues, prej nga rrjedh, ku,  sipas autorit, duhet te jete me i qendrueshem ndaj perplasjeve jetesore, per shkak te stervitjes mes ketyre rremimeve ekstremisht te ambientuar ne rrrethet e tilla shoqerore.Por, aty jane edhe personazhe te tjera, si Maria, nje vajze e lazdruar,  kombetarisht dhe moralisht e keqperdorur dhe e instrumentalizuar per nevojat e atyre qe edhe e abuzojne deri ne shkaterimin e denjitetit te saj njerezor dhe etnik. Ajo ka bartur nje vetedije te imponuar  etnike, sic eshte urrejtja, perbuzja, andaj keto krijesa per autorin me te drejte quhen /Te mallkuarit/. Inspektori, qe eshte ne kete rast projektues dhe zbatues i kesaj tragjedie, arrine t/i vecoje bashkveprimtaret e qelise, te cilet perballen me pushtetin represiv.

Trupa artistike qe e ka vene ne skene dramen /Te mallkuarit/, e drejtuar nga autori i tekstit dhe nen regjine e tij (Enver Petrovci), ka funksionuar mire dhe ka dale e kompletuar dhe e realizuar mire si teresi. Megjithate, dallohen dy realizimet e para te kesaj trupe dhe ketu, pa dyshim, do vecuar Teute Krasniqin, ne rolin e Maries, e cila jep nje kreacion qe nuk eshte vetem nje interpretim i thjeshte skenik, por,per me teper eshte nje perjetim i thelle, nje lexim racional skenik, qe rralle haset ne skenat tona teatrore. Kreativiteti aktorial i Ahmet Krasniqit, gjithashtu eshte mjaft substancial dhe roli i tij paraqitet i realizuar artistikisht me sukses.   Por, as puna e te tjereve nuk ngec prapa, e ketu duhet permendur Agron Shalen, Shkelzen Rracin, Xhelal Halitin etj. Te gjitha keto kreacione i japin nje peshe te vecante artistike inskenimit te drame.Koha Ditore

 

Ne mes te Mono-drames

Shfaqur vepren /Kronisti i te vrarerve / , te autorit , regjisorit dhe aktorit: Mentor Zymberajt, ka si ngjarja te vendosur ne nje ambient aktual,   ku gjelline ankthi i vazhdueshem per kerkimin dhe identifikimin e personave te zhdukur e te vrare dhe ceshtja e ambientimit te njeriut ne Kosoven e pasluftes. Ne shfaqje shprehet mesazhi i njeriut qe klith dhe hulumton cdo gje qe, sipas nje imagjinate, na vjen here si i thyer, here si ze nene, babai ose ze femije. Zymberaj ka arritur nje qellim: te plasoje mesazhet e atyre dhjetera  personave te zhdukur, viktimave te moshave te ndryshme te mbetura neper varrezat masive, si femije, nena shtatezana, nena te vrara me pirun se bashku me foshjet e tyre ne stomak, si dhe te moshuarit e semure. Tabllote e shpalosura kane vene ne dukje shume gjera, te cilat kane reflektuar ne nje fare menyre edhe ngjarjet qe ende jane te fresketa dhe, te cilat, ne nje fare mase , e kane shprehur nje realitet te ndodhur, ndonese me improvizime, Zymberaj, ka arritur ta jape gjendjen shpirterore, te cilen, se paku, ka pretenduar ta kete dhe e cila do  te duhej te ishte para gjithe atij akti makaber.  Gjate kohes sa ka zgjatur shfaqja, gjithsejt  nje ore e dhjete minuta, pjesa e publikut, qe e ka percjelle ate deri ne fund, ka pasur rast te shohe edhe tabllo te perpunura dhe te menduara mire, ndonese dhe, te realizuara ne tersi. Fillimisht, disa skena kane korresponduar mire me ngjarjen, edhe per shkak te vokabolarit dhe efekteve te mjaftueshme dhe te kreativitetit logjik dhe konceptual, per te nuhatur dhe identifikuar situatat e renda me te cilat perballet protagonisti i shfaqjes, se ciles i caset per ta bere fillikat ne skene. Shfaqja permbushet me sekuenca te arritjes se nje vetedijesimi te personazhit, mbi ate qe u ka paraprire ngjarjeve te ndodhura, ndonese protoganisti i shfaqjes ishte ndertuar me nje dramacitet, qe here- here te paraqitet, si njeri impotent qe tenton te ledhatoje, e here- here te dhunoje, e here te plackise gjithcka, si dhe duke perdorur mimiken, gjestikulacionin dhe duke mos folur asgje, ndonese nje krrokatje paralajmeruese i tingellon permes efektetve muzikore, qe i prekin ndjenjat e topitura, per te reaguar si nje refleks i kushtezuar, me motivacion se edhe ai do te mbetet si te tjeret, ne fushe te hapur. Skena ka qene mjaft sinjifikative dhe e ambientuar me perplote figura, qe nganjehere i sherbejne projektuesit si pasqyre e dhembshme, por here-here edhe pershkohen nga nje vrojtim pasiv i asaj ngjarjeje qe ende kullon, e,  te cilen e mbulon per mos kundermuar, apo per te mos e pare kush. Ai ishte mjafte i kostumuar me nje paraqitje ekstaze para publikt, per te cilin u eshte e njohur  te gjitheve ne paraqitjet e tij dhe, ka pasur thyerje te mjaftueshme meditative te karakterit te personazhit. Ne shfaqje ishte e pranishme nje levizje skenike e demostruar nga personazhi, i cili ka manevruar rregullisht me nje stil te praktikuar edhe ne shfaqjet tjera, por duke i perseritur, ne disa raste edhe shume tabllo  te shfaqjes. Proteganisti dhe projektuesi, here-here, me keto levizje ka qene funksionale ne te gjitha aspektet, per te kompletuar figuren qendrore, qe sodit vazhdimisht per tu paraqitur prej situates ne situate permes tij, e jo qe te flase per situaten me mjafte komplekse ne te cilen ndodhej. Zymeraj ka demonstruar nje loje, ushtrim mizanskenik te konceptuar, dhe sa duhet ne interesin e  shfaqjes si teresi, si dhe here-here me veprime te mjaftueshme logjike per ambientin skenik. Autori, ne kendveshtrimin e tij, si projektues dhe bartes i lojes skenike, gjerat i ka terhequr zvarre edhe duke i perseritur shpeshhere, ndonese ato kane pasur ne disa raste te vecanta edhe efektin  e shprehjes se menyres se kordinuar dhe  te suksesshme, ashtu si jane pare ne skene. Zymberaj e ka zhvilluar karakterin e personazhit, qe e luan vete ai, si dhe nuk e ka bere tekstin dramaturgjik sipas nje lloji  te gjinise dramaturgjike, duke levizuar keshtu ne mes,  pra vepra ka thyer limitet tradicionale ne mes gjinive si monodrame dhe, si e tille, ajo eshte nje variant i perziere, dicka ne mes te monodrames, pantomimes, dhe sic  u  tha  me larte - ushtrimit mizaneskenik. Nje personazh i tille, cmendet gjate atij procesi, te identifikimit te personave te nje veprimi makaber, qe ka ndodhur, porne fund ia  del  te jete ashtu i cmendur, su ne fillim te drames-veprimit skenik. Megjithate, shfaqja ka pasur efektet e veta, per nje levizje pozitive ne drejtim te ndricimit dhe zgjimit  te ndergjegjes se fjetur.ER

 

 Nje shpalosja e riciklimeve hisitorike  permes artit skenik 

            Shtepia Teatrore /Akt/ nga Prishtina dha shfaqjen: /Nata e fundit ne Goli Otok/ te autorit Mehmet Kajtazi, dramatizuar e ne regji te Xhevat Qorraj, luajtur nga aktoret: Mentor Zymberi, Selman, Lokaj dhe Asllan Hasaj, e cila shfaqje u mireprit nga publiku, qe kishte permbushur sallen e teatrit te Gjilanit.     Autori e ka riaktualizuar nje teme qe eshte e fresket dhe ende mbetet aktuale per popullin tone, qe ka perjetuar katrahurat me te egra te nje regjimi totalitar dhe pushtues.  Periudha e paraqitur ishte ajo qe eshte perseritur vazhdimisht gjate riciklimeve historike, gjegjesisht per burgun famekeq te Goli Otokut te periudhes se parabrioneve. Autori e nise mbareshtrimin e temes se adaptuar per skene, permes tre personazheve, qe faktikisht kane nje fat dhe mund te permblidhen ne nje figure, qe per fat e paten Goli Otokun, nje burg famekeq ne nje shtet, sa okupuas, aq edhe tiranik e shtypes. Goli Otoku, varr ky, ku lan eshtrat per bindjet e tyre politike, shume vellezer e baballare tane qe e deshen atdheun e lire,  jo nen prangat e roberise sllave.. Deshen qe toka e tyre te mos shkeputet nga trungu ame, per cka edhe kishin luftuar e derdhur gjakun rreke gjate luftes Nacionalclirimtare, por qe ishin tradhetuar keqas. Kosova ishte vene serish nen pranga. Pamja e dyte, burgjet bashke me krimin paraqesin qendresen  duke u perballur me te keqen, vecmas figure impozante ketu na del Selman Lokaj qe eshte pare edhe ne dramen Gof. Figure tjeter eshte Asllani, i cili eshte ndryshe. Ai  qe vepron me rregullat e nje plani te caktuar, eshte  me i natyrshem dhe  me i cilter, del me njerezor, me komunikues, qe bashk me pamjen e trete, qe perfaqeson aktori Mentor Zymberaj, perbejne nje tersi te shfaqjes mjafte kompakte dhe te realizuar  me regji aq sa edhe ka afruar nga pervoja e tij, Xhevat Qorraj, ne nje tekst te dramatizuar prej tij. Permes lojes se bukur te  tre aktoreve, Xhevat Qorraj me nje skene te zbrazet, krejtesisht bosh, pos dy tre gurve, na dha nje realizim te pelqyer skenik dhe beri qe gjate tere shfaqjes te degjohet frymemarrja e atyre qe e percillnin ne salle, qe ishte e stermbushur nen ndikimin e emocioneve, ata kutjuan te kaluaren e hidhur te nje pushuesi eger, tashme te perenduar.

                                                                                                                                                                                            Shfaqja permbyllet me idolin, me qirinje te ndezur , me personazhin e tij: /Gjalle eshte Hyse Rama, gjalle. Buke nuk i japin Hyse Rames e as uje nuk ka. Buke e uje e ka gurin. Hyse Rama eshte shkembe qe  qe nuk qahet/. Nje ane tjeter eshte edhe permbyllja mjafte sinjifikative, me qirinje te ndezur, qe per popullin, ketu, ende eshte aktualitet, sepse mbi 3500 veta, ende besohet se jane ne burgjet serbe, si ai i Goli Otokut, ku dite per dite pritej se do ti hedhin ne uje  per ti perpire peshkaqenet mishngrenes.Teksti dramaturgjik, eshte nje rrefim per te gjitha ato qe perjetuan  shqiptaret e Kosoves neper burgje e  kampe  te ndryshme qe ishin tmerri vete . Shfaqja shikuar sipas kontestit aristotelian te katarzes, te pastrimit shpirteror, tmerret qe pame ne skene, para se gjithash veprimet makabre te dhunshme te regjimit te eger e sa pushtues, Aktoret qene te nje niveli te lakmueshem interpretativ, prandaj edhe shfaqja doli me nje ngrohtesi te thelle. (Rrjedha, janar04).

 

 

Groteske e  qasjeje universale 

            Teki Dervishi: / Repriza e lirise/,

 
Shfaqja e Teatrit te Shkupit: /Repriza e lirise/, e autorit Teki Dervishi, ne regji te Esat Brajshorit, luajtur nga trupa tashme e njohur kombetare e Shkupit, ne mbremjen e trete te shfaqjeve skenike te /Flakes se Janarit 2004/, eshte shfaqje e cila u prit mire nga nje numer i te pranishmve .  

Tema e mareshtruar ka te beje me probleme sociale te nje faze te caktuar te tranzicionit. Shfaqja jepte tabllo te cilat nderlidheshin me aktualitetin tone kombetar dhe historik, tema keto  te trajtuara edhe me pare nga autori i tekstit Teki Dervishi. Dervishi ka sinjalizuar se me kete trupe do te vazhdojne koperimin, si edhe me trupen e Teatrit Kombetar te Prishtines, duke llogaritur ketu edhe regjisorin e shfaqjes dhe nje  aktore, e cila eshte larguar nga trupa pas nje aksidenti qe ka pasur.  Ngjarja dramatike eshte ndertuar mbi tekstin e autorit, i cili eshte sherbyer me te dhenat biblike per konfliktet familjare, shoqerore e kombetare, duke u nisur nga figurat simbole, si: Kabili dhe Habili, qe ketu identifikohen me Abelin e Kainin. Si figure me peshe te vecante kuptimore inkuadrohet edhe fugura biblike Eva.  Mbresat e publikut ishin se, shfaqja /Repriza e lirise/ ishte nje groteske teatrore, por jo edhe e perfunduar.Karakteri i konceptimit te nenes nga Abeli, here si nene e here si grua , varesisht nga situata, ishte nje gjetje e mire regjisoriale e konflikteve familjare, duke e tipizuar ate si grua, sepse vetem gruaja vret, ndersa nenat nuk vrasin. Po ashtu kjo gjendje traumatike eshte reflektuar ne familje, si embrion i pare i shoqerise dhe si nje paralajmerim, si ngarendje pozitive e negative, si ne rrafshin kombetar por edhe ne kontestin shoqerore dhe universal.  Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, permes parodimit te ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme shoqerore, fashiste, socrealiste e moniste. Gjetjet e aty peratyshme dhe qasja  regjisoriale e papercaktuar, ishin nje nga format, te cilat jane thurrur sipas tekstit te Dervishit, por ato jane ndertuar sipas  prizmit ironizues tejet therres por mjaft terheqes qe, ne skenen tone teatrore, ishin edhe mjaft prekse sidomos per disa kategori shoqerore. Regjisori ka aluduar per te komentuar dilemat e papercaktuara ne shfaqje, si ceshtje keto, qe jane parashtruar per t/u nenkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varesisht nga kendveshtrimi i tyre dhe nga shija e akecilit.Valimi i flamujve dhe parakalimet ishin karakterizuar si nje prolog i shfaqjes per te hyre pastaj ne brendesi te saj.  Kjo, sipas mbresave te disave, ka arsyetuar qasjen dhe gjetjet regjisoriale dhe, mbase ishte ajo qe i ka sherbyer per nje kategori, te cilet me shume perdorin skenen sesa bejne risi per skenen teatrore, ku me shume flasin per protoganistin sesa  hedhin drite dicka  permes personazhit. Shfaqja ishte nje nga ato shfaqjet qe ka bere te shtrohen shume dilema te hapura, si ne taborrin kombetar, ashtu edhe ne taborin shoqeror e familjar, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde ku /vjen si gjithnje i huaji dhe na detyron te zhveshim uniformen, te caramatosim ushtrine/. Megjithese ka patur edhe disa matje, te cilat kane nxjerrur dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi simbolet.(RRjedha/03)

 

Sistemi i  vlerave dhe thyerjeve te medha 

Shfaqja e drames  Kohe e paemer e Ruzhdi Pulahes nga Teatri i Korces, ne regji te Dhimiter Ogroskes Artist i  Merituar,  me skenografine e Shaban Hysit (Artist i Merituar) dhe e luajtur nga trupa profesioniste e ketij teatri e perbere nga Violeta Manushi Artiste e Popullit ne rolin e gjyshes, Aleko Prodani Artist i Merituar, etj. , ka zgjuar mbresa te kendshme gjate diteve te mbajtjes se Festivalit te Drames qe ka trajtuar ne kete shfaqje ben fjale per vitet e thyerjes dhe te renies se nje sistemi monist, i cili ka prodhuar dhunen politike dhe klasore dhe, i cili, ne mase te madhe eshte reflektuar ne te gjitha shtresat e, vecanerisht ne familjet  me botekuptime te ndryshme politike. Keto personazhe, japin krakteret qe per shkak te trashegimise nga martesat e perziera te prinderve dhe lidhjeve te reja, pas renies se sitemit monist dhe rilindjes se nje sistemi pluripartist, ku ne situatat konkrete,  perkatesia partiake apo politike eshte me e rendsishme se ajo qe po shkonte.

Te gjendur ne nje sistem ku vijne ne shprehje konkurrenca e vlerave dhe transformimet shoqerore, personazhet e sajuara nga dramaturgu i njohur shqiptar Ruzhdi Pulaha, perballen me elementet e nje shoqerie ne tranzicion, ku perpos elites se tejkaluar ne kete proces kane qasje edhe te perndjekurit politike te demokracise se mesme dhe ata te krahut te djathte e te majte, si dhe pjesa konservative e tyre, e cila me cdo kusht do te mbetet ne pushtet apo te marre pushtetin ne tranzicion. Njera nga keto forca te polarizuara, qendron si nje element i kontinuitetit te nje sistemi te kaluar ne kohe, kurse tjera, si nje force e re reformatore domokratike, qndron si nje element diskontinuiteti i nje sistemi te vlerave te degraduara shoqerore te paemer. Bartesit kryesore te lojes jane pesonazhet e nje familjeje me trashegimi te ndryshme politike dhe intences per te patur qasje me fleksibile ne sistemin e vlerave te demokracise, mungesa e kultures politike e te cilave reflektohet negativisht ne bartjen e konflikteve shoqerore edhe te anetaret e familjes se tyre. Permes edukates se imponuar, eshte nje gjetje e mire regjisoriale, ku pas thyerjes se nje vargu makinacionesh publike, si: thyerjes se moralit tradicional familjar dhe te asaj qe ishte imponuar si vlere e nje sistemi shoqeror, per shkak te fatit te tyre, gjyshi dhe gjyshja me vetedije te trasheguar te moralit tradicional, babai dhe nena te gjetur ne pozita te ndryshme politike, nena anetare e byrose se partise se rrethit dhe babait ne anen tjeter, qendron bija e tyre si nje katalizator i situates se crregulluar, per te shkeputur ata drejt integrimeve ne proceset progresive te nje sistemi te ri shoqeror, qe po zhbehej.

/Tranzicion apo tranzitizem, ato qe diskutohen mes nesh, bile edhe ato qe shpesh i bisedojme me vetveten/ , jane drejtimet nga zhvillohet veprimi dramaturgjik ne satiren /Kohe  paemer/, ku vepra e Ruzhdi Pulahes shquhet per shkrirje te zhanreve. Atje ka drame, komedi dhe satire, gje qe e ben me te afert me vete jeten/, e ka cilesuar kendveshtrimin  e vet, autori i kesaj vepre madhore, qe eshte edhe moto e shfaqjes. Mesazhi i plasuar permes fejeses se vajzes se tyre do te jete nje thurje e fuqishme dramatike ne te cilen pesonazhet e vepres se Pulahes ndeshen, per te paraqitur vetedijen e tyre dhe shthurjen e konfliktit ne saje te nje vetedijeje te ngarkuar, por te kaluar me me pak trauma fazen e tranzicionit shoqeror. Personazhi me tipik eshte vajza e gjetur ne nje pozite te thyerjes shpirterore nga mamaja, drejtuese ne aparatin partiak dhe te familjes se saj, gjyshit me origjine nga nje botekuptim tjeter, qe  ka heshtur vazhdimisht, ku me rastin e fejeses paraqite ne permasat reale te situates me te cilen perballen protagonistet e ngjarjes. Trupa e Korces ka funksionuar si nje trupe komplete me gjetje dhe invencion te mire regjisorial, interpretim te shlirshem dhe mjaft komunikativ me publikun, nje kooperim edhe ne trupes artistike me ngjyrime te ndryshme, plasman te mesazhit publiku.

 

 

 

 

 

 

Shfaqja e komedise/Revolja/


Teatri i Gjilanit vazhdoi ne seri shfaqjet ne skenen alternative, si /Tuneli/, /Mos e prek/, pos tyre, kesaj radhe u prezantua me premieren e tragjikomedise /Revolja/ te inskenuar nga aktoret e regjisor te rinj apsulvent dhe  te sapo dal nga akademia.                         Me kete shfaqje, si dhe me dy- apo tre te tjera te realizuara gjate ketij sezoni teatror si: /Tuneli/, / Mos e prek/, etj.,  eshte futur nje  risi e re ne skenen gjilanas, duke marre keshtu nje hap mjafte te rendesishem per t`i ndihmuar talentet e skenes teatrore. Shih pikerisht per keto arte skenike, sidomos per komedi qe mund te realizohen me me pake  mjete, dhe perkunder veshtiresive eshte formuar skena e hapur. Aty te njejtit  autor, aktor, regjisor, permes projekteve do te shpalosin vlerat e tyre qe  nuk jane te pakta, duke qene keshtu gjithnje ne kerkim  te vlerave me te arrira skenike dhe te realizuar artistikisht. Permes kesaj forme, teatri po duket krejtesisht ndryshe, ne menyre qe te deshmohen kreativiteti autorial dhe regjisorial. Mundesite e vogla financiare dhe mos perkrahja nga mos pergjegjesia e institucioneve komunale per mos permbushjen e obligimeve ndaj teatrit te garantuara me statusin e tij, e kane rrudhur veprimtarine qe jane te obliguar te mbulojne 49 per qind te veprimtarise se Teatrit, sikur edhe Ministria e Kultures me rreth 51 per qind. Aktoret ankohet se edhe pse jane ne gjendje te rende financiare, dhe ka mbi disa muaj qe per ta nuk eshte leshuar asnje metelik. Dhe, perkunder kesaj, ata i mbane shpresa se do te behet mire.Tragjikomedia / Revolja / e dramaturgut bullgar Gabor Georgej, i cili kohe me pare ishte inskenuar si projekt studentor ne Tetove. / Revolja / e dramaturgut Georgej , ndonese nuk ishte parashikuar ne raportorin te ketij Tetari ngase mundesite e realizimit te projekteve te rregullta jane te kufizuara per shkak te mundesive te kufizuara materiale. Ky projekt eshte pranuar si vlere artistike qe eshte ofruar ketu, dhe kjo u deshmua edhe ne premieren e shfaqur dhe te reprizuar me kerkesen e publikut gjilanas. Skena e hapur alternative qe po funksionon edhe ne kuader te Teatrit Kombetar te Prishtines eshte  per ta perfshire nje spekter te aktoreve te rinj te sapo dal  nga akademite tona ne menyre qe ata te afirmohen permes vlerave te tyre, por  njekohesisht edhe per ta kenaqur publikun artdashes ne Gjilan, qe permbush  gjithnje sallen.  Regjisori Zymberi, i cili pas venies ne skenen e hapur te shfaqjes / Tuneli / eshte prezantuar me nje qasje te re regjisoriale, ku shfaqja / Revolja /,  ka pasur per subjekt pese karaktere te ndryshem personazhesh dhe nje revole si mjet shfrenimi te tyre ne nje kohe dhe hapesire ne te cilen dominon anarkia, ne te vertete secili premton nga karrigen, por ne te vertete ngel e parealizuar, pa shtegdalje, perpos deri ne taolet per nevoje te zbrazjes fiziologjik, dhe ne kete drejtim as situata nuk ndryshohet dhe njejta mbetet peng e dikujt tjeter, e atij te fortit.                    Ne nje kohe te nderrimeve te pushtetit qe permes revoles, ai, i cili e ka ne dore e dikton e pushtetit me forcen e armes. Aktorja , Aurite  Agushi, qe luan rolin e nje nderkombetareje, e shpalos  permes hijes se saj  konceptin paresor te shfaqjes. Aty del mirefilli se me Kosoven carqet e caktuara nderkombetare bejne eksperimente ne zgjidhjen perfundimtare te statusit te saj final. Permes metafores dhe tablove eshte shpalosur si nje vendi i panjohur me mesazhe universale me pese personazhe qe kerkojne te dalin nga izolimi,  duke e kerkuar celesin e zgjidhjes, qe nuk mund ta gjejne, e ne te vertete, ai eshte ne vetveten e tyre.

Koncepti regjisori eshte i kenaqshem, dhe i konsiderueshem per publikun, sikur edhe me punen e kreativitetin e aktoreve te rinj, qe sipas karaktereve te tyre, ata kane arritur t`i plasojne te publiku karakteret e nderthurura, duke e realizuar keshtu nje shfaqje te mire skenike; me te cilen do te bejne nje turne neper Kosove. Ne rolet kryesore u paraqiten: Alban Shahiqi, Ridvan Murati,  Ali Demi, Avni Shkodra,  Faton Kqiku dhe Aurita Agushi Kjo shfaqje skenike ka marre nje ftese zyrtare per pjesemarrje ne Festivalin e Teatrit Alternativ ne Berne te Zvicres.

 

 

 

 

 

Prometheu-shfaqje mire


Monodrama /Prometheu/ e rea;izuar  nga trupa tetarore /Ardiane Abdullahu/ te Ferizajt, sipas vepres se Ismail Kaderes, e adaptuar per skene, ne regji dhe skenografi dhe kostumet nga artisti e teatrologut i njohur, Ismail Rama, dhe sipas efekteve muzikore te realizuara nga i djali  tij, i  ndjeri Adriatiku, i cili fatkeqesisht vdiq  nje dite para premieres. Nderkaq, ne rolin kryesor ishte nje nga aktoret, duajeni i skenes ferizajas, Misret Halili. Trupa ferizajasve perbehej; Arben Merovci, Dashnim Rexhepi, Ekrem Jakupi, Lulzim Aliu dhe te realizuar.Monodrama Prometheut/, sipas autorit Ismajl Kadares mbi te cilen eshte ndertuar monodrama,  skena pasqyron ne menyre metaforike realitetin e kohes se shoqeris totalitare, qe thuret dhe s/thuret ne format mjeshterore te intriges. Mbi kete baze, regjisori Ismajl Rama ka ngritur monodramen per te pasqyruar ate realitet permes simboleve te ndryshme, si mberthimin e Prometheut dhe copetimin e tij nga shkabat e zeza, e te gjitha te keqijat e tjera, te cilat bien mbi shpirtin e tij per ta ligeshtuar. ishte nje i rebeluar i sistemit te eger qe doli jashte kornizave te tij, si dhe  shume te tjere, por qe e pesuan keq neper kampet famekeqe te vdekjes. Ismajl Rama arriti permes Misret Halilit (Prometheu), permes tekstit te mbeshtetur te shkrimtarit, ka nxjerrur popullin nga vuajtja, nga perbindeshi, qe denohet pameshirshem nga Zeusi, i cili ketu na del, ne fakt, vete autori, si shpetimtari qe sakrifon vetveten per te shpetuar popullin.Me nje skene te kufizuar, skenografi ambientale, kostumografi adekuate dhe efekte te zgjedhura te muzikes e te dritave, monodrama ka terhequr vemendjen e publikun dhe te kritikes teatrore.Deklaruamet per shfaqjen: /Ky teks eshte nje vazhdimesi e flijimit te njeriut per njeriut, ndonese pa rekuizita, aktori Misret Halili, arriti qe gjate tere kohes sa ishte ne skene, te jete ne nivelin e duhur dhe te lakmueshem/, tha dramaturgu, Jahi Jahiu.Mesazhi ne kete shfaqje na vjen shume i qarte. .Kemi ketu edhe elemente biografike te Ismail Kadares. Shfaqja eshte e mire dhe doli e realizuar, sepse ate e fillon me shkrimtarin, duke shkruar ne nje makine shkrimi, e perfundon me te.

Theter: Gjilan, sezoni 2005

Skena me vlera te reja

Tetari i Gjilanit dha e premieren e komedise /Mos e prek/ sipas regjise Elmaze Nura.j                  Ne skenen e Teatri te Gjilan se fundi u dha premiera e komedise / Mos e prek / te autorit Zymber Kelmendi ne regji te Elmaze Nurja. Tematika e komedise, kishte te beje me nje aktualitet te ndodhur pas luftes, ku nje familje e zhvendosur nga fshati kerkon te strehohet ne qytet, pasi qe shtepia u ishte shkaterruar nga pasojat e luftes se fundit. Ne kerkim te strehimit arrin qe te vendoset ne nje apartament te cilin e leshon nje familje nga qyteti, per t/i vendosur ne nje banese te braktisur nga fqinjet e tyre. Kontesti familjar per banesat e uzurpuara nga te dy familje eshte bartur si konflikt ne mes tyre, duke nisur qe permes rolit kryesor Edona Reshitaj, ne komedine /Mos e prek/ ve ne thumb te satires lakmine per thesar, ne te vertetet per te pervetesuar ate qe eshte e dikujt tjeter. Aktrimi ishte i nivelit te arrire artistik skenik ne te gjitha paraqitjet skenike, por ne disa raste ishte nje ngjyrim me i theksuar ne shpalosjen karaktereve te roleve permes satires dhe humorit te mbrehet, qe i prekte ndergjegjja te dy familjet ne sedren e tyre anasjelltas. Mbase, kjo ishte evidente per nje kohe ne aktualitetin tone, ku shume nga perfituesit e tyre, bene tregti me ato sende, duke u pasuruar keshtu ne menyre te paligjshme dhe padjerse, por ne kurriz te huaj. Skenografia eshte realizuar nga Ferdus Masurica, skenograf, edhe pse ka pasur nje profil te shikimit te anesor te ngjarjes skenike qe vetem permes mureve te tejdukshme shihet nje pjese e lojes skenike, dhe pati levizje te konstruksioneve skenike, kurse muzika nga Florim Gagica, kishte lene mbresa te fuqishme dhe te harmonizuara me lojen skenike.  Ne komedine /Mos e prek/ luajten aktoret: Edona Reshitaj, ( aktore nga Prishtina), Naser Zymberi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Muharrem Sylejmani, Ridvan Murati e Avni Shkodra. Per pos aktoreve te skenes gjilanasve ishin edhe disa aktore te rinj, debytant,  e cila me disa paraqitje te deri tanishme ka pasur nje qasje te mire ne lojerat e tilla skenike. Skena teatrore, si kjo e teatrit te Gjilanit me kete shfaqje, deshmohet se, gjithnje do te mbetet ne kerkim te vlerave te reja, te formave ne kerkim te formave profesioniste skenike. Nurja, kjo eshte edhe nje mundesi per te deshmuar kreativitetin skenik te rinjve qe po dalin nga akademite tona. Nderkaq, gjithe kjo eshte bere me qellim fiksimit ne kete menyre qe t`u hapet hapesire te rinjve per te deshmuar talentin e kreativitetin skenik te  tyre qe kane per artin dramatik dhe skenen teatrore. Vetem ne kete menyre mund t/iu ndihmojme atyre per te ecur ata perpara, duke na dhene vlera te mirefillta. Ishte nje shfaqje e pelqyeshme nga artdashesit gjilanas, dhe me nje shikueshmeri te atyre qe kane shije per komedine. Te komedia / Mos e prek /, publiku ka komunikuar, ku permes reagimeve dhe duartrokitjeve te gjata u nda i kenaqur me shfaqjen e realizuar artistikisht, dhe publiku ishte vetedijesuar deri sa largohej nga salla, per ngjarjen e thirrur skenike ne te gjitha pamjet skenike, sepse per cdo gje kaloi mire, si edhe gjate reprizave eshte terheq publik ashtu si duhet dhe si eshte me miri.

 

Shfaqja me gjetje skenik

Teatrit i Gjilanit, dha premieren e shfaqjes / Tuneli/ ne regji te Erson Zymberit, para nje auditoriumi te gjere dhe atij akademik. Me kete projekt te realizuar nga artistet e skenes kombetare gjilanas, Aurita Agushi, Naser Zymberi, Shkelzen Berisha ne bashkepunim me Akademine e Arteve Dramatike ne Prishtine. Tematika e shfaqjes pa fare teksti ishte shtruar nga Ersoni, si nje ngjarje qe mjetet shprehese jane vetem veprimet skenike, shoqerimi me kasetofonin. Dhe, duke derivuar ngjarjen skenike, nga nje kohe e sherbimit te devotshmerise ushtarake te karrieres, dhe i martuar me nje grua. Personazhi kryesor, i cili aksidentalisht gjendet ne nje pozite te jetes si nje personi te hendikepuar ne karrigen levizese.                    Ne perballje me veshtiresite qe ua sjelle jeta dhe, jetes se thurur permes intriges se nje njeriu fatkeq, kundruall krenarise se tij, per te anashkaluar ne ate qe kthehet ne nje tunel si simbol, pa shteg dalje, si nje udhekryq i jetes. Atij i rikthehet kujtesa vetem permes uniformes se tij qe rri varur ne shtize, dhe ne tavolinen e ushqimit me te cilat elemente manovron fillimisht gruaja e tij, duke ju rikthyer jetes se nje vetekenaqesie te mundimshme, dhe aktit te kryer te orgazmes qe e bene permes nje imagjinate, e cila me vone pason ne tradhti bashkeshortore, si element qenesor qe e shthur jeten e tyre. Personazhi kryesor permes gjesetikulacionit, mimikes, veprimeve dhe klithjeve te shprehura ne revolte, dhe ne pa durueshmeri totale, para ndjejne ringjalljen e tij, perbuzjen dhe hakmarrjen ndaj gruas, duke e kthyer ate aksidentalisht ne karrigen levizese ne te cilen ishte vete ai. Te gjitha keto te projektuara ne kuader te nje tuneli pa krye qe regjisori, i sheh te realizuara permes efekteve te drites dhe muzikes, i profilizon ne nje ngjarje me efekt te madh skenik. Shfaqje e rrumbullakuar nga nje regji e menduar dhe e studiuar mire, Ai si regjisor i ardhshem qe debytoi me sukses dhe me nje eksperience akademike ne perkryerjen e zanatit te tij, la mbresa shume te mira para vleresueseve,  si dhe para publikut artdashes gjilanas, duke ofruar vlere te konsideruar per moshen e tij, ne Tempullin e Talies.

( Rrjedha, 2005)

 

Hamleti Shakespeare a Limonate

 

Teksti dramaturgjik i eilliam Shakespeare, ky dramaturg dhe poet i shekullit te 16-te dhe fillimit te shekullit te 17-te, te cilin kritike te shumte  gjate gjithe koherave e kane cilesuar Shakespeare, si nje nga dramaturget me te medhenj qe kane ekzistuar ne te gjithe koherat deri me sot. Shakespeare, i ardhur ne jete nga mesi i shekullit te 16-te prej  nje familje jo te pasur, por ka nje femijeri jo shume te lehte e mbushur me mjaft ngjarje te cilat do te kontribuojne ne formimin e personalitetit te tij te ardhshem. Veprat e tij jane mjaft te influencuara nga komedia romane, historia antike, pa harruar mitologjine klasike. Hamleti nga ana tjeter e rremben audiencen me mbi vleresimin e hakmarrjes dhe paqartesi se sa eshte falsifikuar kjo cmenduri dhe sa e vertete eshte kjo, qe ne nje recension te perkthyesit dhe kritikut, Fan. S. Nolit, afer 80 viteve me pare, e pat cilesuar se: /Hamleti, princ i Danimarkes, perkunder vullnetit te tij, duhet bere kete akt, hakmarrjen, pra ai, do vriste xhaxhain per te atin, Laerti do vriste Hamletin per te atin e per te motren. Noli, ka  shqiperuar vepren e shkruar ne nje gjuhe jo paralele, duke dhuruar nje fjalor te pakrahasueshem qe i korrespondon besnikerisht nuances se karaktereve. Gjate veres se sivjetme nga  studenti i regjise,  Ekrem Sopi, se bashku me nje grup aktoresh te sapo dale nga akademia, dhe disa nga ata qe ende jane neper ate nivel  shkollimi ne artet skenike, qe nga gushti jane angazhuar per ta realizuar idene e tyre, te formimit dhe arsimimit permes drames, respektivisht nga /Hamleti/ i eilliam Shakespeare apo limonate. Mbase, kjo nisem qe po behet me shfaqjen e Hamletit,  skenes se Teatrit te Gjilanit, i ka ndihmuar si realizim i projekteve studentore qe jane sherbyer per te mire, dhe ne kohen e duhur per shikuesit gjilanas, te cilet ka kohe qe nuk kane pare ne kete sezon ndonje premier teatrore. Posacerisht, kjo ja vlente edhe per nxenesit  e shkollave fillore, te mesem, si dhe studentet te Fakultetit te Edukimit ne Gjilan, te cilet e kane per lekture vepren e eilliam Shakespeare. Sic dihet eshte veshtire te lexohen nga fillestaret, poetike dhe dramatike e ketij autori, pra eshte me lehte te mesohet dicka nga ideja madhore e Hamletit, keshtu ne salle, se sa te mbyllur ne biblioteke ne sallat kolektive apo dhoma mesimi. Shikuesit qe kane shije artistike, me me endje do ta percjellin ashtu si jane mesuar ta shohin Hamletin ne skenat teatrore, shohin personazhet e  eilliam Shakespeare te cilet levizin me lirshem te projektuar brenda hapesires skenike, e jo te renditur ne veper. Personazhi i  Hamletit si kreacion i pershtatshem ne moshe dhe figure, ka aluduar te shprehet permes ndikimit emocional te tekstit dhe ngjarjes qe nderlidhet me fatin e tij, dhe te rrethit shoqeror. Perpjekje per ta pushtuar skenen permes levizjeve, mimikes, fuqise fizike dhe emocionale per te komunikuar me publikun lene mbresa sa per te deshiruar.  (Rrjedha press, 2005)

 

Beginning a Vegetable Garden

You can grow vegetables even when living in an apartment. Simply buy 4' pots and window boxes to get started.

Why Not Plant a Tree.

Trees are air cleaners, providers of shade and wildlife magnets.

Create Focal Point

Birdhouses create easy, fun focal points.

FAQs

Please send us an e-mail for any questions.

Visit your local nursery

Your local nursery is a great source of plant information.

Order Now!

A great selection of plants, flowers, trees or shrubs.