KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA'---ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' RRJEDHA ' NGO. GJILAN:& Rr./St. ARBERIA-E. GJIKA. NR.64/A. Gjilan, Kosova-&

KLUBI I ARTISTEVE DHE GAZETAREVE 'RRJEDHA' ARTISTS AND JOURNALISTS CLUB ' Edicioni:  Krijimtaria letrare e Nijazi Ramadanit Monografia  Shtegtim ne histori - I - Poblicistika, letrat  Argetuese Krijimtaria = NIJAZI RAMADANi ~ PROFILI SHUME DIMENZIONAL Hulumtime, shenime  RrjedhaPress  Faqja e parë (Ballina) Photo - Galeria- Foto artet pamore, skenike, letrare, muzikore Galeria Rrjedha Revista  RRJEDHA Rrjedhapress Rrjedha Piktura- publikimet e SHB Rrjedha Ballina  RRJEDHA  Fotografia Libri Personalitete Spektri-thjerëza~ Personazh i lirisë Favorite Links

Nijazi RAMADANI- Editor i edicionit RRJEDHA Gjilan

OJQ-ja "Rrjedha " Gjilan : Përfaqësuesi i asociacionit të shkrimtarëve, krijuesve, artistëve dhe gazetarëve, Nijazi Ramadani, koordinator, duke folur per OJQ-të, i ka potencuar faktet, dëshirat dhe mundësit e organizimit të atyre organizatave në shoqërinë e re kosovare. Ramadani thote se: /Të jesh, sot në shoqërinë globale do të thotë të jesh vetë në procesin e zhvillimit shoqëror, si edhe vetë roli i OJQ-ve është i pakontestueshëm. Sot, kjo është detyrë, obligim qytetar i po thuajse çdo qytetari, por pa dyshim puna në praktikë kërkon një sensibilizimdhe mobilizim të të gjithë mekanizmave aktual: individual dhe institucional.

CV: 

Nijazi Ramadani është një nga krijuesit e njohur për lexuesit, jo vetëm gjilanas, por edhe më gjerë. Ai deri më tani ka botuar disa vepra letrare të zhanreve të ndryshme: “Dheshkronjë Arbëri” (1995), “Imazhe kohe” (1908), drama “Hija e gjallë” (2010), romani “Imazh i ngrirë” (2010), publicistikë “Kosova dhe vetëvendosja”, Tiranë, 1998. Ndërsa në fushën e vrojtimeve letrare publicistike në edicionin e SH.B. “Rrjedha” i ka botuar veprat: “Vrojtime letrare” (2008). Në fushën e artit dramatik botoi veprën vrojtuese me titull: “Një qasje për skenën”, pastaj “Shtegtim në histori” - monografi për fshatin Kokaj (1842-2012) dhe së fundmi veprën dramatike “Azgani-Ylber(i)ja”,(Epoka e re, Shkruar nga Biser Mehmeti

 


 

 


   

30.01.2014 | 12:04

Vepra dramatike “Azgani-Ylber(i)ja” e Nijazi Ramadanit

Vepra është një tekst dramatik, i cili në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, e dyta vepër-komedia “Ylber(i)ja”, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga vetja edhe të këtilla ngjarje dramatike, por me qasje humori nga jeta jonë e përditshme.


 

30.01.2014 | 12:04

Vepra dramatike “Azgani-Ylber(i)ja” e Nijazi Ramadanit është një tekst dramatik, i cili në vete ngërthen dy pjesë arti: e para është drama “Azgani”, që ka si paraqitje historinë e vuajtur të popullit tonë nëpër kohë, e dyta vepër-komedia “Ylber(i)ja”, e cila shënon përpjekjet e autorit për të dhënë nga vetja edhe të këtilla ngjarje dramatike, por me qasje humori nga jeta jonë e përditshme.

Në dramën e parë autori është munduar ta paraqesë kohën e mbijetesës së popullit shqiptar, e cila ishte përplot me dhembje, trauma, përndjekje, vrasje, drojë e të këqija të tjera, të cilat i bëheshin popullatës shqiptare me të vetmin qëllim që t’i ndillej frika dhe kështu ta merrnin rrugën pa kthim në viset e Anadollisë. Drama përcillet “shpejt” dhe vjen deri te lufta e fundit, e cila solli lirinë e pritur me qindra vjet. Ndërkaq “Ylber(i)ja” është një tekst provues dramatik e eksperimental, për faktin se ka ngjarje dhe “prodhime” të natyrës së komedisë. Në këtë zhanër të profilizuar trajtohet problemi fabulativ dhe specia e identifikimit të gjinisë asnjanëse në një realitet të demitizuar ballkanik. Autori nëpërmjet ironisë, sarkazmit, përdhosjes, mohimit të identitetit seksual dhe përbuzjes së personazhit kryesor nga familja e rrethi social dëshmon se ndjenja për gjininë e njëjtë ishte e ndaluar dhe e ndëshkueshme, ndërsa në atë bashkëkohore është shndërruar në fenomen.Problemi i identifikimit të gjinisë dhe seksit është prezent moti, por dikur meshkujt që kanë pasur guxim të deklaroheshin se ishin të dashuruar në një mashkull tjetër, janë dënuar si nga ana e institucioneve fetare, familjare dhe shoqërore, po ashtu edhe nga shteti. Në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe të globalizmit ky fenomen është duke u përhapur. Në mesin e tyre kishte emra të njohur të letërsisë botërore, të filmit, të politikës etj. dhe secili shtet kishte ligje të posaçme për dënim. P. sh., Anglia i dëbonte nga shteti. Në Ballkan mbretëronte kodi i moralit popullor, që ndikonte në zvogëlimin e numrit të tyre. Në kohën e sotme jo vetëm se nuk është turp, por është legalizuar martesa e tyre, madje këtë ligj martesor e ka adaptuar edhe parlamenti i shtetit më të ri në Evropë, Kosova. “Më shumë se terapi”, kjo vepër e vë në pah problemin e identifikimit të gjinisë dhe seksit si një stereotip që ka ardhur nga produkti dhe fantazia e “jashtëtokësorëve”. Përhapjes së shpejtë të këtij fenomeni i ndihmojnë edhe shumë faktorë si filmi, teatri, interneti, duke e pasur pas tyre një mbështetje të një makinerie të njerëzve me influencë materiale.Në dramën “Ylber(i)ja” hapet dhe përmbyllet një kaptinë e posaçme e dramës njerëzore me bazë reale në traditën dhe të sotshmen tonë sociale e familjare. Në përgjithësi autori ka bërë përpjekje ta krijojë një vepër dramatike, e cila është vështirë të shkruhet si gjini letrare. Urojmë që autori të botojë edhe vepra të tjera. “Edhe kjo vepër tregon se autori është në rrjedha të artit dhe nuk ndahet dot nga jeta shkrimore letrare...!” (T. Selimi).Nijazi Ramadani është një nga krijuesit e njohur për lexuesit, jo vetëm gjilanas, por edhe më gjerë. Ai deri më tani ka botuar disa vepra letrare të zhanreve të ndryshme: “Dheshkronjë Arbëri” (1995), “Imazhe kohe” (1908), drama “Hija e gjallë” (2010), romani “Imazh i ngrirë” (2010), publicistikë “Kosova dhe vetëvendosja”, Tiranë, 1998. Ndërsa në fushën e vrojtimeve letrare publicistike në edicionin e SH.B. “Rrjedha” i ka botuar veprat: “Vrojtime letrare” (2008). Në fushën e artit dramatik botoi veprën vrojtuese me titull: “Një qasje për skenën”, pastaj “Shtegtim në histori” - monografi për fshatin Kokaj (1842-2012) dhe së fundmi veprën dramatike “Azgani-Ylber(i)ja”,(Epoka e re, Shkruar nga Biser Mehmeti

 

 

______________________________________________________

 
  • Info:rrjedhapress
  • OJQ /Rrjedha/, konkludon , Nijazi Ramadani.    (Kosovapress)    
  •  Pra, një sfidë që nuk përballohet vetëm, qoftë si individ apo si institucion. Me këtë sferë shoqërore medoemos duhet bëhet edhe bashkimin e pasurive profesionale. Edhe një qasje e drejt të sotshmës. Si vendosja e një infrastrukture të shëndosh, brenda OJQ-ve që do kenë një bazament të ri drejt, sot për të kërkuar një të ardhme shumë më të suksesshme në hapërim me kohën, për të qenë me efikasë në korrektimin e veprimtarive institucionale të autoriteteve vendore dhe ndërkombetare. Pra, Organizata jona joqeveritare, përmes së cilës shumë veprimtari të kornizuara shoqërore, kanë bazamentin ligjor por, disa edhe bien ndesh me atë që është direkt e lidhur me trendet globale, ku konsiston edhe kjo e jona në një fazë tranzicionit.
  • sw:rrjedhashqiptare është e pavarur, mjet arkivorë, informativ dhe kulturorë. Dhe nuk i përket asnjë spektri politike, fetare apo ndonjë grupi tjetër etnik. As nuk financohet nga askush tjetër pos nga ekipi i pavarur Rrjedha shqiptare. Faqja jonë sjellë materiale ekskluzive dhe të huazuara e të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës dhe ka për qëllim njoftimin shqiptarët dhe të huajët me zhvillimet shkencore historike-aktuale, dëshmitë, faktet dhe argumentet.._________________
 
 
 
 
 
 
 
 

Klubi Kuluror "Rrjedha " Gjilan :OJQ /Rrjedha/, Koordinator: Njazi Ramadani

  

.

 

 

Një letërnjoftim: Teatri i Gjilanit

(Shkrime, artikuj, debate, kritikë, bisedë për art, teatër)

Gjatë kësaj periudhe 57-vjeçare, ky teatër në një stinor ka përgatitur dhe shfaqur 3-5 premiera mbi 130 dhe 890 repriza të tyre, para shikuesve gjilanas dhe më gjerë. Vetëm gjatë vitit 2003, realizoi 3 projekte të reja, me dhjetëra repriza, si dhe mori pjesë në tetë festivale e manifestime të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar në të cilat u vlerësuan vlerat e arrira artistike. Gjilani ka traditë në sferën e zhvillimit të veprimtarive kulturore dhe artistike. Gjatë viteve të pasluftës u konsolidua edhe trupa artistike, si institucion i tretë kombëtar në Kosovë. Me gjithë baticat dhe zbaticat që përjetoi ky teatër, i cili zënë fillin me krijimin e institucioneve profesioniste në Kosovë dhe rajon, ku gjatë kësaj karriere ka arritur që të arsyetojë të qenit e një teatri profesionist falë punës dhe të arriturave të këtij teatri, i cili ka krijuar mundësi për të ecur ne këmbë të veta, sikur në situate të ndryshme të mos instrumentalizohej për lojëra, jo të sinqerta, pikërisht nga veta ata që bënin teatrin dhe kulturën në institucionet përkatëse me qëllim profitabile dhe klanore, pse jo edhe politike të përcaktohet edhe repertori sipas diktatit. Teatri profesionist do të duhej të ishte tërësisht në duart e profesionistëve, si dhe klaneve dhe politikës ditore. Ai do të duhej të bënte vetveten si institucion profesionist, duke mos injoruar kuadrat që kanë bërë karrierë në këtë teatër, ata të sapo dal nga akademi teatrore. Thjesht, do të duhej që të jetë një strumbullar i atyre që kanë për zanat këtë zeje të moçme, që të jetë vërtetë tempull Talie me perspektiv në të ardhmen. Për njohësit e teatrit, krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet pa fajin e tyre. Ata sikur i brenë ndërgjegjja se si duhet ta bëjmë teatrin, që të jetë vërtetë një tempull Talie, të cilët konsiderojnë se teatër profesionist është ai institucion i cili ka repertorin dhe trupën profesioniste, që merret me vlera dhe shfaqje profesionale. Ky institucion kulturor, i cili është shpallur institucioni më i mirë në dy tre vitet e fundit në komunë dhe në disa manifestime teatrore me karakter garues, si në Festivalin e teatrove të dramës shqiptare në Gjilan etj.

Me çfarë problemesh po ballafaqohet sot teatri?

Teatri i Gjilanit, sikur edhe shumë teatro të tjera në një fazë tranzicioni siç është shoqëria jonë është ballafaquar me probleme financiare të natyrave të ndryshme, sidomos të sigurimit të pagave dhe financimit të projekteve të parapara me repertorit. Teatrit i duhet një fond i konsoliduar, ashtu siç është premtuar në janar kur është bërë zyrtarizimi i statutit të këtij teatri i avancuar në radhët e tre Teatrove Kombëtare në Kosovë. Teatri i Gjilanit i plotëson të gjitha kushtet për të qenë teatër kombëtar, andaj ky është një realitet që nuk duhet t’i mohohet duke përmendur vetëm disa nga shfaqjet e pesë viteve të fundit, si: ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Romeu dhe Zhulieta”, komeditë; “Miza në vesh”, “As parë, as njohur”, “Ëndërr apo zhgjëndërr”, Úra e sakrificës etj, të cilat shfaqje kanë bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë si zakonisht. Ndërsa këto shfaqje , nga kompetentët e kulturës së komunës sonë u cilësuan si ngjarje të dorës së parë në sferën e kulturës dhe arteve skenike teatrore. Pozita gjeografike e qytetit të Gjilanit i siguron këtij teatri produktet e artit skenik që ofrojnë edhe komunat e Vitisë, Dardanës, Artanës, si dhe të Bujanocit, Preshevës e Kumanovës, që janë në juglindje të Kosovës, përkatësisht duke përfshirë edhe të Maqedoninë veriperëndimore, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare . Teatri i Gjilanit tashmë ka edhe disa breza të aktorëve, që e bartin mbi supe përvojën dhe trashëgiminë e pasur teatrore, nga brezi i parë: Muharrem Shahiqi, aktor dhe realizator i shumë shfaqjeve, Ruzhdi Mehmeti, aktor, Jahi Jahiu, dramaturg, Nuhi Matoshi, regjisor, Naser Zymberi, aktor dhe autor i disa skenarëve për skenë etj, si dhe repertorin që prej 35 vitesh me një brez të ri, të shkolluar nëpër akademi të ndryshme të arteve të diplomuar viteve te fundit, dhe me dhjetëra të tjerë që gjendën nëpër Akademi të arteve dramaturgjike në Prishtinë, Tiranë e Tetovë. Teatri i Gjilanit edhe në këto katër vitet e pas luftës, realizoi 21 premiera dhe qindra repriza te tyre, si në Gjilan, po ashtu edhe ne qendrat tjera të Kosovës, Maqedonisë e me gjerë. Nga viti 1971, ky teatër punon e vepron sipas parimeve vetanake, me 10-21 punëtorë. Administrata e Përkohshme e Kosovës si dhe Kuvendi i Komunës i kishte njohur fillimisht statusin profesionist, i cili aktualisht ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxhues, mirëmbajtës, atij teknik dhe artistik. Me realizim e projekteve të ndryshme,Teatrin i Gjilanit, krijon fonde të pavarura, i cili ka bërë të mundshme mbajtjen e vetvetes në këtë kohë kur ende nuk ndahen mjete te domosdoshme nga institucionet, kjo rrjedh ndoshta nga që në përgjithësi në Kosovë nuk ka mjete te mjaftueshme, kryesisht për asnjë lami. Me sa dimë askund në botë nuk mbahen teatrot nga fonde të veçanta, dhe vetëm duke siguruar mjete të nevojshme teatrot janë të qëndrueshme dhe të arrira. Nga ky këndvështrim, pos qytetareve që ta mbajnë atë, (Teatrin e Gjilanit), deri tashti nuk ka pasur fare interesim nga instancat komunale, as Ministria e KRS nuk ka ndihmuar as nuk ka derdhur mjete në këtë teatër, së paku deri tash. Pra, teatri ka mbijetuar përmes disa donacioneve, ka vepruar sa për aktivitet dhe ka lënë hije në historikun këtij rajoni, pavarësisht se në disa raste ka ecur edhe keq. Gjilani ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria përkatëse që t`ia njohë statusin profesionist teatrit të Gjilanit, i cili në mënyrë aktive vepron që nga viti 1945 dhe posedon një galeri të tërë të aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, që kanë filluar dhe ndërtuar karierën artistike në këtë teatër, sikur që ka edhe një fond të madh të shfaqjeve të realizuara.

Teatri i Gjilanit Teatër Kombëtar

Teatri i Gjilanit ka traditë 57-vjeçare. Deri tash ka realizuar mbi 130 shfaqje teatrore dhe mbi 1.000 repriza me autorë të vendit dhe të huaj. Së fundi ishte në festivalin e aktrimit në Fier. Do të marrë pjesë në festivalin ballkanik të komedisë në Korçë, në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Pogradec, në festivalin e dramaturgjisë shqiptare në Vlorë, në festivalin ballkanik të Elbasanit etj. Të gjitha këto veprimtari do të organizohen gjatë muajve qershor e korrik, ndërsa këtu në Gjilan do të shfaqen edhe disa premiera dhe projekte të reja teatrore. Ky është njëri nga letërnjoftimet e shkurtra të veprimtarive skenike që ka përgatitur teatri profesionist i Gjilanit. Në Gjilan dhe më gjerë tashmë ka marrë fizionominë e vërtetë dhe po kuptohet se në këtë qytet funksionon teatri profesionist, dhe ai po vepron si i tillë . Teatri i Gjilanit i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë teatër i nivelit kombëtar, andaj ky është një realitet që duhet të pranohet edhe nga të tjerët . Por, megjithatë shfaqja teatrore “Romeo e Zhulieta” ka ngjallë shumë polemika, por edhe shfaqja e fundit e Tatrit të Gjilanit “Ëndërr apo zhgjëndërr” e Jozif Papagjonit, ka bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë ashtu si zakonisht, pa lënë përshtypje te një auditorium më i gjerë, apo së paku pa u reflektuar si ngjarje e dorës së parë në sferën kulturës, arteve skenike, pamore apo edhe të letërsisë. Ngjarjes aktuale dhe komike në komedinë e Papagjonit, i ka munguar një qasje më reale regjisoriale, humori dhe satira e lehtë, gjuha dhe interpretimi skenik, që përmban teksti. Ka pasur edhe mungesat tjera; në skenografi, ndriçim dhe kostumografi, të cilat i ka vërejtur edhe vetë regjisori i shfaqjes Muharrem Sylejmani pas premierës së dhënë, pra një ndriçim i çiltër, skenografi më ambientale e të përpunuar me mjaft mjeshtri nga mysafiri prej qytetit të Durrësit, do ta bënte shfaqjen më të realizuar artistikisht. Mjerisht libri, filmi dhe teatri që janë të lidhura shumë me njëra tjetrën ka ngelur ende larg auditoriumit të gjerë, dhe askush nuk pyet pse ndodh kjo, dhe cilat mund të jenë pasojat e një gjendje të tillë shpirtërore dhe edukative për të krijuar një kulturë te lexuesit. Shumë studiues e kanë thënë , por edhe kjo po shihet,se së fundi po ballafaqohemi me krizën e leximit. E njëjta pasqyrë është reflektuar edhe në disa paraqitje në lëmit muzikore dhe teatrore, ekspozita të pikturave, skulpturave, dizajnit, përgjithësisht të krijuesve gjilanas, spektakleve televizive të realizuara këtu, që shumica prej tyre janë regjistruar si kronikë e rëndomtë, pa u vërejtur fare nga qytetarët dhe artdashësit gjilanas. Qytetarët pyesin më të drejtë, se kur do të kemi një kinema në qytet, në teatër një shfaqje të mirëfilltë skenike, një koncert të muzikës së gjallë, një orë letrare nga Dega e LSHK-së në Gjilan apo e krijuesve të ndryshëm, një ekspozitë e artistëve figurative apo një festival të dramës, pantomimave, komedisë,e jo kopje e festivaleve të tjera, por tablo të natyrshme artistike origjinale. Apo, ndoshta, aq u bën atyre që merren me këto gjëra, që janë aq të ndjeshme, me peshë dhe përgjegjësi profesionale në sferën artistike, sociale dhe kulturore. Kësaj pune, as që ia varin fort edhe institucionet kulturore, sepse u bë çka u bë është punë e papërgjegjshme e atyre që merren me to, pavarësisht se kanë ecur keq dhe kanë lënë hije sa për të thënë. Është kohë e përgjumjes kulturore kjo, apo… Si përfundim: gjithë veprimtaria kulturore është bërë për hir të formës, se sa për vlerë dhe qëllime artistike. Këto, pra janë kryesisht ato ngjarje që e karakterizojnë sferën e kulturës në Gjilan. Shekulli, Tiranë, korrik 2003 N.R.

Sipas një vendimi të 18 dhjetorit 2003, Kuvendi i Komunës, i cili ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxher, mirëmbajtës, teknik dhe artistik. Po sipas kësaj, KK-ja i jep në shfrytëzim Teatrit hapësirën e objektit që ka pasuar më herët, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë, ndërtesë e cila është rinovuar sivjet me një pamje simbolike. Ajo ka sallën e shfaqjeve të përgjegjshme, një skenë përmasash të një gjërsie dhe një thellësie standarde, ka edhe skenën e vogël, katër grimore, punëtoritë e garderobierit, parukierit, skenografit, si dhe hapësirë tjetër për nevoja të tjera, që i duhen një institucioni të mirëfilltë teatror. Jahi Jahiu, dramaturg, i cili ka realizuar tri projekte madhore dhe të adaptuara për skenë me të cilat gati se identifikohet ky teatër, ka punuar gjatë viteve të ’80-ta në Televizionin e Prishtinës në programin e dramës, ndërsa aktualisht është drejtor i Teatrit Kombëtar të Gjilanit. Jahiu, dramaturg dhe njohës i teatrit, e konsideron se “krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet pa fajin e atyre të cilët merren me këtë punë profesionalisht, dhe këta sikur i bren ndërgjegjja që nuk po mund ta bëjnë teatrin që të jetë vërtetë një tempull i Talie”. Ai thotë se “teatër profesionist, është ai institucion, i cili paguhet dhe është i përgjegjshëm për këtë veprimtari artistike, ka repertorin dhe trupën profesioniste, i cili merret me vlera dhe shfaqje profesionale”. Teatri i Gjilanit shpallët edhe formalisht, teatër profesionist, andaj kjo është më shumë se simbolikë, sepse ky qytet ka një traditë të gjatë të zhvillimit të teatrit, ngase me vite është rritur dhe ngritur gjithnjë e më shumë duke i ofruar publikut shfaqje të suksesshme që gjithmonë janë pëlqyer dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale teatrore. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim bëhet avancimi i tij në teatër profesionist, sepse ka ardhur koha t`i njihen sukseset, dhe Ministria KRS me të drejtë ka marrë obligim ta financoj në koordinim me komunën”, u tha me rastin e shpalljes së Teatrit të Gjilanit, teatër profesionist. Kosova, tash e tutje, ka edhe zyrtarisht tri teatro të këtilla, ku sipas zyrtarëve, Teatri i Gjilanit i ka plotësuar disa kritere themelore për statusin e fituar të teatrit profesionist, pra i plotëson kushtet për t’u ngritur në një rang të tillë. Ministria për ta njohur si teatër profesionist, ka pasur parasysh në rend të parë të udhës se janë përmbushur kushtet e parapara, andaj është vendosur që të përkrahet ky teatër, megjithëse bëhet e ditur se që nga vitet e ’80 e këndej ky teatër ka pasur statusin gjysmëprofesionist. Pas luftës ka realizuar projekte profesioniste, me të cilat shfaqje ka mbuluar tërë rajonin. Trajtimi i këtij teatri do të jetë, si statusi i teatrit të Gjakovës, si teatër kombëtar. Ministria e Kulturës përkrah financiarisht vetëm një staf menaxhuar, tre deri në pesë punëtorë, por kjo do të varet edhe nga mundësitë financiare që ka Ministria, sepse përpos Teatrit Kombëtar, që kryekëput mbulohet nga Ministria, pjesërisht do të financohen dhe do të ndihmohen edhe dy teatrot të Gjakovës dhe ai i Gjilanit, në bashkëpunim me komunat përkatëse. Por për vitin kalendarik (2004) e ka lënë jashtë buxhetit, dhe nën mëshirën e dorëdhënësve dhe me paga që nuk dallon nga ai i statusit të më hershëm. Një avancim i tillë nderon edhe plejadën e shkrimtarëve dhe artistëve me në elitën krijuese dhe artistike të Gjilanit, që aq shumë kontribuuan për këtë teatër. Gjithashtu, është premtuar se Kuvendi Komunal i Gjilanit, gjithmonë ka për të mbështetur këtë institucion kulturor tepër të rëndësishëm, se këtë vërtetë e meritojnë qytetarët, artdashësit, artistët e Gjilanit dhe e tërë Anamorava, pra me këtë rast po u shpërblehet puna aktorëve , që nga plejada e parë e deri tek ata më të rinj, që kanë dal nga akademitë e arteve. Siç u tha më lartë, Ministria për Kulturë do të ndaj paga për pesë punëtorët, ndërsa Teatri do të menaxhohet nga Ministria përkatëse ne koordinim me Komunën, do të shpallët konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri dhe stafit menaxhuar, si dhe brenda vitit do të financohen pesë projekte të përbashkëta. ”Ky është nder jo vetëm për aktorët e këtij qyteti, por edhe për vetë Komunën. Ne kemi potencial dhe kuadro më shumë se kushdo tjetër, 20 studentë janë nëpër Akademi për teatër dhe film, ndërsa potencialin më të madh publikun artdashës, që gjithherë mbushë sallën. Ne do shkëlqejmë edhe më shumë përmes lojës sonë aktoreske” sipas artistëve të skenës gjilanasve, duke shtuar, se “Ëndrra e kamotshme e aktorëve të këtij teatri, në fund të fundit i është bërë realitet”. Deri më tani ka ndarë paga mujore për 21 punëtorë, ndërsa tani pas zyrtarizimit me status të ri, komuna ua ka ndërprerë pagat. Ministria, në fillim obligohet që 5 të punësuar t’i paguaj nga buxheti i vet, ndërsa më vonë në marrëveshje me komunën t’u sigurojnë pagat edhe punëtorëve tjerë: nga stafi menaxhim, mirëmbajtës, atij teknik dhe artistik si dhe t’i financojë 5 projekte brenda një viti. Gjatë dy-tri viteve të fundit skenën e këtij teatri, e kanë lëshuar edhe shumë kuadro akademike si: Jahi Jahiu, dramaturg, Enver Petrovci , një nga gjeneralët e skenës, aktoret akademike të vetmet me fakultet të aktrimit. Për shfaqjet dhe teatrin: Shemsi Doda, dashamir i teatrit: “ Kohëve të fundit rritet nga nevoja e zbrazjes emocionale një dëshpërim jetik, duke marrë dramën “Ura e sakrificës”, të përshtatur nga një koncept regjisorial, si një tendencë, përmend mos futjen e detajeve përmbajtjesore nga drama në fjalë, si dhe ato i konsideron të injoruara nga të gjitha elementet e vlerësimit që e karakterizojnë artin dramatik, si: loja skenike, skenografia, dritat, muzika, kostumografia dhe të folurit apo diksioni. një veçanti është kumti, mesazhi që vjen nga një demistifikim i tillë. Dhe, ajo që në mënyrë latente u plasua deri tek publiku, është se arti dramatik përcjell mesazhin sot, pa marrë parasysh rrethanat e krijimeve retrospektive. Të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës, ranë duke qarë, gjë që nuk ishte aspak krenaria për sakrificën e tyre, që e bënë për të mirën e popullit, për një ardhmëri më të lumtur, për pasardhësit e tyre. Kjo është vlerë universale që na ofron koncepti regjisorial në shfaqjen e tij. Edhe pse jemi për një demistifikim, por jo deri në atë masë të atyre vlerave, të cilat u krijuan, por për ato mite të cilat na sollën atë ”Përçaj dhe sundo”. Me demistifikimin e atyre fantazmave që do të fitonte admirimin, e jo të bie nën ndikimet e huaja, edhe pse jemi për demitizime, por jo edhe për ato që populli ynë i ka ngritur në atë masë, për të mirën e vet dhe për një bazë reale të tij” - konstaton ai. Edhe Jahi Jahiu, dramaturg, i cili ka realizuar disa projekte teatrore dhe të adaptuara për skenë me të cilat shfaqje gati se identifikohet ky teatër sa ishte me status gjysmë-profesionist gjatë viteve të ’80-ta. Sipas Jahiut, kthimin e tij në teatër, në të cilin vepronte që nga vitet e 70-ta, së bashku me artistët: N.Matoshin, F. R. Mehmetin, M. Shahiqin, E.Petrovci etj Jahiu thotë se, ishte një obligim më shumë moral se sa material, por një situatë mjaftë konfuze ndodhi pastaj, ku për hir të do farë interesave personale, klanore e familjare, u reflektua negativisht në vazhdimin e punës së artistëve .

Se a ishte i pamundshëm apo jo këtë e thotë edhe e dhëna tjetër; ku menjëherë pas tij, largohen edhe Enver Petrovci, i cili kishte krijuar marrëdhënie pune të përhershme me këtë teatër, sikur edhe dy aktoret akademike, të vetmet me fakultet të aktrimit; Emine Toska dhe Aurita Agushi, të cilat njëzëri thonë se, nuk ka pasur kushte për të punuar, as disiplinë, jemi gjendur shpesh në situata të pavolitshme. Pastaj, aktorët tjerë të plejadës së njohur gjilanasve, Shpresa Vokshi dhe Ruzhdi Mehmeti, të cilët të dëshpëruar për anarki të tillë në teatër, e lëshojë teatrin, ndërsa ky i fundit shkon jashtë. Prej këtyre emrave të larguar këto vitet e fundit, dhe të Ruzhdi Mehmetit nuk mundëm të marrim prononcimet e tyre. Ndërkaq, katër të tjerët, prej tyre tre akademikë kanë pohuar se nuk ka pasur as një minimum të tolerancës dhe mundësi për të ushtruar profesionin tonë, për të cilin jemi përgatitur profesionalisht. Ata kanë varur shpresat në institucionet tona, të cilat me gjithë neglizhencën e tyre kanë marrë përgjegjësinë për ta ndihmuar këtë teatër në të ardhmen, por ende nuk kanë konfirmuar kthimin e tyre. Mbase në fund, a do të mund të bëjë dhe mbajë veten si teatër profesionist pa kuadro të tilla, kur në teatër kenë mbetur vetëm dy aktorë më shkollë të lartë të aktrimit, tre të tjerëve që kanë vetëm përvojë në këtë skenë, si dhe tre katër apsulvent të akademive të artit?

Jeta teatrore pas manifestimit mulit-kulturor ”Flaka e Janarit2007”, ku pjesa skenike ishte rrudhur ne minimum për vetëm tre-kater shfaqje që ka ringjallët.Repetori i Tetarit të Gjilanit në të cilën në këtë sezon 2007, ende nuk kanë hyrë pesë projekte dramatike, duke përfshirë edhe një pjesë sekenike për fëmijë. Drejtori i këtij teatri, z. Jahi Jahiu, dramaturg, shprehet i indinjuar nga mos përgjegjësia e institucioneve komunale për mos përmbushjen e obligimeve ndaj teatrit të garantuara më statusin e tij, që janë të obliguar të mbulojnë 49 për qind të veprimtarisë së Teatrit, sikur edhe Ministria e Kulturës me rreth 51 për qind. Ai ankohet se edhe pse janë në gjendje të rëndë financiare, ku ka mbi katër muaj që për ta nuk është lëshuar asnjë në llogari të teatrit asnjë euro. Dhe, përkundër kësaj, ata i mbanë shpresa se do të bëhet mirë.

Në skenën e Teatri Kombëtar të Gjilan këto ditë po vihet në skenë komedinë “ Musafiri i mallkuar", Ilir Bezhanit në regji të M.Sylejmanit.

Jeta skenike 63 vjeçare e Gjilanit

Teatri  profesional i Gjilanit e rikujton vetveten skenën  tradicionale dhe moderne

Jeta skenike teatrale  në qytetin e Gjilanit, sipas të dhënave në dokumentet e shkruara dhe të deklaruara është prezent në jetën publike prej 26 marsit të vitit 1944, pra, "ishte një ditë e diel, kur mësuesit dhe nxënësit shqiptar të shkollës fillore "Bogdani" të qytetit shfaqën komedinë e Kristo Floqit "Vllazni interes". Sipas publikimeve të deritanishme, kjo datë është shkruar në një raport të botuar në e atëhershme "Lidhja e Prizrenit"nr. 8, që u botua në vitin 1944, në faqen e 3-të, pos kësaj shkruan se drejtori i shkollës Xhemal Xhahysa u falenderua për këtë shfaqje. Në Gjilan, mësues në at kohë ishin edhe disa mësues të ardhur nga pjesa tjetër etnike shqiptare, si Hasan Dyngjeri, por edhe Selami Hallaçi nga Presheva, por edhe nga Shkupi. Sipas publikimeve të më vonshme për buletinin e shkollave arsimore, identifikohet edhe Xhemal Xhahysa, po ashtu mësues edhe drejtor shkolle, sikur edhe Hilmi Rexhepi, Halit Isaja, Njazi Fehmiu, Tahsin Sylejmani, Sadije Brestoci, Gjyste Sekuj, të cilët kanë qenë veprimtare të mundshëm, edhe të kësaj komedie. Shfaqja e parë llogaritet të ketë qenë, komedia "Vllazni interes" e Kristo Floqit, e cila u shfaq me 26 mars të vitit 1944, si një veprimtari e parë skenike në qytetin e Gjilanit, është llogaritur nga rrjedhat e më vonshme kulturore dhe artistike si një pikënisje për Teatrin profesional të Gjilanit. Edhe pse me këtë shfaqje, gjatë e gjithë asaj kohe, arti skenik teatror në Gjilan nuk pati veprimtari tjetër. Deri me aktivizimin e shoqatave kulturore artistike nga entuziazistë të ndryshëm në kuadër të veprimtarive të tyre, kanë pasur edhe pika skenike me 1954-55, duke vazhduar kështu edhe gjatë gjithë periudhës së pasluftës si me dramatizimin e një romani e Sinan Hasanit nga ana e Hasan Bunjakut " Një natë e turbullt", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur " nga Ruzhdi Mehmeti etj. Mbase kjo veprimtari shumë vjeçare edhe shënoi ngritje e rënie të kohëpaskohshme, dhe hapin më të madh e arrin pas viteve ’70’80-ta, kur arritën kuadrat e  para profesioniste nga jashtë Kosovës, kur edhe mori fizionominë e një organizmi më të plotë, si dhe u hodhën bazat e një teatri të nivelit gjysmë-profesional, duke u avancuan në teatër gjysmë-profesional, dhe bënë përpjekje të daljes jashtë lëvozhgës së metodave të realizmit. Ish-aktor i Teatrit të Gjilanit, Nexhmedin Ymeri i identifikon përmes qytetarëve të vjetër, duke e potencuar faktin se në hulumtimet e deri tashme nuk është hasë në ndonjë dokument të shkruar e as nuk është mësuar nga ndonjë  shfaqje  tjetër të shfaqura në Gjilan deri në vitin 1954, që  kur ruhet kjo fotografi me aktorë gjilanas. Fotografia paraqet një ansambël artistik skenik e muzikor, ku aktorët që kanë inskenuar dramën "Gjaku vlon" të cilët e kanë shfaqur para artdashësve të qytetit në vigjilje të festive të nëntorit të vitit 1954. Të identifikuar  në këtë foto janë: Taip Myezini, Ramiz Ajvazi, Jashar Jashari, Qamil Begu-Gjinolli e të tjerë. Faik Hetemit, ish- ish-referent në sektorin e kulturës në Gjilan, ka konfirmuar se në maj apo qershor të vitit 1956, regjinë e kësaj shfaqje e kishte bërë Isa Gashi. Në këtë kohë në Gjilan vepronte edhe Shoqëria kulturo-artistike "Zenel Hajdini" që llogaritet të ketë vënë edhe bazat e artit skenikë në Gjilan, në kuadër të së cilës seksionin e aktrimit e udhëhiqte Tahir Ibrani-qi cili ishte edhe si prokuror në Gjilan. Sipas të dhënave të deritanishme, konfirmohet se: Isa Gashi shpesh here edhe i ndihmuar edhe nga Kristë Berisha, dhe trupa më prirje skenike të vihen shfaqjet skenike  "Monserati", "Nita" , shfaqje këto që i paraprijnë të përgatiteshin shfaqjet në Gjilan, edhe për tu reprizuar më pastaj edhe në qytete e vendbanime tjera të Kosovës, si edhe në Preshevë, Kumanovë e Shkup, tregon një veprimtar i kësaj gjenerate. amatorizmi skenik, pos në qendër, vazhdoi përfshirja e talentëve  edhe nëpër shkollat e mesme të Gjilanit, ku profesorët dhe nxënësit përgatitnin shfaqje të ndryshme, prej nga dalloheshin talentët qoftë në garat e recitimit apo edhe të interpretimit, e të cilët kontribuonin edhe në teatrin e qytetit, i cili punonte në kuadër të shtëpisë së kulturës, e cila kishte një salle, që përdorej për shfaqjen e filmave, por edhe të shfaqjeve. Në shkollat e mesme të Gjilanit, në atë kohë vinin edhe nxënësit prej rrethinave të Leskovcit, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Kumanova, Kaçaniku dhe vendbanimeve tjera të  malësisë së Karadakut dhe Gallapi, ku edhe ata  shquhen për lojëra skenike popullore, sikur edhe kjo veprimtari fillestare skenik qoi në forma dhe performancë, ndonëse në mënyrë amatore të zhvillohej ky aktivitet skenik. Më vonë Gjilani u bë edhe me shkollë skenik që po vazhdonte të përhapej edhe në anë tjera të Kosovës dhe të viseve të tjera me banorë shqiptarë, por edhe të artit muzikor, sepse në Shkollën normale "Skënderbeu", Gjimnazi "Zenel Hajdini" e të tjera vatra edukative, arsimore, kulturore, artistike dhe edukative mësimore, duke u kthyer në një katedër të fuqishme të lojtarëve skenik. Gjatë viteve të 60 të shekullit të kaluar shfaqjet teatrale në shqipen e qytetarëve ishin të kohëpaskohshme, por asnjë vit nuk ka mbet pa u ngjitë në skenë një, dy apo më tepër premiera në gjuhën shqipe. E gjithë kjo punë është kryer në bazë të vullnetit të intelektualëve të këtij qyteti dhe entuziastëve regjisorë amatorë si Isa Gashi e ndonjë tjetër. Në këtë kontekst ndihmë të madhe kanë dhënë edhe aktorët e Teatrit të Prishtinës, të cilët qoftë në bazë vullnetare apo edhe zyrtare, kanë kthyer deri në Gjilan, për të përgatitur apo udhëzuar rreth përgatitjeve të shfaqjeve. Rreth viteve të 70-ta të shekullit të kaluar, me angazhimin e Nuhi Matoshit-aktor të shkolluar në Prishtinë jeta teatrale në Gjilan dhe e Sabedin Shahiqit të cilët në fillim ndërmorën hapat e parë për aplikimin e njohurive profesionale në skenën e atyre viteve por edhe në veprimtaritë tjera në kulturë. Organizuan gara të recitatorëve në nivel të qytetit e rajonit dhe zgjodhën amatorë për nevojat e teatrit të këtushëm, filluan punë të programuar, përmes këshillave artistik për hartim të repertuarit dhe morën pjesë në garat e ndryshme të fushës dramaturgjike të atyre viteve, ku nisi jeta e mirëfilltë teatrore, që mori përmasa të gjëra dhe bëri që Teatrit të Gjilani të kthehet prej Shkupi, më 1976, aktorin tashmë formuar Muharrem Shahiqi si regjisor i teatrit, si edhe meritat e patjetërsueshme të vëllezërve Fetah dhe Ruzhdi Mehmeti, të cilët për herë të parë ia vunë bazat e një teatër  gjysmë-profesionist siç kategorizohet aso kohe. Kjo trup artistike profesionistësh dhe numri i madh i entuziastëve, bëri që qyteti me përkrahjen  insitutucionale pas avancimit në një shkallë të autonomisë së Kosovës, bëri që Gjilani të krijon emër jo vetëm Brenda saj, por edhe në territorin e ish Jugosllavisë. Ato vite renditet edhe vendet e para në festivale të Kullës e të Trebinjës. Megjithatë, u krijuan vepra të mëdha skenike me vlera të nivelit kombëtar dhe artistik si dhe u interpretuan me mjeshtri të nivelit skenik të atyre viteve. Gjilani në këto vite ka pasur edhe veprimtari të ndryshme të ndërlidhura me artet skenike, karakteristikë është ajo se përbënte një moment më të rëndësishme në historinë e teatrit, duke iu vu bazat me ardhjen e dramaturgut Jahi Jahiut, një nga pesë dramaturgët që kishte Kosova e atyre viteve. Në krijimtarinë artistike skenike zë vend të mirëfilltë   edhe lëvrimi i dramës shqipe origjinale, dhe sidomos i komedisë, "Hotel Kashta", në regji të Muharrem Shahiqit, " Rropollari", Beqir Musliut, komedisë i bazuar në humorin e hollë tradicional të popullit. Në këtë periudhë të hershme të komedisë, ku vijnë edhe autorët e huaj, si "Buleta e lotarisë". Atëherë u bën përpjekje nga Jahi Jahiu që të vihen në skenë autorë të rinj dhe emra të nderuar të dramaturgjisë  shqipe dhe autorëve të huaj,duke sjellë edhe drama botrore dhe alternative të reja apo rryma moderne teatrore. Sidomos vlen të përmendet se në skenën e këtij teatri u ngjitën me shfaqje nga emra të mëdhenj  autorësh të skenës teatrore, ku pati guximi i trupës aktoresh e gjilanasve ishte tejet i madh, nga se përgatiti edhe shfaqje të autorëve që ishin të anatemuar si Minush Jero. Skena gjilanasve angazhoi edhe emra njerëzish të anatemuar edhe nga regjimi vendor, duke krijuar pastaj edhe skandale, siç ishte rasti i Ramadan Agushit, i burgosur politikë. Dhe më vonë si bie fjala "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" në regji të Fetah Mehmetit, që është shfaqur në vitin 1976 në Kullë të Vojvodinës, si realizim është përmendur edhe në vitin 1983.. Në vitet e 80-ta, I rikthyer në teatër pas provave të para dramaturgu, Jahi Jahiu, i ardhur si apsulvent i dramaturgjisë, si kuadër profesionist  inskenoi tekstet dramatike të M.Kërlezhes "Në agoni" dhe të atij të I. Breshanit" Hamleti në Livriçkën e poshtme", sjell në skenë dramën e njërit nga autorët më të njohur kosovar të lëvrimit të dramaturgjisë, Beqir Musliut" Familja e shenjtë", për të cilën i patë përcjell një gazete e vetme në Kosovë "Rilindja". Aktualisht atyre viteve vihen në tendencë pozitive në drejtim të reformimit organizativ dhe artistik të teatrit që shpesh herë mbetën nën hije që nuk i shkonin përshtati politikës teatrore. Pavarësisht kësaj teatri tradicional po ia lëshonte vendin atij modern nëpërmes avancimit profesional dhe realizimit të shfaqjeve me sukses nga trupat  lëvizëse teatrore në ato të instucionalizuar në ndërtesën e tyre me trupa gjysmë profesionale.

Teatri dje dhe sot e rikujton vetveten, skenën  tradicionale dhe moderne

Viti 1993, shënon një fazë tjetër, kur të larguar nga puna e edhe nga salla e teatrit, aktorët gjilanas arritën që ta mbajnë kontinuitetin e vet, duke përgatitur shfaqje edhe nëpër shtëpi private e duke i vënë në skenë nëpër shkolla e shtëpi të kulturave nëpër fshatrat e Gjilanit. Nga shfaqjet e realizuar më së miri është parqitur me dramën origjinale të autorit e aktorit, Naser Zymberit, të shfaqur në sallën e kulturës së fshatit Përlepnicë në vitin 1998. Gjatë kësaj periudhe 60-vjeçare, ky teatër në një stinor ka shfaqur 3-5 premiera mbi 150 sosh dhe  rreth 900  repriza të tyre, para shikuesve gjilanas dhe më gjerë. Vetëm gjatë vitit 2003, realizoi 3 projekte të reja, me dhjetëra repriza, si dhe mori pjesë në tetë festivale e manifestime të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar në të cilat u vlerësuan vlerat e arrira artistike. Gjilani ka traditë në sferën e zhvillimit të veprimtarive kulturore dhe artistike. Gjatë  viteve të pasluftës u konsolidua edhe trupa artistike, si institucion i tretë kombëtar në Kosovë.  Me gjithë baticat dhe zbaticat që përjetoi ky teatër, i cili zënë fillin me krijimin e institucioneve profesioniste në Kosovë dhe rajon, ku gjatë kësaj karriere ka arritur që të arsyetojë të qenit e një teatri profesionist falë punës dhe të arriturave të këtij teatri, i cili ka krijuar mundësi për të ecur ne këmbë të veta, sikur në situate të ndryshme të mos instrumentalizohej për lojëra, jo të sinqerta, pikërisht nga veta ata që bënin teatrin dhe kulturën në institucionet përkatëse me qëllim profitabile dhe klanore, pse jo edhe politike të përcaktohet edhe repertori sipas diktatit. Teatri profesionist do të duhej të ishte tërësisht në duart e profesionistëve, si dhe klaneve dhe politikës ditore. Ai do të duhej të bënte vetveten si institucion profesionist, duke mos injoruar kuadrat që kanë bërë karrierë në këtë teatër, ata të sapo dal nga akademi teatrore. Thjesht, do të duhej që të jetë një strumbullar i atyre që kanë për zanat këtë zeje të moçme, që të jetë vërtetë tempull Talie me perspektiv në të ardhmen.  Për njohësit e teatrit, krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet pa fajin e tyre. Ata  sikur i brenë ndërgjegjja se si duhet ta bëjmë teatrin, që të jetë vërtetë një tempull Talie, të cilët konsiderojnë se teatër profesionist është ai institucion i cili ka repertorin dhe trupën profesioniste, që merret me vlera dhe shfaqje profesionale. Ky institucion kulturor, i cili është shpallur institucioni më i mirë në dy tre vitet e fundit në komunë dhe në disa manifestime teatrore me karakter garues, si në Festivalin e teatrove të dramës shqiptare në Gjilan etj. Komuniteti teatror i Gjilanit i ndihmuar edhe nga intelektualët, artdashësit gjilanas, si entuziastët dhe veprimtarët tjerë të Gjilanit, arritën që nga viti 1991 e këndej, të mbajnë ritmin teatral gjilanas me nga 2-3 premiera në vit, por edhe mbajtjen e shtyllës teatrore të "Flakës së janarit…" duke e zgjeruar në Festival  të dramës shqiptare vendor të teatrove.

Me çfarë problemesh ballafaqohet sot teatri?

Teatri i Gjilanit, sikur edhe shumë teatro të tjera në një fazë tranzicioni siç është shoqëria jonë është ballafaquar me probleme financiare të natyrave të ndryshme, sidomos të sigurimit të pagave dhe financimit të projekteve të parapara me repertorit. Teatrit i duhet një fond i konsoliduar, ashtu siç është premtuar në janar kur është bërë zyrtarizimi i statutit të këtij teatri i avancuar në radhët e tre Teatrove profesionale në Kosovë. Teatri i Gjilanit i garanton të gjitha kushtet për të qenë teatër kombëtar, pasi që sivjet pritët që të realizohet një projekt për meremetimin e sallës së Teatrit në vlerë të mjeteve të siguruar nga Qeveria dhe komuna prej 160 mijë euro, të cilat do të konkretizohen në mënyrë sukseseve, ka bërë të ditur drejtori Jahi Jahiu, andaj ky është një realitet që nuk duhet t’i mohohet duke përmendur vetëm disa nga shfaqjet e pesë viteve të fundit, si: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Romeu dhe Zhulieta", komeditë; "Miza në vesh", "As parë, as njohur", "Ëndërr apo zhgjëndërr", "Úra e sakrificës", "Vegullia", "Ligatina", "Gomari Diverzant", Jeton Neziraj. komedia tjetër "Mos e prek" të autorit Zymer Kelmendit, "Musafiri i mallkuar", Ilir Bezhanit, etj, të cilat shfaqje  kanë bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë si zakonisht. Ndërsa këto shfaqje , nga kompetentët e kulturës së komunës sonë u cilësuan si ngjarje të dorës së parë në sferën e kulturës dhe arteve skenike teatrore. Pozita gjeografike e qytetit të Gjilanit i  siguron këtij teatri produktet e artit skenik që  ofrojnë edhe komunat e Vitisë, Dardanës, Artanës, si dhe të  Bujanocit, Preshevës e Kumanovës, që janë në juglindje të Kosovës, përkatësisht duke përfshirë edhe të Maqedoninë veriperëndimore, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare . Teatri i Gjilanit tashmë ka edhe disa breza të aktorëve, që e bartin mbi supe përvojën dhe trashëgiminë e pasur teatrore,  nga brezi i parë: Muharrem Shahiqi, aktor dhe realizator i shumë shfaqjeve, Ruzhdi Mehmeti, aktor, Jahi Jahiu, dramaturg, Nuhi Matoshi, regjisor, Naser Zymberi, aktor dhe autor i disa skenarëve për skenë etj, si dhe  repertorin që prej 35 vitesh me një brez të ri, të shkolluar nëpër akademi të ndryshme të arteve të diplomuar viteve te fundit, dhe me dhjetëra të tjerë që gjendën nëpër Akademi të arteve dramaturgjike në Prishtinë, Tiranë e Tetovë. Teatri i Gjilanit edhe në këto katër vitet e pas luftës, realizoi 21 premiera dhe qindra repriza te tyre, si në Gjilan, po ashtu edhe ne qendrat tjera të Kosovës, Maqedonisë e me gjerë. Nga viti 1971, ky teatër punon e vepron sipas parimeve vetanake, me 10-21 punëtorë. Administrata e Përkohshme e Kosovës si dhe Kuvendi i Komunës i kishte njohur fillimisht statusin profesionist, i cili aktualisht ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxhues, mirëmbajtës, atij teknik dhe artistik.  Me realizim e projekteve të ndryshme,Teatrin i Gjilanit,  krijon fonde të pavarura, i cili ka bërë të mundshme mbajtjen e vetvetes në këtë kohë kur ende nuk ndahen mjete te domosdoshme nga institucionet, kjo rrjedh ndoshta nga që në përgjithësi në Kosovë nuk ka mjete te mjaftueshme, kryesisht për asnjë lami. Me sa dimë askund në botë nuk mbahen teatrot nga fonde të veçanta, dhe vetëm duke siguruar mjete të nevojshme teatrot janë të qëndrueshme dhe të arrira.  Nga ky këndvështrim, pos  qytetareve që ta mbajnë atë, (Teatrin e Gjilanit), deri tashti nuk ka pasur fare interesim nga instancat komunale, as Ministria e KRS nuk ka  ndihmuar as nuk ka derdhur  mjete në këtë teatër, së paku deri tash. Pra, teatri ka mbijetuar  përmes disa donacioneve, ka vepruar  sa për aktivitet dhe ka  lënë hije në historikun këtij rajoni, pavarësisht se në disa raste ka ecur edhe keq. Gjilani ka kërkuar  vazhdimisht nga Ministria përkatëse që t`ia njohë statusin profesionist teatrit të Gjilanit, i cili në mënyrë aktive vepron që nga viti 1944 dhe posedon një galeri të tërë të aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, që kanë filluar dhe ndërtuar karrierën artistike në këtë teatër, sikur që ka edhe një fond të madh të shfaqjeve të realizuara.  Deri tash ka realizuar ky teatër mbi 130 shfaqje teatrore dhe mbi 1.000 repriza me autorë të vendit dhe të huaj. Së fundi ishte në festivalin e aktrimit në Fier. Do të marrë pjesë në festivalin ballkanik të komedisë në Korçë, në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Pogradec, në festivalin e dramaturgjisë shqiptare në Vlorë, në festivalin ballkanik të Elbasanit etj. Të gjitha këto veprimtari do të organizohen gjatë muajve qershor e korrik, ndërsa këtu në Gjilan do të shfaqen edhe disa premiera dhe projekte të reja teatrore. Ky është njëri nga letërnjoftimet e shkurtra të veprimtarive skenike që ka përgatitur teatri profesionist i Gjilanit. Në Gjilan dhe më gjerë tashmë ka marrë fizionominë e vërtetë dhe po kuptohet se në këtë qytet funksionon teatri profesionist, dhe ai po vepron si i tillë . Teatri i Gjilanit i ka të gjitha kushtet për të qenë teatër i nivelit kombëtar, andaj ky është një realitet që duhet të pranohet edhe nga të tjerët  Por, megjithatë shfaqja teatrore "Mysafiri i mallkuar" ka ngjallë shumë polemika, por edhe shfaqja e fundit e Teatrit të Gjilanit parafundit"I burgosuri" nga Fadil Hysaj, ka bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë ashtu si zakonisht, ka lënë përshtypje te një auditorium më i gjerë, apo së paku u reflektuar si ngjarje e dorës së parë në sferën kulturës, arteve skenike, pamore apo edhe  të letërsisë. Mjerisht, filmi dhe teatri që janë të lidhura shumë me njëra tjetrën ka ngelur ende larg auditoriumit të gjerë, dhe askush nuk pyet pse ndodh kjo, dhe cilat mund të jenë pasojat e një gjendje të tillë shpirtërore dhe edukative për të krijuar një kulturë te lexuesit. Shumë studiues e kanë thënë , por edhe kjo po shihet,se së fundi po ballafaqohemi me krizën e publikut. E njëjta pasqyrë është reflektuar edhe në disa paraqitje në lëmit muzikore dhe teatrore,  që shumica prej tyre janë regjistruar si kronikë e rëndomtë, pa u vërejtur fare nga qytetarët dhe artdashësit gjilanas. Qytetarët pyesin më të drejtë, se kur do të kemi një kinema në  qytet,  në teatër një shfaqje të mirëfilltë skenike apo një festival të dramës, pantomimave, komedisë,e jo kopje e festivaleve të tjera, por tablo të natyrshme artistike origjinale.  Apo, ndoshta, aq u bën atyre që merren me këto gjëra, që janë aq të ndjeshme, me peshë dhe përgjegjësi profesionale në sferën artistike, sociale dhe kulturore. Kësaj pune, as që ia varin fort edhe institucionet kulturore, sepse u bë çka u bë është punë e papërgjegjshme e atyre që merren me to, pavarësisht se kanë ecur keq dhe kanë lënë hije sa për të thënë. Është kohë e përgjumjes kulturore kjo, apo… Si përfundim: gjithë veprimtaria kulturore është bërë për hir të formës,  se sa për vlerë dhe qëllime artistike. Këto, pra janë kryesisht ato ngjarje që e karakterizojnë sferën e kulturës në Gjilan. Në shfrytëzim Teatri ka hapësirën e objektit që ka pasuar më herët, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë, ndërtesë e cila është  rinovuar sivjet me një pamje simbolike. Ajo ka  sallën e shfaqjeve  të përgjegjshme, një skenë përmasash të një gjerësie dhe një thellësie standarde, ka edhe skenën e vogël, katër grimore, punëtoritë e garderobierit, parukierit, skenografit, si dhe hapësirë tjetër për nevoja të tjera, që i duhen një institucioni të mirëfilltë teatror.  Jahi Jahiu, dramaturg, i cili ka realizuar  tri projekte madhore dhe të adaptuara për skenë me të cilat gati se identifikohet ky teatër,  ka punuar gjatë viteve të ’80-ta në Televizionin e Prishtinës në programin e dramës, ndërsa aktualisht  është drejtor i Teatrit Kombëtar të Gjilanit. Jahiu, dramaturg dhe njohës i teatrit, e konsideron se "krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet   pa fajin e atyre të cilët merren me këtë punë profesionalisht, dhe këta sikur i bren ndërgjegjja që nuk po mund ta bëjnë teatrin që të jetë vërtetë një tempull i Talie".  Ai thotë se "teatër profesionist, është ai institucion, i cili paguhet dhe është i përgjegjshëm për këtë veprimtari artistike, ka repertorin dhe trupën profesioniste, i cili merret me vlera dhe shfaqje profesionale". Teatri i Gjilanit shpallët edhe formalisht, teatër profesionist, andaj kjo është më shumë se simbolikë, sepse ky qytet ka një traditë të gjatë të zhvillimit të teatrit, ngase me vite  është rritur dhe ngritur gjithnjë e më shumë duke i ofruar publikut shfaqje të suksesshme që gjithmonë janë pëlqyer dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale teatrore.  Prandaj, pikërisht për këtë qëllim bëhet avancimi i tij në teatër profesionist pas luftës ka realizuar projekte profesioniste, me të cilat shfaqje ka mbuluar tërë rajonin. Trajtimi i këtij teatri do të jetë, si statusi i teatrit të Gjakovës, si teatër kombëtar. Ministria e Kulturës përkrah financiarisht vetëm një staf menaxhuar, tre deri në pesë punëtorë, por kjo do të varet edhe nga mundësitë financiare që ka Ministria, sepse përpos Teatrit Kombëtar, që kryekëput mbulohet nga Ministria, pjesërisht do të financohen dhe do të ndihmohen edhe dy teatrot të Gjakovës dhe ai i Gjilanit, në bashkëpunim me komunat përkatëse.  Por për vitin kalendarik 2003-2004 e ka lënë jashtë buxhetit, dhe nën mëshirën e dorëdhënësve dhe me paga që nuk dallon nga ai i statusit të më hershëm. Një avancim i tillë  nderon edhe plejadën e shkrimtarëve dhe artistëve me në elitën krijuese dhe artistike të Gjilanit, që aq shumë  kontribuuan për këtë teatër. Gjithashtu, i është premtuar se Gjilani gjithmonë ka për të mbështetur këtë institucion kulturor tepër të rëndësishëm, se këtë  vërtetë e meritojnë qytetarët, artdashësit, artistët e Gjilanit dhe e tërë Kosova juglindore, pra me këtë rast po u shpërblehet puna  aktorëve , që nga plejada e parë e deri tek ata  më të rinj, që kanë dal nga akademitë e arteve. Ne kemi potencial  dhe kuadro më shumë se kushdo tjetër, dhjetëra studentë janë nëpër Akademi  për teatër  dhe  film, ndërsa potencialin më të madh publikun artdashës, që gjithherë mbushë sallën, do shkëlqejmë edhe më shumë përmes lojës sonë aktoriale" shprehet Jashar Shahiqi, artistë i skenës gjilanasve, duke shtuar, se "Ëndrra e kamotshme e aktorëve të këtij teatri, në fund të fundit i është bërë realitet", ndërsa Jahiu, kthimin e tij në teatër, në të cilin vepronte që nga vitet e 70-ta, së bashku me artistët: S. Shahiqin, N.Matoshin, F. R. Mehmetin, M. Shahiqin, N. Zymberin, etj   Jahiu thotë se, ishte një obligim më shumë moral se sa material, por një situatë mjaftë konfuze ndodhi pastaj, ku për hir të do farë interesave të ngushta, si pasojë e hyrjes së politikës si kriter profesional në vend të kriterit artistik profesional, e të cilat  u reflektua negativisht në vazhdimin e punës së artistëve. Mbase në fund, a do të mund të bëjë dhe mbajë veten si teatër profesionist pa kuadro të tilla, kur në teatër kenë mbetur vetëm disa aktorë më shkollë të lartë të aktrimit, të tjerëve që kanë edhe përvojë në këtë skenë, si dhe tre katër kuadro tjera të akademive të artit. Jeta teatrore pas manifestimit multi-kulturor "Flaka e Janarit 2007", ku pjesa skenike ishte rrudhur ne minimum për vetëm tre-katër shfaqje që do ringjallët. Sivjet pritët që të realizohet një projekt për meremetimin e sallës së Teatrit, ky është një realitet që pos kësaj pritet për fund të janarit për festivalin e dramës "Flaka..", të vihet në skenë drama me motive nga romani i Ibrahim Kadriut,"Kalorësi i radakut", si dhe disa nga shfaqjet e fundit. (Epoka e Re)


                                                                                                                   

Shënime për autorin: Nijazi Ramadani i lindur më 1964 në Kokaj të Gjilanit (Kosovës), ku i vijoi mësimet e para (fillore), ndërsa shkollën e mesme dhe të lartën në Gjilan si dhe në Universitetin e Prishtinës. Krijimtarinë fillestare për fëmijë dhe të rritur ka filluar ta publikojë në periodikun letrar të viteve të tetëdhjeta, kur edhe anatemohet nga jeta publike pas rreshtimit politik në Lëvizjen Kombëtare të atyre viteve dhe pikërisht për këtë burgoset në 25 korrik të vitit 1981. Merret me shkrime letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Ndër të tjera ka botuar: Opusi i tij krijues deri tash është pasuruar me këto vepra: “Dhe shkronjë arbri” - ( përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike dokumentare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, 1998, “Një qasje në teatër”, Rrjedha, 2004, Gjilan. ”Vrojtime artistike”, vështrime, 2006, “Qasje tjetër për skenën”, 2006. Me çmimin e parë për kritikë letrare dhe të tretin për tregim u nderua në Konkursin KADMUS, Athinë, dhjetor 2006. Me profesion gazetar, arsimtar – koordinator i. Klubit të artistëve, krijuesve dhe gazetarëve “Rrjedha”, dhe editor i SHB “Rrjedha”, Gjilan, botoi një varg krijimesh, shkrimesh në të përditshme e periodik, është anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.








NIJAZI RAMADANI

Qasje tjetër për skenën

(Përmbledhje shkrimesh të botuara nëpër media )

Botues: Rrjedha Gjilan

Biblioteka “Sokrati”

Redaktor:

Nuhi Ismajli

Recenzent:

Jeton Neziraj, dramaturg

Jahi Jahiu, dramaturg

Tempulli Talia-

Qasje tjetër për skenë

_____________---

Parathënie:

Një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin

Krijuesi e publicisti Nijazi Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë dhe së fundi me sprovë edhe në dramë, ai merret edhe me shkrime e gjini tjera letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Autori i cili deri tash opusi i tij, i është pasuruar me këto vepra: “Dhe shkronjë arbri” - ( përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike dokumentare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, 1998, “Një qasje në teatër”, 2004, Gjilan. ”Vrojtime artistike”, vështrime, 2006, botues Rrjedha, Gjilan. I nderuar me çmimin e parë për kritikë letrare dhe të tretin për tregim në Konkursin KADMUS, Athinë, dhjetor 2006. Libri më i ri i këtij autori “Qasje tjetër për skenën”, 2006, të edituar prej edicionit “Rrjedha”, të Gjilanit, që i janë botuar, pos disa veprave në nivel edhe të sferave të tjera, si nga letërsia dhe fusha e teatrit, kritikës, publicistikës. Libri ”Qasje tjetër për skenën”, përfshin një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin kryesisht për disa nga shfaqjet përkatësisht për disa nga shfaqjet e realizuara gjatë viteve të kaluara në skenën teatrore të Gjilanit dhe më gjerë.

Në prizmin e analizave, recensioneve dhe eseve të autorit Ramadanit janë shkrimet të cilat edhe më parë janë të botuar në të përditshmet shqipe prej nga janë merren tekstet e këtij autori, gjegjësisht shfaqjet për tekstet dramatike:”Kafeneja ballkanike (B.Baliut), “Ura e sakrificës”, sipas teksti” Beselem pse më flijojnë” të Rexhep Qasjes, “Vegullia” e Beqir Musliut, etj. Autori Ramadani në shkrimet e tij që pos tekstit dramatik të shfaqjes, ka të integruar edhe përbërësit mezaskenës, lojën e aktorëve, qasjen regjisoriale, etj. Autori disa nga preokupimet e tij qenësore për skenën, përkatësisht për teatrin në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se” Koha është të shtojmë çështje të artit skenik”, “Çështjet e gjuhës dhe të folurit në skenë”, ku në këtë këndvështrim ai ndalët te ligji për teatrin, nevojën e një debati me publikun, në çështjet e gjuhës artistike në skenë, kritikën e teatrit, si dhe për komunikimin me publikun dhe trininë dramaturg-aktor-regjisor për ndërtimin e një strukture dramatike të suksesshme. Pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist: Komedia “Gomari diversant” (Jeton Neziaraj), Drama ”Ligatina” (Musa Ramadanit) me dramatizim të Nebi Islamit, “Darka publike” e Teki Dervishit, “Vdekja e një mbretëreshe”(Rexhep Qosja) , Realitet i shprehur mitik, Komedi psikike“As parë as njohur, një thyerje meditative kohe, lexim racional i Shekspirit, trajtesa tjetër, në mes të monodramës, shpalosja e përmes artit skenik, Sistemi dhe morali, vitet rënës, sistemi i vlerave dhe thyerjeve, tragjikomedisë “Revolja”, “Prometheu” i Ferizajve, skena me vlerat të reja(Teatri i Gjilanit), Shfaqja me efekt te madh skenik, Shakespeare a apo limonadë, etj. Libri ndahet në 22 njësi të integruara në mes veti të botuara nga Rrjedha, Gjilan 2006, faqe 96.

__________

Komedi therëse nëpërmjet humorit satirës sarkazmës dhe konformitet

(Teatri i Gjilanit : Komedia “Mysafiri i Mallkuar” Ilir Bezhanit )

Shfaqja e Komedisë “Mysafiri i Mallkuar” e autorit Ilir Bezhani, në regji të Muharrem Sylejmanit në realizim të Teatrit Kombëtar të Gjilanit. Nis pasi që dritat shuhen ngadalë dhe sipari hapet, nën efektin e mizaskenës plot ngjyra që shquajnë për disa sekonda personazhet, të shtangur e ngadalë si me flatra të bardha duke pritur thesarin nga qielli. Në skenë dominon ngjyra kuq e zi dhe e bardha e ambientuar të një dhome familjare, me nderim dhe fërfëritjen e lehtë, shoqërohet me një fluks rrezatimi të argjend. Larushia e ngjyrave dhe tematika shqiptare e sfondit të pikturuar dhe e vendosur në skenë, ishte e shoqëruar me kostume dhe përgatitjet skenike nga skenografia.

Komedia “Mysafiri i Mallkuar” e autorit Ilir Bezhani, titull ky që momentin e tanishëm është mjaft domethënës, i cili pasqyron një realitet të ngjarë, pasi që edhe sot për shoqërinë tonë është aktual dhe ndoshta do të jetë edhe më tutje. Shfaqja reflektonte nëpërmjet humorit, satirës dhe here-herë përmes sarkazmës, konformitet dhe jo konformistet të atij rrethi familjar e shoqëror, në të cilën zhvillohej ngjarja tragjikomike, sa që linte mbresën se janë të ambientuara me këto dukuri negative që rëndojnë shoqërinë tonë sot. Ato dukuri shprehen nëpërmjet humorit, ironisë therëse, sidomos në etapën e shfaqjes, pas kthimit të babait (ardhës si mysafiri të mallkuar), që ishte specializuar si arkitekt dhe kishte lënë pas veti dy palë fëmijë prej dy grave, njëra prej të cilave ishte, i cili kthimin e tij e kishte lidhur me një synim që ti kthehet jetës pas një vdekje klinike, por që kishte hasur në lidhje spirale të korruptuarit prej administratës së noterisë, varrmihësit, gruas së parë, fëmijëve(djalit dhe vajzës) që kishin falsifikuar testamentin për përvetësimin e trashëgimisë, që herë e donin të vdekur dhe herë të gjallë si thumbim i satirës. Por, shfaqja aludonte në sensin për ti minimizuar manifestimet e tilla, që pastaj mund ta përmbajnë barin shërues, si preventivë në proceset shoqërore, në disa raste duken fare spontane, ndonëse ato reflektohen që nga ardhja e Babait(mysafirit të mallkuar) që ka një simbolikë të veçantë me hapjen e shpalosjen e ngjarjeve, prej hapjes së varrit, ku në skenën e teatrit, njëri karakter i personazhit tregon bllokimin e depërtimit për të hedhur dritë (dijen) për ngjarjen e thurur të dramës familjare e shoqërore, prej policit e deri te ministri, ndërsa tjetri anë e absorbon atë. Kjo gjë shprehet përmes vetëdemaskimit nga ana e familjarëve dhe rrethit të mbyllur të shtresës së tyre, mbajtjes në shënjestër, goditjeve të vazhdueshme, si dhe ballafaqimi me në sërë problemesh të shoqërisë që iu nxjerr familjes përvetësimin e pasurisë dhe pushtetit për projektin që ngel përgjysmë me ministrin, duke ia thurur me mendjehollësi, zgjuarsi dhe virtyt të ultë njerëzor. Megjithatë, Teatri i Gjilanit që e realizoi komedinë “Mysafiri i Mallkuar” e autorit Ilir Bezhani dhe, sikur ka arritur me këtë edhe një shkëputje pozitive dhe ka funksionuar si tërësi, por ishin disa role që bartën iniciativën në shfaqje: Naser Zymberi (Babai), Rexhep Malokut(Djali), Sabedin Shahiqi(Ministri),Aurita Agushi(Noteria), Ali Demi, Jashar Shahiqi (Polici) Bukusrie Kçiku(bija), Mejreme Berisha(Gruaj), sikur edhe Ramadan Kurti (varrëmihësi), Nuhi Matoshit (pensioneri) të cilit, pas këtyre dhe disa roleve të suksesshme, kanë dëshmuar se mund t’i besohen edhe role episodike, , që së bashku me trupën teatrore përbëjnë një simfoni të tërë artistike, që nuk di të ec prapa. Paraprakisht në realizime, nëpërmjet harmonizimit të interpretimeve, lëvizjeve skenike si dhe të skenografisë mjaft funksionale, me elemente ambientale, por të qëndrueshme artistikisht, të punuara nga Linda Poloshka, skenografe dhe me kostume të bëra mirë prej saj, mund të bëhen edhe vepra të mëdha. Mesazhi e kësaj shfaqjeje është se ne kështu jemi sepse kështu jemi edukuar. Ne do të jetojmë në një epokë, ku ka më shumë punë dhe më pak edukim. Në epokën ku njerëzia është kaq e zënë me punë, ku është e marrë fare dhe i ka përzier vlerat.

Në skenë dominon ngjyrat kuq e zi dhe e bardha e ambientuar në një dhome familjare, me nderim dhe fërfëritjen e lehtë, shoqërohet me një fluks rrezatimi të argjend. Larushia e ngjyrave dhe tematika shqiptare e sfondit të pikturuar dhe e vendosur në skenë, ishte e shoqëruar me kostume dhe përgatitjet skenike nga skenografia. Ishte një realizim mjaft i përshtatur për skenë, në krahasim me realizimin e parë ishte një komedi psikologjike, sociale dhe politike. Mbresat ngelen në sallë, dhe impresionoi publikun fuqishëm, kjo shfaqje i mundëson këtij teatri për të kapërcyer hipotekën e një teatri që synon e ngarend te vlerat më të qëndrueshme dhe profesionale.

Komedia “Gomari diversant” Teatri Kombëtar i Gjilanit dha për Sezonin 2006, Komedinë “ Gomari diversant”, Jeton Neziraj, autori i disa dramave dhe dhjetëra skenarë të realizuar dhe inskenuara brenda dhe jashtë Kosovës, si edhe të përkthyera në të katër gjuhë tjera, i cili skenës gjilanasve ia ka sjell pos kësaj edhe një tjetër tekst të realizuar para katër viteve “Bunarit afër shtëpisë”.

Tema e shfaqjes ngërthen në vete një të kaluar të afërt. Komedia përmes skenave pasqyron në mënyrë metaforike realitetin e kohës së një shoqërie totalitare, moniste dhe të një lloji tjetër hibridizimi i llojit të vetë bolshevik në kufirin RPSSH dhe RSFJ-së, të viteve të ‘70-ta që thuret dhe ç’thuret në format mjeshtërore intriguesve të agjenturave për dhe kundër të personifikuar përmes logjikës së mentalitetit provincial të një zone kufitare të instrumentalizuar me ideale të një shoqërie, përbëjnë kudër të mjaftueshëm për një ndodhi të pazakontë, kur edhe kalimi i gomarit në anën tjetër, konsiderohet “veprimtari diversantë” dhe i motivuar nga “propaganda armiqësore”, realitet ky tragjikomik që shkon deri nga naiviteti i zbërthyer përmes një “idealisti”, “të marri”, deri në një absurditet. Ndonëse duke I shpalosur në mënyrë ironike zhvillime këto që për kohën e sotme dalin gati të pabesueshme, por gjithsesi mjaftë domethënëse. Mbi këtë bazë, edhe regjisori Jeton Ahmetaj ka ndërtuar komedinë “ Gomari diversant” për të pasqyruar atë realitet përmes simboleve të ndryshme, flamujve fotografive të idhujve ideologjik dhe politikë të një sistemi të ngritur mbi kultin e individit, për ti reflektuar përmes personazheve dhe, për ta zhvilluar ngjarjen e rastit prej situatës në situatë, duke përfshirë në konfliktin dramaturgjik personazhet tipike të rrethanës, siç është mësuesi “idealist”, bariu i marr dhe fshatari injorant i po kësaj “provincës”. Mësuesi dhe bariu futën në trataiva këmbimi për ta kthyer gomarin në anën tjetër nga pasojnë të gjitha të këqijat e tjera. Dhe, kjo bie në një masë të atillë sa për të rënduar e për ta ligështuar atë bosht monstruoz, duke i rënduar ata në shpirt idealet e mësuesit për “Lisat”, dashurinë e bariut që kishte lidhur te Lalushja në tjetër anë, përmes fshatarit si hallka e sistemit që zgjeron intrigën në formën e spirales. Pra, mësuesi dhe bariu futën në të njëjtin thes për ta kthyer gomarin diversant. Duke u mbështetur në tekstin dramaturgjik, të Nezirajt regjisori i shfaqjes ka nxjerr në plan të parë idenë themelore se, njeriu i robëruar i sistemit që here-herë ka dalë edhe jashtë kornizave të tij, sikur edhe populli i shpërfillur, e, sa i shtypur edhe i robëruar dhe përvuajtur nga demiurgët ideologjikë, qëndrojnë në epiqendër të pësimeve, që vijnë njëra pas tjetrës dhe nuk kanë të ndalur. Për ta përforcuar elementin paradoksal të një rrethane të këtillë, do të jetë gomari i kthyer në hero, sipas tekstit të mbështetur të dramaturgut, edhe regjisori ka nxjerr popullin e shpërfillur dhe përvuajtjet nga përbindëshit, që njeriu nënçmohet si i pamëshirshëm për ta tërhequr vijën metaforike, duke e quajtur gomarin si Zeus, ku këtu ai bënë veprimin heroik të shpëtimtarit, duke e kthyer bariun, i cili po sakrifikonte vetveten për të shpëtuar Lalushja e përdhunuarën me dhunë në anën tjetër. Mbi të gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, përmes paroditë të ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve të ndryshme shoqërore, socrealiste e moniste në postblloqet kufitare. Gjetjet e aty për atyshme dhe qasja universale ishin një nga format, të cilat janë thurur sipas tekstit të komedisë së Nezirajt, por ato janë ndërtuar sipas prizmit ironizues tejet therës, por mjaft tërheqës që, në skenën në perspektivën e skenës teatrore, evokonin në mënyrë specifike një kohë dhe realitet mjaftë prek për dikë provokues, për dikë nostolgjik. Komedia synonte për të “hapur letrat” dhe i sqaronte dilemat e përcaktuara në shfaqje, si çështje këto, që ende krijojnë mjegulli, jo vetëm në kundrimin e një kohe të shkuar, por edhe në vlerësimin e gjykimin e saj sipas perspektivës së zhvillimeve të më vonshme, gjithnjë duke lënë hapësirë për nën tekstin parashtruar për t’u nënkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varësisht nga këndvështrimi i tyre dhe nga shija e akëcilit. Valimi i flamujve dhe parakalimet i ushtarëve të njërës anë dhe të tjetrës anë të kufirit që ndanin kufijtë e një etnie, duke i parodizuar deri në skajshmëri, që ishte karakterizuar si një prolog i shfaqjes për të hyrë pastaj në brendësi të saj. Kjo, mbase për një masë ka arsyetuar qasjen dhe gjetjet regjisoriale, ka përforcuar idenë themelore dhe ka krijuar atmosferën dhe, ambientin e përshtatshëm për kontestin adekuat të zhvillimit të rrëfimit skenik. Mbase ishte ajo që i ka shërbyer për një masë, që më shumë i shkonte për shtati skenës teatrote dhe, më shumë flasin për atë me aq ndjenjë, emocion, njohje dhe veprim si dhe, duke hedh dritë përmes personazheve të mëvarur nga një hark zingjiror autoritar. Skena teatrore, si kjo e teatrit te Gjilanit me këtë shfaqje, shënoi edhe një sukses dhe ofroi edhe një tjetër dëshmi se, ky teatër tashmë është këmbëngulës në rrugën e vështirë të identitetit dhe me këtë po dëshmohet se, gjithnjë po të mbetet në kërkim të vlerave te reja, të formave më të të përkryera, në kërkim të subjektivitetit profesioniste skenike, ndonëse sipas parashikimeve të trupës, kjo është edhe një mundësi për të dëshmuar kreativitetin skenik të aktorëve që po mbijetojnë me teatrin e një niveli kombëtar. Ndërkaq, gjithë kjo është bërë me qëllim fiksimit dhe, në këtë mënyrë qe t`u hapet hapësirë të rinjve për të dëshmuar talentin e kreativitetin skenik të tyre që kanë për artin dramatik dhe skenën teatrore. Vetëm në këtë mënyrë mund t’iu ndihmojmë atyre për te ecur ata përpara, duke na dhënë vlera të mirëfillta. Shfaqja ishte një nga ato shfaqjet që ka bërë të shtrohen shumë dilema të hapura, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnjë i huaji dhe vendos kufijtë me uniformën e maskuar pushtuese na përçanë dhe sundon. Megjithëse ka pasur edhe disa nivelizime, që i kanë shkuar përshtati vetëm baraspeshës skenike të cilat kanë nxjerr dilemat e shtruara, si provokime të skajshme mbi simbolet dhe kultet e individit të prodhuara nga logjika e sistemit monist. Trupa e aktorëve, ku për pos aktoreve të skenës gjilanasve , ndonëse me rolet e tyre mjaftë me peshë skenike ishin edhe disa aktor tjerë nga Prishtina , që me disa paraqitje të deri tanishme kanë pasur një qasje të mirë ne realizimin e lojërave e tilla skenike prej së cilës është sajuar dhe zhvilluar ngjarja skenike pran kufirit shqiptaro-shqiptar të sajuar prej situata në situatë, aktrimi i plasuar përmes një dialogu të mrekullueshme skenike, me një interpretim të mirëfilltë saterik, ironik, venerik, ku janë realizuar role të një shfaqje që zgjat pesëdhjetë e pesë minuta. Më një skenë të kufizuar, skenografi ambientale, kostume adekuate nga Linda Polloshka dhe, efekte të zgjedhura të muzikës së Flori Gagicës dhe, sidomos të dritave që e lokalizuan në detaje veprimin skenike prej Fatmir Halilit. Ishte një shfaqje e pëlqyeshme nga artdashësit gjilanas, dhe me një shikueshmëri të atyre që kane shije për komedinë, por ka munguar pjesa e publikut që varet nga pushteti dhe partia për të mos ra në simetrinë e ravijëzuar skenike, të përzgjedhur përmes miqve e mikeshave, si dhe akraballëkut, të për dalluar ata përmes shpërndarjes së ftesave. Ishte kjo, shfaqje që provokoi publikun me ndjenjën e satirës dhe groteskes te komedia "Gomari diversant", publiku që ka dominuar përmes reagimeve dhe duartrokitjeve të gjata u nda i kënaqur me shfaqjen e realizuar artistikisht, dhe publiku ishte vetëdijesuar deri sa largohej nga salla, për ngjarjen e thirrur skenike në të gjitha pamjet skenike, sepse për çdo gjë kaloi mirë, si edhe gjatë reprizave është tërheq publik ashtu si duhet dhe si është më miri. Shih për këtë kritiku anglezë që pa shfaqjen, Jonathan Chadëick, tha: “Për shfaqjen nuk kam ndonjë opinion, por kam impresiono. Dhe, impresionet e mia kanë të bëjnë me "qartësinë" e shfaqjes dhe "energjinë" e sajë, e cila ma mundësoi të shoh disa nga aspektet komike të disa situatave të shkuara portretin e fuqishëm regji e qartë, e pastër, pra, një shfaqje me shumë "shpirt njerëzor" .

Transplantim përmes skenës

Teatri i Gjilanit: Drama e N. Islamit “Ligatina” sipas veprës Musa Ramadanit

Qershori edhe sivjet na sjell kujtesën për kazanë e dikurshme me ngjitjen në skenë te Tempulli Talie në Gjilani, ku aktorët profesionist dhanë premierën e shfaqjes. Shfaqje, kjo që mbi ndërtohet në motivimin e fragmenteve tipike autoktone të autorit, Musa Ramadanit, i cili ka pasur mbështetje bosht temën e një periudhe më të vështirë. Periudhë, të thuash, si në thurje e edhe në shthurje nëpër të cilën po kalonin personazhet e kësaj vepre. Periudhë e realitetit të kazasë së Gjilanit që edhe natyra e saj shtrihet në formën e një ligatine. Bazamenti dhe ide e sendërtuar ishte ushtrimi i dhunës nga pushteti, mbi individin e kolektivin. Dhe, një nga format që pjell dhunën në kasabanë e dikurshme, që Nebi Islami e mbështet konceptin dhe tekstin e dramës së vet, të përvijuar me konceptet tejet përmbajtjesore të nxjerr nga romani i Ramadanit, realizuar nga regjisorët I. Ymeri dhe J. Jahiu. Një transplantim i mrekullueshëm i realitetit shoqëror që është bartur përmes veprës dhe, është mbështetur në një ngjarje dramatike që ka ndodhur në një cep të një perandorie të dikurshme. Perandoritë të cilat po binte qytetarët në një pozitë të pa definuar të gjendjes shoqërore, gjithë njerëzinë, ndonëse kjo edhe ka qenë burim i pashtershëm i shumë krijuesve tanë. Një lëndë e tillë e shfrytëzuar nga romani i Ramadanit, prej së cilës është sajuar drama, përmes një materieje të mrekullueshme skenike. Qasje që ka shërbyer për ta shfrytëzuar edhe për trajtime më të reja skenike dhe artistike, nga Teatri i Gjilanit. Nebi Islami, krijoi një dramë të fuqishme nga romani “Ligatina”, por, edhe regjisorët I. Ymeri dhe J. Jahiu, e ndërtuan shfaqjen nga teksti përmes një tragjedie të përmasave shumështresore . E punuan me mjaftë mjeshtëri, me inventivitet dhe me gjetje funksionale, e kreacione artistike. Teksti ishte një filozofi jetësore e njeriut dhe popullit të këtij nën qielli me të gjitha preokupimet dhe përmasat tragjike të saj, të një periudhe të caktuar kohore, që ishte sajuar prej një rrëfimi të fuqishëm nga një ngjarje e vërtetë. Ndonëse, aty fati i njeriut varet nga rrethanat kohore dhe nga ngjarjet që ndodhin në kasabanë e Gjilanit. Abas Guri, personazhi kryesor, kur i duhet dhënë një zgjidhje të vetme, kthehet nga Turqia në vendin e të parëve, ku bie në grackën e pushtuesit dhe në fund përfundon jetën në mënyrë tragjike së bashku me dashurinë e jetës Elmirën. Ky kthim, mbase është edhe burim i konflikteve shoqërore, i paraqitur në mënyrë psikologjike, ku Elmira shoqja e fëmijërisë Abasin e bën që t’i rikthehet kujtesa e shlyer përmes lojës fëmijërore i rikthehet realitetit dhe, ia shpalos të vërtetën. Pesha rëndon mbi të, si një barrë e vetme për ta marrë gjakun e babait, ndërkohë, atij i bëjnë kurthin dhe vritet te Ura e Maskatarit, në qendër të kazasë. Ngjarja skenike paraqet segmentin sistematik të dhunës së pushtetit mbi njerëzit në të kaluarën jo të largët. Dhuna këtu në këtë shfaqje pason përmes dramatikes së një realiteti të inskenuar, duke u mbështetur në subjektin e figurave, një prej familjeve fisnike që mori emrin edhe qyteti i Gjilanit. Shatërvani, simbolika e çarshisë pranë kullës së Gjinollëve, nisi pas hapjes së siparit me kthimin e Abas Gurit, i cili kthehet të marrë gjakun. Ndonëse hija e Ogri Abasit (me imazhin hije) e përcjell që nga nisja prej Anadolli. Reflektimi i memorieve dhe kujtimeve për Elmirën e Gjinollëve, si dhe ndeshja me aparatin e dhunës, në anën tjetër përballja e klerit Bektashi që e adhuronte, sikur edhe e përcjellin në Teqe për t’ia pastruar mendjen nga mëkatet dhe hijet. Skenat masive ndërtohen në konceptin e kujtimeve të harruara të ish perandorisë, shtresës së zejtarëve dhe, të tjerave simbole që zbulojnë anën mitike të vuajtjeve. Thurja dhe ngritja mbi veten përmes flijimit për të mposhtur vdekjen kolektive. Ngjarja e tensionuar arrin kulmin e saj tek skena Sofra magjike, (ëndrra) përmes elementarizimit shkallë-shkallë, si dhe me kreacionet shtesë artistike të konceptit regjisorial (J. Jahiu), si efekte dramatike shumështresore me rënie dhe ngritje në tempin e lojës kolektive dhe asaj individuale të aktorëve. Drama bart intensivin e lojës prej poshtë e më lartë, në mënyrë perfide dhe të hapët. Momentet e vallëzimit, edhe pse të këndshme e tensionojnë deri në absurd dramën. pas atyre goditjeve shpirtërore të njëpasnjëshme që ishin bartur në personazhet e dramës. Shfaqja ngarend vrullin e lojës atëherë, kur përmes ritualit i dëftohen personazhit, Abas Gurit, figurat hije që mallkimi ia përcjell, përmes rrëfimit të realitetit të hidhur. Edhe pse në përmasat e hapësirës skenike, ato bartin peshën e dhembjes së një kohe. Kohë që e rëndon me të shkuarën, por edhe tashti, gjendur karshi pushtuesit. Ndërkaq, më vonë drama bëhet përmes dhunës së hapët, rrahjeve, burgosjeve, futjes së atmosferës së pasigurisë, dyshimeve, dilemave, frikës,.. vihet gjithçka në pikëpyetje. Duke pasuruar dinamikën e thurjes dhe shthurjes, me batica dhe zbatica, tensione të përgjithshme, gjendje psiko-sociale, ndërtuar pranë shatërvanit, në berberhane, në Teqe e hamame, ku linjat paralele anonime kanë fokusuar ngjarjet që synojnë prapësimin e dhunës. Dhe, sjellën në skenë dhe vijnë me simbolikat përmes ndeshjeve, përthyerjes së karaktereve, si dhe pasojave. Kujtesa e rikthyer bashkë me jetën e hidhur të njeriut të këtij nën qielli, ka elementet e fuqishme universale njerëzore, ani pse të projektuara në hapësirë dhe kohë të ndryshme, ndërsa kulmin e arrijnë kur në mes të kazasë, i vihet prita dhe vritet personazhi kryesor, Abas Guri. Shfaqje spektakël , që shtron gjakimin për jetë, ankthin, dashurinë më sublime mes Abasit dhe Elmirës, por edhe tjetërsimet, rëniet dhe mjerimet e robit (njeriut të robëruar). Shfaqje, kjo që impresionoi për kah strukturimi përmbajtjesor, gjithashtu edhe përmes tensionimit të situatave, tensionim që reflektohej nëpërmjet karaktereve, në harmoni me kreativitetin të tyre gjatë shfaqjes. Drama ballafaqohej tashmë me një pjesë të historisë dhe të kujtesës së gjallë për vuajtjet, flijimet, si dhe në anën tjetër, me ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjes për qëndresë. Thërriste për t’iu kundërvënë nënshtrimit ndaj së keqes, në përkeqësimin e jashtëm, por edhe shpirtëror, ndonëse me forcën e arsyes. Pastaj kryekëput në shtyllën e saj janë përvijuar ndjenjat fisnike, aftësia dhe guximi, e jo, “djallëzia”. Loja ritmike dhe ngarendjet gjatë ritit ceremonial nga aktorët, sidomos aktrimi i natyrshëm e suptil, zhvillimi i karakterit prej situatës në situatë i Emine Toskës. Ajo mëtonte të hidhte në fokus përkapjen e një shumësie segmentesh jetësore, në pasimin e idesë, në kuptimin e mesazheve të dramës. Ishte impresive imponimi i zërit koral, ritualit, si funksion dramaturgjik dhe spektakël i vërtetë.

Teatri i Gjilanit: Shfaqja me çmimin“A. Moisiu” Tiranë, “Darka publike”

Shfaqja më e mirë e nderuar më këtë çmim në Festivalin e Dramës në Tiranë, ishte drama “Darka publike”, të autorit Teki Dervishi, në regji të Agim Selimit, e cila u dha me 16 dhjetor para një auditoriumi të gjerë në Tiranë, luajtur nga trupa kombëtare e Gjilanit ishte shfaqje e cila u prit mirë nga një numër i të pranishmëve dhe kritika teatrore. Teatri i Gjilanit këto ditë i bënë hapat e sigurt që të jetë teatri i nivelit kombëtar, duke sprovuar vetëm me realizimin skenik të zhanreve më kulmore të dramaturgjisë bashkëkohore. Tema e mbarështuar ka të bëjë me një fazë të caktuar të realitetit shoqëror, që ka për bazë një tekst dramatik mediokritet, në të cilin zbritët Jezusi në bordelet publike, për t’ia varë mëkatet e Shenjtores Maria. Por më shumë e pasuruar me skenat makabër të një sfidanti të realitetit të inkriminuar policor përmes pozitës së një zëdhënësi të saj, të një gazetari, i cili bëhet viktimë për atë, të cilën nuk e ka bërë dhe nuk dinë ta bëjë mbulesën, të një vrasje që ka dalë herë si Jezusi, i sakrifikuar për mentalitetin e një turme njerëzish. Shfaqja jepte tablo te cilat ndërlidheshin me aktualitetin historik dhe social, tema këto të trajtuara edhe me parë nga autori i tekstit Teki Dervishi. Ngjarja dramatike është ndërtuar mbi tekstin e autorit, i cili është shërbyer me te dhënat biblike për konfliktet shoqërore, duke u nisur nga figurat simbole, si: Jezusin dhe shenjtoren Marian. mediokriteti, këtu identifikohet me Zefin dhe Palin, si figura me peshë të veçante kuptimore, ku inkuadrohet edhe figura biblike, Jeasusi e Shën Maria (Magdalena.

Shfaqja ‘Darka publike’ ishte një shfaqje teatrore, mjaftë e pastër, e kthjelluar, me simboliken e artit si kopje e një realiteti natyror që qëndron dy-tri hapa larg realitetit të improvizuar skenik, megjithëse edhe i përfunduar. Karakteri i konceptimit të Maria (Magdalena) dhe Kaltërina, here si shenjtore që i pastron plagët e Jezusit, por, i kthyer në bordele, here si grua, e zhytur varësisht nga situata, si prostitutë që bart mëkatin e të qenit të saj. Mbase, kjo ishte një gjetje e mire regjisoriale e konflikteve, duke e tipizuar atë si grua shenjtore, sepse vetëm gruaja e tillë duhet të vritet, ndërsa Jezuit nuk vrasin. Po, ashtu kjo gjendje traumave shoqërore është reflektuar ne shoqëri, Jesusi, si embrion i pare i civilizimit, dhe si një paralajmërim, si ngarendje pozitive e negative, si në rrafshin problematikë, por, edhe ne kontestin shoqërore dhe universal. Mbi te gjitha, shfaqja jepte tipizimin e karaktereve, përmes ngjarjeve nga e kaluara e rreshtimeve te ndryshme shoqërore, socio-realiste e komuniste. Gjetjet e atypëratyshme dhe qasja regjisoriale e papërcaktuar, ishin një nga format, te cilat janë thurur sipas tekstit te Dervishit, por ato janë ndërtuar sipas prizmit satirizuese, idili, bie në bordele, dhe kthimi në 2005 vjet më parë, por, mjaft tërheqës qe, ne skenën tonë teatrore, ishin edhe mjaft e shprehur me tablo të paprekshme deri më sot, sidomos për disa kategori shoqërore. Dilemat e papërcaktuara ne shfaqje, si çështje këto, qe janë parashtruar për t’u nënkuptuar dhe interpretuar sipas sugjestioneve tematike e artistike, varësisht nga këndvështrimi i tyre dhe nga shija e akëcilit. Mbresat e disave e ka arsyetuar qasjen e mirë dhe gjetjet atypëratyshme regjisoriale dhe, mbase ishte ajo që i ka shërbyer me të mirë për një kategori krijuesish artistik, të cilët me shumë e kanë në përdorin skenën për të bërë disa risi kreative teatrore. Aty, përmes shpalosjes së ndjenjave arrin ta reflektojë intrigën që u shërben si instrument për ta mbajtur situatën ose më mirë e ndrisin, se sa që flasin përmes figurave, metaforave, simboleve, retorikës, ritmikës artistike, lëvizjeve, komunikimit autorial në skenë, transformimit. Shfaqja ishte një nga ato shfaqjet që ka bërë të shtrohen shumë dilema të hapura, si ne taborin shoqëror dhe etapat historik, që kur ka zënë fillin qytetërimi me Jezusin, ashtu edhe ne taborin shoqëror, ku paraqitet koha dhe sjellja absurde, ku vjen si gjithnjë edhe Jezusi, dhe na detyron të zhveshim nga uniform tabu temave. Megjithëse ka pasur edhe disa matje, se kthimi i Jesusit në shtëpi publike si mediokritet që e “ha pazari”, në Gjilan apo në Tiranë. Skena këto, të cilat kanë nxjerr dilemat e shtruara, si provokime te skajshme mbi Jezusin e keqpërdorura, e kthyer në bordele, te cilat janë interpretuar dhe kanë lënë përshtypje te gabueshme mbi të kaluarën tonë, qe ka renduar mbi supet e popullit si hije e zeze. Shfaqja si realizim skenik ishte e suksesshme. Muzika dhe skenografia ishin mjaftë të thjeshta, por me fuqi dhe efekt të madh skenik ndër autorët për çmime. Dervishi pos Prishtinës dhe Shkupit, ka sinjalizuar se me këtë trupe do te vazhdojnë kooperimin, duke llogaritur këtu edhe regjisorin e shfaqjes.

Monodrama "Vdekja e një mbretëreshe

Mejreme Berisha, aktore e Teatrit Kombëtare të Gjilanit, në Korçë të Shqipërisë ka marrë çmimin special për interpretim në 30 vjetorin e punës së suksesshme saj. "Aktore që në tri shfaqjet e saja të fundit transferohet në role të ndryshme, të mbretëreshës, lypse e falltares dhe e cila ka dhënë shumë për Teatrin Kombëtar të Gjilanit”. Monodrama ka për temë pati një periudhë më të vështirë nëpër të cilën kalon personazhi i kësaj monodramë të gruas në rend të parë në prizmin universal dhe skenik të thurur nga një këndvështrim i një mbretëreshe që për realitetin historik është i mbështetur në realitetin mitik të mbretëreshës ilire. Ata e kanë ruajtur në kujtimet e tyre këtë lëndë dramaturgjike dhe këtë inskenim dhe nuk kanë pasur vështirësi ta kuptojnë situatën skenike, ku teksti dramatik i Qosjes sikur edhe në veprat tjera dramaturgjike “Mitet e zhveshura ”(1978) e përbërë nga tri drama. Në këtë zhanër hyn edhe kjo lëndë dramaturgjike e botuar si Monodramë, ku është marrë edhe teksti dramatik i shfaqjes së gjilanasve në regji të Muharrem Sylejmanit dhe Hajdar Paçaradës, skenografi të Nagip Berishës, muzikë të F. Gagicës dhe ndriçimi i Mentor Halilit. Një lëndë e tillë tejet e pasur dhe, e shfrytëzuar me mjeshtri nga teksti dramatik i Qosjes, nga regjisori Sylejmani është ndërtuar plotësisht në përputhje me ambientet skenike, ku ka arritur që ti harmonizoi veprimet skenike në hapësirë dhe kohë të njëjtë, duke fokusuar përmes efekteve dhe gjetjeve skenike figurën e gruas shqiptare, të profilizuar si mbretëreshë. Znj. Berisha ka ndërtuar rolin e vetë, duke ndjekur kreativitetin e saj artistik përmes ritmit diksionit, efekteve të fokusuar përmes ndriçimit dhe muzikës së përshtatur, si dhe prej gjithë asaj çka ka dalë nga kreacioni i simbolikës së vdekjes së mbretëreshës në fron, prej së cilës është sajuar dhe zhvilluar ngjarja skenike nga situata në situatë, aktrimi i plasuar përmes një materie të mrekullueshme skenike, me një interpretim të mirëfilltë, që i shkonte tekstit filozofik të autorit si dhe, diksion të arrirë të aktores M. Berishës, e cila jo rastësisht u nderua me çmimin e parë të Festivalit, aktorja më e mirë. Mbase kjo mund të konsiderohet si sitje e madhe për një shfaqje e realizuar kohë më parë në vitin 1997, një shfaqje nga e cila do të mbetet shumë për të kujtuar, ajo u nderu me çmimin më të lartë të Festivalit , Mejreme Berisha iu dha vendi i parë për aktrim më të mirë nga një juri me kompetencë artistike ndërkombëtare në përbërje nga anëtarë të nderuar të skenës.

Qasje tjetër teatrore

Teatri dhe drama i ngjajnë si pula dhe veja. Pa tekst dramaturgjik dhe pa trup teatrore nuk bëhet dot teatri, andaj sikur kjo thënie është predispozuar të vlejë edhe për teatrin seri më sot. Nuk kemi dramë (tekst dramatik), andaj nuk kemi as teatër të mirëfilltë, thuhet, kur duan të heqin fajin nga vetja, disa nga ata që me punën e vetë nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Ne, kemi letërsi, nga e cila mund të nxirret teksti i dramës, por këtë se bëjmë këtë, sepse duhet të gjejmë “zanatçinj” për të bërë një gjë të tillë. Dikujt i tekët, se ka parë se dikush e bën Hamletin apo Romeun dhe Zhulietën dhe thotë se pse edhe te ne nuk vihet në skenë, pse nuk mund ta bëjmë edhe ne këtë...Komedia që vihet në skenë sot të tregon se është për të qeshur diçka, por nuk të bën me qesh dot. Edhe tragjedia të rrëfen për të bërë të qash, po këtë nuk mund ta bëjë as artisti në skenë... donë dikush të bëhet aktor e të aktrojë dhe nuk bëhet, por imiton dikë tjetër, apo thënë shkurt, këndon në skenë. Rrëfen diçka për vetën që është shumë larg vetës, provon karikuimin duke e stërngarkuar në dëm të shfaqjes. Është gjuha që e bënë teatrin të jetë teatër, edhe kjo i mungon. Gjithë kjo bëhet nga njerëzit që rrinë në teatër dhe nuk bëjnë teatër- ky është mëkati që i bëhet artit skenik. Se bëhet gjithçka sa për aktivitet, sepse nuk ka kush ta bëjë këtë apo atë, është kur teatrit i mungon drama, aktori, regjisori si drejtues i shfaqjes, skenaristi-dramaturgu, skenografi e deri te statistët apo palagjot e mirëfilltë dhe organizimi i tyre. Është fare e natyrshme dhe normale rritja e shkallës së entropisë në një trup teatrore sipas një zgjedhje arbitrare. Se kujt i teket, ka kalkuluar me mbulesa të kësaj apo asaj parformancë. Pas kësaj pason akuza se, nuk na i duan punën në teatër, se fare varët se a duamë apo nuk duam ne ta bëjmë artin skenik. Pa ditur se, teatrin më së shumti mund ta dëmtojnë apo ta ngjisin përpjetë vetë ata që janë aty, për të mos ngarendur se, “ne kemi traditë...”, se kush tjetër nuk mund të provojë të aktrojë, por aktor nuk bëhet dot me një kurs, por edhe me akademi të artit dramatik, ai aktron në skenë, jo në rrugë, në teatër dikush nga rruga mund të aktrojë më mirë se ata në skenë, por jo të skenës.

(Epoka e Re, Prishtinë,)

Koha të shtrojmë çështjet e artit skenik

Sot për sot, se a jemi ne për një bisedë mbi dramën dhe teatrin, këtë më shumë e shtruam me kontest i ndërgjegjësimit të vetëdijes sonë kreative të krijuesit, dhe më tepër si çështje e ka të bëjë me teatrin. Kjo ka dal si rrjedhojë e zhvillimeve të sotshme që kanë vërshuar pa farë kriteri dhe vlerë, posaçërisht pas rangimit të tre teatrove në radhët e teatrove profesioniste të Kosovës në nivelin kombëtar. Pse dhe se a do të duhej hapur bisedat lidhur me çështjet e shtruara për debat rreth teatrit dhe dramës sot, si dhe për publikun, projektet e (pa)realizuara dhe ato të ardhshme, si dhe një varg çështjesh tjera të kësaj natyre. Kur dihet se në Kuvendin e Kosovës është miratuar nen për nen ligjin për teatrin, i cili shumë çështje të hapura do të duhej ti përmbajë në spektrin e gjerë të atij sistemi legjislativ dhe ekzekutiv për teatrin si institucion publik. Pra, ka ardhur koha që ti shtrojmë shumë çështje të veçanta dhe ato të përgjithshme të artit skenik (të dramës dhe teatrit), të ndërrojmë së paku mendime dhe ti artikulojmë ato çështje, shfaqje për të cilat gjatë viteve të fundit janë shfaqura herë pas here nëpër teatrot tona, ku ka mbizotëruar shpesh edhe heshtja dhe shterpësia. Teatri ynë sot, do te duhej ftuar në një debat tematik-emocional me publikun, edhe pse shpeshherë gjatë kësaj periudhe të veprimtarisë së vetë, si dhe ato që janë ri definuar. Teatri si institucion publik më me ndikim të fuqishëm në kohë dhe hapësira të ndryshme ka shënuar rënie dhe ngjitje të herë pas hershme, por edhe një shkallë të pjekurisë, si dhe ca ecje te nxituara, jo të koordinuara që kanë shkuar vetëm sa për të lënë hije, ndoshta jo aq të realizuara. Por, jeta jonë teatrore është në një gjallëri të vazhdueshme, dhe ka shfaqje pra, por mungojnë bisedat tona dhe kriteret e përzgjedhjes mbi teatrin dhe dramën shqipe, dhe këto ende janë të zbehta dhe nuk kanë një përmbajtje të theksuar artistike, as mbështetjen në komponentë nacionale e institucionale. Diskutimet mbi çështjet e gjuhës në skenë, jo vetëm që nuk janë probleme të thjeshta të një çështje interpretim skenik, aktrimi apo lojë skenike, por një problem në vete, e që mbështetet në shqetësimet e përgjithshme të teatrit tonë (këtu flitet për tre teatrot e rangut kombëtar në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare), duke kërkuar për ta thënë fjalën e pasur artistikisht të realizuar në skenë; më bukur, më pastër, më lirshëm që të shpreh kështu më thellë , më saktë përmbajtjen e realitetit tonë në hapësirën skenike. Në këto biseda shumë çështje në interes do të vemi në dukje, duke apostrofuar fushën e kritikës dhe te bisedave tona krijuese, që duhet ti përcjellin, këto zhvillime, të cilat, sipas gjendjes momentale në teatrot tona janë lënë pas dorë për vite të tërë, edhe pse ndoshta ka pasur arsye që të justifikohet në rrethana të caktuara për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur në hapësirat tona, e të cilat janë reflektuar edhe në jetën krijimtarisë artistike. Ne me gjithat, konsiderojmë se, zhvillimi cilësor i artit skenik posaçërisht te teatrit tonë në nivel kombëtar nuk mund të vijë nga aty për aty pa një shoshitje te mendimeve dhe te kundërshtimeve, qofshin ato ne nivelin e kritikes pozitive apo te një rrahje dhe përplasje te mendimeve konforme realitetit qe kemi sot ne teatrot tona. Prej hapjes se siparit ne skene, e deri atëherë kur duhet mbajtur qasjen e bisedave dhe debateve krijuese te kritikes artistike teatrore, duke përfshire edhe polemiken, ne mënyrën që praktika teatrale te shoqërohet me zhvillimet e mendimit kritike. Me këtë rast, konstatojmë se, gjuha skenike është shprehja më e mirë, e gjallë dhe konkrete e artikulimit të mendimeve, emocioneve dhe ndjenja të njeriut, pa të cilat tetari nuk do të mund ta arsyetojë misionin shoqëror që ka, ku përmes kësaj reflektohen ngjarjet e ndodhura apo të sajuara në kreativitetin e krijuesit. Por edhe aktori në skenë me artin e vetë dhe gjuhën artistike, ka për ta plasuar të publiku, pa të cilin nuk mund të mendohet teatri, sepse gjithçka krijohet për publikun, dhe atij duhet dedikohet. Në këtë proces të krijuar, prej artistit në skenë kërkohet që të pasqyrohet që nga faqet e dramës e deri në absorbimin e plotë të fjalës dhe të figurës artistike, gjithnjë të drejtuar nga regjisori i shfaqjes, i cili është projektuesi kryesor i shfaqjes dhe përgjegjës për të harmonizuar ato si një tërësi. Na duhet një përkujdesje që të arrihet qëllimi final i projektuar prej tij, e që vështirë po arrihet sot. Por si rezultat i një pune të përbashkët dramaturg-aktor-regjisor, fillon të burojë që nga skenat e thjeshta dhe të realizuara, kur ajo fillimisht zgjon idenë e fuqishme me te cilën ndërtohet struktura dramatike e shfaqjes. Kur publiku del nga salla me një ngarkesë te forte emocionale me një rigjenerim të brendshëm shpirtëror dhe me shije artistikisht të realizuara, të cilat do ti mbetën në kujtesë për një kohë të gjatë dhe do të duartrokitet gjatë nga ai. Nëse dramaturgu ka arritur të shprehet në një shkallë të arrirë, të një realiteti të definuar në tekstin dramaturgjike të tij, këto dukuri janë të shprehura mjaft në skenat tona teatrore dhe shpesh ndodh që regjisori dhe aktorët pa ndonjë sens ndaj tekstit dramatik dhe pa konsultim me autorin e tekstit nuk e arrijnë produktivitetin e punës së tyre, po me atë dramatiken me të cilin është krijuar teksti skenik dhe me atë forcë krijuese dhe logjikë bazë që shënjohet nga ngjarja apo tematika.

Debati për artin skenik-Teatër

Për ta shikuar sipas këndvështrimeve të atyre shkrimtarëve e artistëve që kanë punuar apo e kanë përcjell kohë pas kohe Teatrin dhe, kjo do varej shumë edhe nga përvoja e për sa i përket fushës së teatrit, dramës dhe edukimit-formimit në aspektin arsimor dhe artistik. Për shumë këndë karakteristika më e shquar e Festivalit të dramës kombëtarë, që u mbajt si Talia e Flakës... në Teatrin e Gjilanit, i cili për disa vite ishte i stërmbushur për një javë rresht me drama të ndryshme të nivelit kombëtar. Tash për tash nuk mund të merret dot me mend një gjë të tillë se mund të ndodh edhe diku tjetër. Si për kah pjesëmarrja e madhe e grupmoshave të ndryshme në përcjelljen e shfaqjeve, sidomos ato pastaj përcilleshin me debate serioze pas shfaqjeve, jo vetëm lidhur me dramën në veçanti, por edhe lidhur me pozitën e teatrit sot, posaçërisht në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe Shqipëri. Dhe, këto analiza kishin të bënin edhe me formën e teatrit edhe me përmbajtjen si: Çfarë duhet të jetë teatri tashti? Është kjo pyetje të cilën dua ta shtroi, se sa të komentohen dramat veç e veç... Edhe pse kamë parashtruar në paraqitjet publike të botuara nëpër të përditshmet shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Kështu që fare lehtë e kamë shtruar problemet s dramat kryesisht atë që kamë shtruar në shkrimet tjera për atë çka kamë parë dhe për atë çka kamë marrë shpjegime më vonë nga të tjerët. Mbase kjo më duket se është një bazë e mjaftueshme për të dhënë komente në publikimet e më vonshme. Pas premierës “Bunar afër shtëpisë”, ka dalë në horizont çështja mjaftë delikate se : “Si mund ta gjejmë mënyrën artistike të folurit lidhur me luftën? Ishte kjo një çështje e shtruar nga një dy regjisorë nga Britania e Madhe, Tony Gredy e Margarita Higgins. Ata po qëndronin në një mision nëpër Ballkan për edukimin përmes dramës. Mirëpo, pos kësaj këtu është shtruar edhe një pyetje tjetër që zgjati për një javë të tërë .Se si mund të përdorim teatrin për ta interpretuar historinë. Ndonëse ishin tepër goditëse për shumë kënd posaçërisht në fendin, ku sapo ishte përmbyllur një kaptinë në vete dhe shpalosej edhe akti tjetër i kërkimit të rrugëve të shumë çështjeve që ishin shtruar për zgjidhje. Një nga temat më adekuate ishte përdorimi i dramës për ta hetuar historinë dhe plagët që ende kullonin gjak. Në disa drama të paraqitura së fundi në skenat tona ka dominuar ajo me grupin e fëmijëve të dy mysafirëve nga Anglia. Ata kanë gjurmuar një incident, ku janë përfshirë fëmijët, ndonëse e tërhequr në një simetri me ngjarjet e ndodhura pasluftës së dytë botërorë, ku edhe ata ishin nën okupimin gjerman. Sikur edhe një ngjarje që ka ndodhur para një kohe shumë të largët në Egjiptin e vjetër, ndonëse të gjitha këto të paraqitura me personazhet e rrethanës së pasluftës në një vend si Kosova që gjendej si e tillë. Në anën tjetër lufta po përfshinte edhe një zonë tjetër që ndodhej kundër Irakut dhe në Lindje. Problemet e rrahura në teatër kishin të bënin pikërisht me çështjen se si mund ta gjejmë mënyrën artistike të folurit lidhur me luftën si koncept i përgjithshëm dhe i ndarë dhe, si çështje e të gjithë atyre që punojnë në teatër, kudo që janë ata dhe pavarësisht në çfarë gjuhe flasin dhe ç thonë ata. Mbase një tretman të posaçëm vlen të ketë gjuha e cila përdorët në teatër dhe, ndonëse ajo shpesh ndodh të këtë gjuhës e shprehjes së politikës dhe, ka dalë si interpretim i thjeshtë i saj. Pasi që teatri mund të përdorë të gjitha mjetet të cilat i ka krijuar qenia njerëzore për ta gjurmuar botën, vetveten, vetën e tyre në botën në vetvete. Pra, mënyra të veçanta ka teatri, ku mund të krijojë domethënie e posaçme është ajo përmes krijimit të veprimit dramatik. Që do të thotë se një njeri mban armë me vete, ose përkund një fëmijë par se të vret atë? (Të gjitha këto janë imazhe të dramave të shikuara). Paralelisht kanë vepruar ato që e prapësojnë dhunën. Dhe, përqendrimi në dramën edukative dhe në teatër, dhe kjo ka rrjedhur si një mënyrë paralele si proces edukativ përmes skenës. Mbi të gjitha kanë dominuar mesazhet të cilat rrjedhën nga dramat, ishte ky një mesazh i vërtetë apo ai disi duhej thënë më ndryshe, kjo varej nga projeksionet skenike dramatike dhe konceptet regjisoriale, duke apostrofuar ata që kishin të bënin me teatrin dhe historinë dhe me teatrin pas konflikteve që kishin shtjellim dramaturgjik këtë temë mjaftë të ndjeshme. Shumë kush ka pyetur se çka na ka ndodhur neve? Si ndodhi kjo? Si po ndodh kjo? Pse ndodhi kjo? Pse po ndodh? Mendohet se teatri duhet ti bëjë pyetjet e tilla. Meqenëse po trajtohen këto çështje të shtruara si çështje të një shoqërie të gjendjes së rrethanës, këto ndodhje mësojnë për frikën e tyre gjatë luftës... nga frika dhe urrejtja ata ishin në gjendje të bëjnë edhe të pamundurën dhe, ta shporrin armikun prej vendit të tyre. Kjo, sjell një gjë shumë të rëndësishme që kemi shikuar në teatër, dhe na shpie në një pyetje tjetër që duhet t’ia bëjmë sot teatrit këtu dhe kudo në botë se: Çka do të bëjmë për të ardhmen dhe , çka do të bëjmë me ardhmërinë e atyre që vijnë? Mbase këto na dalin si pamje të pashlyeshme të një ngjarje me tematikë nga lufta, ku asaj kohe jetonin personazhet e rrethanës dhe, prezantojmë publikisht veprën e tyre, ndoshta para atyre që kishin para ngjarjen, por tash me një ravijëzim tjetër të ambientit skenik me atë të realitetit.

Realitet i shprehur me mjetet mitike

Dramë “Kafeneja ballkanike ”, B. Baliut

Teksti dramatik i Begzad Baliut ( “Kafeneja ballkanike”, i botuar këto ditë nga Shtëpia Botuese “Era”, Prishtinë përmban tre pjesë skenike të cilat frymojnë në një tërësi funksionale. Pamja e parë skenike përpos natyrës ballkanike, dhe si një shprehje metaforike me elementet e teatrit ballkanik, krrokatën e korbave që paralajmërojnë vdekjen. Si lajmëtar mitik aty paraqitet Shpend keqja, krisma e pushkëve e mungesa e përmbajtjeve fiziologjike, si ndërlidhëse simbolike të fatit historik të njerëzve me atë të shpezëve. Kjo pamje ballkanike, përforcohet me elemente të ndryshme, siç janë: muzika ballkanike, ritet, ceremonitë mortore etj. , të cilat, rrjedhimisht janë përcjellë edhe me ndjenja ballkanike. Do të thotë autori ka arritur të shpreh edhe ndjeshmërinë ballkanike. Një mal i madh, dhe një guri i madh në mes dhe në fund shpella trishtuese, e cila parqet misterin që nuk dihet nëse është shpellë apo gojë e hapur bishë ngrënëse, gati për të përbirë gjithë çka që ka përpara. Aty është edhe simbolika mitike e këlshedrës, që është përcjell brez pas brezi, ashtu si shumëkrerësh e me gojë të hapur të cilës shpesh duhet të nxjerr tym e flake prej zverkut të saj. Parafrazohet të dëgjohet edhe lëvizja e dragonjve kreshnikë, prej të cilëve në mos rrapëllima që do të duhej të lëviz tërë skenën, me sugjestion për ta lëvizë edhe publikun, duke pushtuar edhe një fragment kënge për kreshnikët. Së paku kështu thotë kënga dhe legjendat të cilat frymojnë sipas miteve të këtyre trevave. Është projektuar që të shihet nga efektet skenike brenda saj, të renditura rreth e rrotull dhe brenda, në vende të zbraztë, ku duhet vendosur gurë, që kanë një rend dhe një disiplinë qëndrimi. Si zakonisht nuk dihet nëse janë gurë apo njerëz që qëndrojnë drejt- thotë legjenda, krushq të ngrirë, ashta e rrashta kafshësh, njerëzish. Pastaj në një ambient të projektuar skenik janë paraparë drunjtë të kafshuar nga dhëmbi i kohës të prerë, dhe sa prehen ato shtohen, dhe se janë tepër të vjetër dhe në zgavrat e tyre pushojnë gjarpërinjtë. Diku autori parasheh më tutje se nxjerr kokën huti nga një gurrë druri dhe zogjtë mishngrënës, si Lakuriqët dhe xhindet. Pastaj, shikuar një hapësirë e rrumbullakuar skenike diçka më shumë, më mirë, më qartas, herë më tmerrshëm. Është vështirë të projektohet në përmasat skenike, gjithë ajo ngrehinë mitike që është ngulitur mbi vetëdijen ballkanase, por që mediton të shpalosët në aktet dramatike të tekstit skenik të Begzad Baliut. Të gjitha këto të shpalosura përball atyre projektuesve e zbatuesve, të gjithë Princat e Shteteve Ballkanike, Shtatë ambasadorë të Shteteve të Bashkuara të Evropës dhe të Amerikës, Regjisori, Kryetari i Komisionit, Nënkryetari, publikuar-ballkanik,shërbëtorja, Zërat: A, B, C,… 1, 2, 3,… x, y, z,… etj. Prapë edhe B. Baliu si shumë autorë të Ballkanit, por edhe shqiptarë ka arritur të prek ndërgjegjësimin e njerëzimit me idenë më sublime të sakrificës që është demitizuar nëse uji i bardhë, paraqet simbolikën e qumështit të nënës së murosur, gjiri i së cilës i pikon për ta ushqyer fëmijën. Uji nën urë ka pamje të ujit të ferrit, që ndër legjenda nuk ka, por te ballkanasit që ndërrojnë kohëra dhe hapësira mitike janë të shpalosura nga ndërgjegjësimi i realiteteve të reja. Përveç se ka burime, si lumenj (Drini i Zi) kroje, puse, që thurën Legjendat për ujët e zi, autori nxjerrë se ka edhe lumenj e burime( Drini i bardhë) me ujë të bardhë legjenda për Urën e shejtë mbi këtë lumë, etj. , që ka simbolikën e të mirë (Uji i bardhë) të qumështit, dhe Ujët e zi paraqet kanalizimin e të zezave dhe tragjedisë së mitizuar në kompleksin e vetëdijes ballkanase.

Në Ballkan as koha as hapësira nuk ndryshojnë lehtë dhe nuk ndryshojnë shpesh, por edhe nëse ndodhin ndryshimet më të vogla përcillen me dridhje, tronditje ose rrënime të mëdha, ku autori ka përfshin këtu edhe ngjyrën e ujit ose ndarjen e tij. Kështu, sipas Baliut me shekuj të tërë nuk ka lëvizur gjë prej gjëje, e megjithatë, në këto troje çdo send ka mbetur gjatë një lemeri… Autori përmes realizimit të tekstit sjell thurjen dhe çthurjen e ngjarjeve dramatike përmes marrëveshjeve, dy-tre e më shumë palësh të cilat hedhen në opinion përmes konferencave, dialogëve të gjithë janë sjell lakuriqë , si pjesë e rregullave elementare të Teatrit dhe të realitetit ballkanik, të shpalosur përmes një ambienti të kafenesë ballkanike. Këtu për mes vetë dramacitetit të këtyre evenimenteve mitologjike, duke i zbërthyer përmes atyre elementeve e shpalos plojën e aktualitetit kundruall kohës dhe hapësirës. Pra, është një provë, siç shprehet autori për teatrin evropian. Por tashti është kthyer në një ambient të kohës sonë. Pamja përmbyllëse përmes të dhënave të tërthorta, paraqet Planin. Në këtë pamje përmbyllëse autori ka shpalosur realitetin në rrethanat ballkanike, duke qartësuar se burim i tragjedive nuk janë magjitë “hijet”, por ato janë shkaktuar nga tragjeditë natyrore. Dhe në këtë kompleks të vetëdijes publike shpalos epin dhe mitin autokton shqiptarë që në këtë rast del Ura e shenjtë mbi Lumbardhë. Ky, tekst dramaturgjik, që paraqet kafenenë që hynë dhe del kush të duan me protagonist të ndryshëm është i përshkuar nga figura të ndryshme mitologjike që paraqesin realitetin në kohë të ndryshme në përbrenda këtyre hapësirave. (Epoka e Re ,2004)

Skena teatrore e Gjilanit

(Komedia “As parë, as njohur”)

Trupa Teatrore e Gjilanit, pas dramës Gjenerali i ushtrisë së vdekur i dramatizuar dhe në regji të prof. dr. Milto Kutali, regjisor nga Tirana, sjell një tekst tjetër të gjigantit dhe kolosit të letërsisë dhe publicistikës shqiptare, Faik Konicësi cili është një realizim mjaft i përshtatur për skenë. Ky realizim skenik, në krahasim me realizimin e parë është një komedi psikologjike, sociale dhe politike. Teksti i dramatizuar i komedisë As parë, as njohur, sipas novelës së Faik Konicës “Dr. Gjëlpëra”, titull në momentin e tanishëm është mjaft domethënës, i cili pasqyron një realitet të ngjarë, pasi që edhe sot për shoqërinë tonë është aktual dhe ndoshta do të jetë edhe më tutje.

Shfaqja reflektonte nëpërmjet humorit, satirës dhe here-herë përmes sarkazmës, konformitet dhe jokonformitet të atij rrethi shoqëror, në të cilën zhvillohej ngjarja tragjikomike, sa që linte mbresën se janë të ambientuara me këto dukuri negative që rëndojnë shoqërinë tonë sot. Ato dukuri shprehen nëpërmjet humorit, ironisë therëse, sidomos në etapën e shfaqjes, pas ardhjes së Muratit (Dr.Gjëlpërës), që kishte specializuar jashtë vendit, i cili kthimin e tij e kishte lidhur me një synim: zhvillimin shoqëror. Por, duke minimizuar manifestimet e tilla, që përmbajnë barin shërues, si preventivë në proceset shoqërore, në disa raste duken fare spontane, ndonëse ato reflektohen që nga ardhja e Dr.Muratit në një postbllok kufitar që ka një simbolikë të veçantë me hapjen e parmakëve, ku në skenën e teatrit, njëri parmak tregon bllokimin e depërtimit të dritës (dijës), ndërsa tjetri e absorbon atë. Kjo gjë shprehet përmes vetëdemaskimit, mbajtjes në shënjestër, goditjeve të vazhdueshme, si dhe ballafaqimi me në sërë problemesh të shoqërisë me mendjehollësi, zgjuarsi dhe virtyt të lartë njerëzor dhe atdhetar. Megjithatë trupa artistike e Gjilanit që e realizoi komedinë As pare, as njohu”, sikur ka pasur shkëputje pozitive dhe nuk ka funksionuar si tërësi, por ishin dy role që bartën iniciativën në shfaqje. Ali Demi, i cili, pas rolit të priftit në “Gjenerali… “, ka dëshmuar se mund t’i besohen edhe role episodike, dhe Ramadan Kurti, që së bashku me trupën teatrore përbëjnë një simfoni të tërë artistike, që nuk di të ec prapa. Para praktikisht në realizime, nëpërmjet harmonizimit të interpretimeve, lëvizjeve skenike si dhe të skenografisë mjaft funksionale, me pak elemente, por të qëndrueshme artistikisht, të punuara nga Erold Bakalli, profesor nga Tirana, mund të bëhen edhe vepra të mëdha. Ja se ç’thotë Kutali për këtë shfaqje: Mesazhi e kësaj shfaqjeje është se ne duhet të punojmë më shumë. Kështu jemi sepse kështu jemi edukuar.

Ne do të jetojmë në një epokë, ku ka më shumë punë dhe më pak edukim. Në epokën ku njerëzia është kaq e zënë me punë, ku është budallepsur fare dhe i ka përzier vlerat, çmon thëngjillin, mohon vlerën dhe shkon në humnerë. Mbresa e publikut është se, kjo shfaqje i mundëson këtij teatri për të kapërcyer hipotekën e një teatri profesionist që synon vlerat më të qëndrueshme dhe profesionale me aktorët, disa nga të cilët të shkolluar dhe disa gjysmë të shkolluar, por me një përvojë që kanë bërë në teatër. ER

Lexim racional i tragjedisë së Shekspiri

Tony Grady dhe Margaret Higgins, dy shekspirologë, nga Anglia, erdhën në Gjilan në fund të muajit gusht për të realizuar idenë e tyre - edukimin e të rinjve përmes dramës, përkatësisht përmes tragjedisë Romeo dhe Zhuleta, program ky edukativio - arsimor për fëmijë dhe të rinj, të cilin e kanë aplikuar edhe më parë në disa vende të tjera të Ballkanit. Është ky qëllim i mirë dhe në kohë të duhur për publikun gjilanas, e posaçërisht për shkollarët, ngase Romeo dhe Zhulieta mësohet si njësi mësimore nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Dhe, dihet se nga leximi është shumë më vështirë të mësohet, sesa të shikohet në sallë në mënyrë kolektive, duke përtypur kikirika, fara, çamçakëzë... , pra është shumë më lehtë të kuptohet kështu se sa të mbyllën në dhomën e mësimit, në shtëpi për tri orë e gjysmë e të lexojnë këtë tragjedi të mrekullueshme, e cila në qendër të shtjellimit dramaturgjik ka dashurinë e përmotshme të dy të rinjve, Romeo dhe Zhulieta. Tony Grady (skenograf) dhe Samka Ferri (kostumografe), ngjarjen e vendosin në mes të dy palë shkallëve, që mjerisht pak përdoren. Pra, një palë shkallë, në anën e djathtë dhe, të dytat, në anën e majtë, me ç’rast krijojnë një baraspeshë skenike në rrafshin horizontal, shkallë nëpër të cilat në hapësirën e projektuar si shesh, lëvizin personazhet e mirënjohura të Shekspirit. Gjithashtu, edhe kostumet e Samka Ferrit korrespondojnë në një masë me kohën, kur është shkruar drama e me kohën e sotme. Shikuesi, në vështrim të parë, fiton mbresat se, para nesh, lëvizin personazhe e kostume të mira; herë vrapojnë me shpata në krah dhe sende tjera, dhe herë ndalen. Ata, para auditoriumit, lexojnë disa vargje, kumtojnë ndonjë qëllim, vrapojnë nga te dy anët e skenës: herë te Kapulatët dhe herë te Montagët, andaj krijohet përshtypja se para nesh gjendet një orkestër me lloj - lloj instrumentesh, të cilat ekzekutojnë nganjëherë diçka romantike e disa herë edhe diçka tragjike, por të gjitha këto i bëjnë në mënyrë të akorduar. Ata komunikojnë në mes veti, por edhe disharmonia është kategori estetike se, edhe ajo kategori këtu funksionon në mënyrë ritmike. Dy aktorët e roleve kryesore, Alban Shahiqi-(Romeo) dhe Ardianë Matoshi (Zhulieta), si dy violinat e para të një orkestre, nuk kanë mundur ta shprehin idenë e Shekspirit. Por, do thënë se, në skenat e para, Ardiana ishte e mrekullueshëm e fanitet për partnerin dhe arritjet e imagjinatave të saj, një imazh bukur i konciputar e një dashurie të vërtetë dhe të sinqertë. Por, në disa momente,(për shkak të kufizimeve) sërish kjo zbehet, dhe kjo bën që këto dy personazhe të arrijnë t’i harmonizojnë veprimet skenike, por jo pasionet e brendshme emacionale. Një përshtypje të mirë, për publikun ka lënë personazhi Vaja , e punuar dhe e tipizuar deri në detaje nga aktorja e re, Aurita Agushi. Sipas kritereve profesionale, kjo ishte një nga personazhet që arrijnë në mënyrë origjinale të plasojë deri te ne gjithë begatinë e veprës së Shekspirit. Shihet se Aurita Agushi, Shekspirin e ka lexuar dhe kuptuar shumë më seriozisht dhe më drejtë sesa fytyrat tjera të trupës artistike. Kostumet e Samka Ferrit, rekuizitat me shpata të zhveshura, ca kryqe, gota të ndryshme për ahengje të aristokratëve i mbanin me pedanteri një grup aktorësh dhe statistësh të tjerë të këtij teatri. E gjithë kjo bënte të tërhiqte vëmendjen e publikut dhe krijimin e mbresave të mira për këtë shfaqje, gjithashtu paraqiste edhe gjendjen e një ambienti pallatesh, e jo të një ndonjë ambienti tregu. Pra, këtu pamë shumëçka, por më së paku u pa mjeshtëria narrative-fabulative e dramës së Shekspirit, ritmika dhe melodia e mrekullueshme e vargut të këtij autori të dramaturgjisë botërore. Sidomos u pa harmonia e rrjedhshme dhe suptile e kësaj dashurie të përmotshme, e cila përfundon tekstualisht. Shpresojmë se kjo shfaqje do të mbijetojë në skenën e teatrit të qytetit, së paku si një vlerë e një lekture shkollore për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, ndonëse, kjo vepër korrespondon me dinamikën e kohës. Koha Ditore 2002

Një thyerje meditative kohe

Shfaqja “Ura e sakrificës” Teatri i Gjilanit

Në janar të vitit 2004, u inskenua drama ” Beselam pse më flijojnë ” e shkrimtarit, studiuesit dhe publicistit të shquar Rexhep Qosja, tani me titull të ndryshuar: “Ura e sakrificës”.

Shfaqja është mirëpritur nga artdashësit dhe rrethet artistike teatrore, pikërisht në 50 vjetorin e veprimtarisë së Teatrit të Gjilanit, i cili edhe zyrtarisht është ngritur në rangun e teatrove profesioniste. Shikuesit e brezit më të vjetër kanë pasur rastin që të shohin edhe më parë këtë shfaqje të inskenuar nga Teatri Kombëtar i Prishtinës. Ata e kanë ruajtur në kujtimet e tyre këtë lëndë dramaturgjike dhe këtë inskenim dhe nuk kanë pasur vështirësi ta kuptojnë situatën skenike, se si mbreti i një qyteti, Haruni, u premton qytetarëve se do të ndërtohet ura, ndërsa profeti Malos para ndjen shenja jo të mira. Prifti Ixhlili vazhdimisht kërkon që banorët të luten, ndonëse ndërtimi i urës nuk përparon, ku sipas tekstit të Qosjes, urën dikush gjithnjë e rrënon, dhe më në fund e shoqja e Beselamit, Hëna bëhet theror dhe pas këtij akti flijues ura nuk rrëzohet , deri sa krejt në përmbyllje të aktit të fundit enigma zgjidhet, duke u zbuluar prania e Iblisit me fytyrë njeriu, i cili mbytet nga Beselami. Shfaqja e dramës “Ura e sakrificës”, e adaptuar sipas dramës së Rexhep Qosjes “Beselam, pse më flijojnë” dhe në regji të Sokol Angjelit, aktor nga Tirana, luajtur nga trupa e Teatrit të Gjilanit.Dramës “Beselam…”, Qosja e mbështetet në legjendën shqipatre, e cila, si ide e shtron intrigën. Motivimi i flijimit në fund del i kot dhe i për gjasën mitit të Sizifit. Lënda këtu nuk shtrohet sipas tekstit, por më shumë mbështetët në mitet antike greke, e joshqiptare, e cila figurativisht mbarë shtrohet nga Angjeli.

Gjatë përpunimit të tekstit është e lejueshme largimi nga varianti i autorit dhe e drejtë e tij të bëjë ndryshime, por variantin të cilin e ka sjell në skenën e Gjilanit, Angjeli mund të thuhet se i ka ikur shumë konceptit të dramës dhe i është shmangur temës mbi të cilën është thur teksti dramatik i Qosjes. Sikur edhe në veprën “Mitet e zhveshura ”(1978) e përbërë nga tri drama, ku hyn edhe kjo lëndë dramaturgjike e botuar për herë të parë edhe në revistën letrare “Jeta e Re” nga është marrë edhe teksti dramatik i shfaqjes së gjilanasve, në veprën “Beselam…”. Autori zhvesh dhe demitizon mitin duke mëtuar kështu që lexuesin e tij shqiptar, dhe jo vetëm atë, t’a kthejë në realitet, gjegjësisht ta bëjë që ta shohë veten në pozitën e tij. As sot, pas më se 30 vjetësh, sikur nuk është kuptuar ky mesazh, dhe mbase ndoshta kjo nuk është kuptuar as nga regjisori , e as aktorët gjilanas, ku skenat e tekstit mbeten në figurat hije, edhe pse në tekst vërehet synimi që t’i ikë dhe t’i shmanget paraqitjes njëdimensionale të thyerjes së kohës me elemente meditative. Regjisori ndjek atë variant sepse, edhe sot mitet kanë mbetur mite, kurse jeta sikur është mbështjellë nën vorbullën e saj. Regjisori Sokol Angjeli, e nisë përmes një rrëfimi mitik, linjë e cila përfillet vazhdimisht si qasje e tij e preferuar regjisoriale, me rajvizime konceptuare, veprime këto që kanë bërë që shfaqja të derivojë jashtë ngjarjeve dramatike, porse përmbyllja, një element i vetëm, përkon me atë siç do të duhej të ishte sipas veprës së autorit. Këto mesazhe arrijnë tek publiku, duke e shtuar intensitetin emocional, por jo edhe ritmin dhe tempin e shfaqjes, ndonëse këtë e ngadalëson drita me mjaft mangësi, si përmes efekteve të pamjaftueshme të ndriçimit, të cilat do të duhej të lokalizonin veprimin, ashtu si edhe përmes elementeve sugjestive të projektuesit (Konstruktorit). Gjithashtu edhe përmes momentit të kërcimit të valles, provojnë të sjellin risi dramatike në skenë pas atyre goditjeve shpirtërore të njëpasnjëshme që kishin bartur në personazhet e dramës. Shfaqja ngarend tempin atëherë kur qytetarët dhe ushtarët dalin karshi Iblisit, kurse më vonë drama tenton të bëhet përmes atmosferës së pasigurisë, dyshimeve, dilemave, frikës duke vënë gjithçka në pikëpyetje, por ato nuk janë zhvilluar konform tekstit dramatik që do të shkonte rrugës së trasuar, thurjes e shthurjes me batica dhe zbatica, tensione të përgjithshme, gjendje psikosociale të ndërtuar pranë gjysmë murit të rrënuar në hapësirën e projektuar skenike, i ngarkuar me gjysmë ndriçime, monologë, lutjeve dhe fjalime profetike, gjë që këtu e zhvendos lëndën dramatike nga teksti i Qosjes në mitet antike. Me këto dhe momente tjera, regjisori , por edhe aktorët janë munduar të reflektojnë te publiku risi, të cilët kishin mbushur sallën e teatrit të qytetit, qëllim që nuk është arritur. Mund të themi se, skenografisë i mungojnë simbolet, mbi të cilat është ndërtuar drama; hapësira e lojës është e zbrazur, prapaskena e pambuluar, ndërsa efektet muzikore, herë bien dhe kështu bie edhe ritmi dhe tempoja gjatë shfaqjes. Me vepra të tilla siç është kjo e Rexhep Qosjes, u pa se do të duhej patur, pos guximit, edhe një trupë më të përsosur teatrore për të inskenuar shfaqje të arrira skenike. Mbase kjo ishte edhe përshtypja e publikut dhe njohësve të kësaj fushe, në një debat të zhvilluar pas shfaqjes. Komunikimi i nivelizuar mes aktorëve, ndjenja e fuqishme për lojë ekipore dhe individuale, ekspozime të mbretit dhe fjalamane të profetit, e kanë përcjell shfaqjen. Ishte një qasje tjetër, të cilin duhet veçuar, sikur edhe disa shkëputje, që pasonin një pas një, me rënie të ritmit dhe tempin së lojës së aktorëve në situate vazhdimisht të tensionuara, ku personazhi shihet nga situata rrëfimtare e jo situata përmes personazheve, dukuri të cilat e kanë rënduar shfaqjen deri në fund. Deri sa te autori (R..Qosja) tragjedia fillon në popull dhe bartet në familje, këtu te shfaqja e Angjelit fare nuk ekziston faktori njeri elementi i tragjikes, që kjo do të thotë se është fshirë teksti dramatik.

Subjekti tragjik i iniciuar nga fuqitë njerëzore që e hasim te teksti i autorit, që faktikisht e bëjnë tragjedinë te shfaqja e Angjelit shkaktari i tragjedisë familjare dhe shoqërore është bartur të fuqitë natyrore. I vetmi moment tragjik është pamja e fundit e shfaqjes, murimi i nuses, duke lënë përshtypje se koncepti dhe qasja regjisoriale ishte shtruar si tragjedi antike.

Shfaqja “Ura e sakrificës” është si antitezë e kuptimit të veprës së autorit, Rexhep Qosja, ku autori flet për një flijim të kot, ndërsa në skenë nuk del një kuptim i tillë. Me ndërhyrjet në tekst, përpunuesi i tekstit, e ka fshirë elementin qenësor tragjik, duke e mbuluar at me statikë, pasivitet dhe herë duke e paraqitur si mjaft konfuz dhe pa bazë reale, me të cilën është ndërtuar drama “ Baselam, pse më flijojnë ” , së paku ka qenë dashur që edhe nusen ta bind për një akt të tillë të flijimit, ose ta ndërtojë variantin origjinal të tekstit të Qosje.

Në shfaqjen e trupës gjilanasve, për punuesi i tekstit, ka ndërtuar një qasje tjetër konceptuare, duke ndërtuar një strukturë tjetër përmes elementeve të “bunkerizimit”, që këtu dalin si elemente të lashtësisë së “Kështjellave” dhe i vihet asaj një urë ndërlidhëse, që mbetet si ide, por jo dramë. Kështu duke ju qasur një realiteti të kapur me universale e problematikës të cilin ai e kuptonte si të tillë dhe i cili ka për bazë mitin, që letërsia dhe njëkohësisht edhe dramaturgjia e kanë pjesë të riciklimeve historike. Nga vepra e Qosjes rrjedh ideja se duhet eliminuar shpirtngushtësinë për të ndërtuar kompaktësinë shpirtërore. Ndërsa në skenë mundohet të sillet ideja e ndërtimit të urës me emocione siç ndodh edhe tek tragjeditë greke, si flijimi i Evgjenisë si sakrificë për të shkuar ushtria më tutje. Pra, edhe këtu del si teatër epiko-poetik.

(“Zëri”-shtojca , Prishtinë, 17 prill ‘04.)

Dramë e ndërgjegjes së vrarë

Drama“Vegullia” Sezoni,’04

Teatri i Gjilanit, në sezonin 2004, sjell në skenën tij veprën e Beqir Musliut Vegullia, vepër kjo që autori ia siguron një vend shumë të rëndësishëm dhe të merituar në dramaturgjinë shqipe. Dramatizimi dhe regjia është bërë me një përkushtim evident nga Fadil Hysaj, duke e luajtur në skenë me përkushtim trupa e Gjilanit.

Bazamenti i tërësisë përmbajtjesore dhe ideja e sendërtuar ishte një nga format e të menduarit dhe të sjelljes së qytetarëve të kasabasë së dikurshme të Gjilanit. Mbi këtë ide Beqir Musliu e mbështet konceptin dhe tekstin e dramës së vet. Është, pra, një koncept tejet përmbajtjesor i nxjerr nga vepra e Beqir Misliut dhe i realizuar nga regjisori Hysaj. Një trajtesë e tillë dhe një transplatim i mrekullueshëm i thesarit popullor që është bartur te vepra e Musliut dhe është mbështetur në një ngjarje që ka ndodhur në një cep të një perandorie të dikurshme, e cila po binte, në një fazë të padefinuar shoqërore, kjo edhe ka qenë burim i pashtershëm i shumë krijuesve tanë. Një lëndë e tillë e shfrytëzuar nga letërsia kombëtare ishte edhe një materie për trajtime më të reja artistike, prej të cilave shkrimtarët kanë krijuar veprat e tyre. Kështu veproi edhe Fadil Hysaj, i cili mori një tekst të fuqishëm nga romani i B. Musliut, ( Vegullia), e adaptoi për skenë, ashtu si i ka shfrytëzuar edhe në dy projektet e tij madhore të mëhershme. Hysaj e ndërtoi shfaqjen përmes një ngrehine duke e thurur një tragjedi familjare mbi tekstin dramaturgjik të kësaj vepre madhore, të cilin e përpunoi me mjeshtëri për skenën teatrore gjilanasve. Teksti i B. Musliut është një filozofi jetësore e njeriut të nënqiellit tonë me të gjitha preokupimet dhe përmasat tragjike të saj, në një periudhë të caktuar kohore, është një rrëfimi i fuqishëm i ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, ku fati i njeriut varet nga rrethanat kohore dhe nga ngjarjet që ndodhin në provincën e kasabasë së Gjilanit. Hula, protoganisti kryesor, kur i duhet dhënë një zgjidhje të vetme, përcaktohet për birin e tij më të shtrenjtë, Mevlanin, ta dërgoj bedel, për të mos shthurur jetën e djalit të madh të martuar, i cili në rrethana të caktuara kohore të një shoqërie të shthurur të një perandorie në rënie, vdes si ushtar nga plumbat, si atdhetar apo tradhtar, apo nga murtaja ... Kjo mbase është edhe burim i konflikteve të brendshme familjare. Këtë konflikt të paraqitur në mënyrë psikologjike, e bën që jeta e vëllait të vdekur (Talit) e që mishërohet, hynë apo bartet te Mevlani. Pesha e rëndë e fajësisë dhe e dilemave rëndon mbi të, si një barrë e fati të vëllezërve binjamezë, të cilë bartin njëri- tjetrin si dënim për mëkatin.

Në shfaqjen Vegullia trajtohet si një temë e dhembshme, tema e shkuarjes për të luftuar për një ushtri të huaj, fati i të quajturit vdekur dhe me jetuar jetën e tjetrit, në kohën e një perandorie, përtej Bosforit. Hula, në vend të djalit të madh, në këtë ushtri, e dërgon djalin e vogël të tij, i cili bie në luftë larg tyre, pa e parë askush. Shkrimtari, si njohës i mirë i psikologjisë së njeriut, përmes kësaj vepre na paraqet shqetësimin e madh të anëtarëve të familjes për vrasjen e të birit të tyre, i brejën ndërgjegjja të gjithë, sidomos babanë, (Hulën ) që vetë e kishte dërguar Talin, në atë vend të largët, në vend të  Mevlanit. Ndërsa tash ky i fundit, sikur jeton jetën e tij, e bartë në shpinë, njëkohësisht edhe e brenë ndërgjegjja se po të mos kishte shkuar i vëllai, ai sot do të ishte gjallë e jo në varr. Dilema, sikundër e pengon familjen për të vazhduar një jetë normale, prandaj kemi këtu një katrahurë, një urrejtje që arrin një shkallë tepër të lartë, nga e cila edhe gjërat marrin tatëpjetën tragjike, kemi vetëm kujë dhe dhembje e asgjë tjetër. Drama na paraqet shqetësimin dhe fatkeqësinë që ka goditur personazhin kryesor, Mevlanin (Astrit Kabashi ) , përmes të cilit e shohim psikologjinë e njeriut tonë, shqiptarin në një të shkuar, por edhe të këtij që pason dhe fatin e atij në situata tejet dramatike duke e munduar ndërgjegjja e tij. Mevlani nuk gjen shteg për të dalë nga kjo gjendje që është  krejtësisht hon i errët, nuk mund ta kaloj dot fatkeqësinë që e ka kapluar, vdekja e të vëllait, Talit ( Ali Demi ), që ka rënë në luftë, i shkuar ushtar në vend Mevalanit, prandaj kjo edhe ka ndryshuar çdo gjë në jetën dhe fatin e tij. Ai endet si pa kokë me barrën e rëndë të mëkatit, duke bredhur natë e ditë, sepse  vetë jeta e tij i është bërë e padurueshme. Mevlani na del i pafajshëm, por që ndjehet fajtor për mëkatin që nuk i përkiste atij, por dikujt tjetër, pushtuesit, shpirtin e tij e shohim si një det i trazuar që nuk mund të gjej qetësim në asnjë mënyrë. 

Tek Mevlani mbretëron një situatë e rëndë shpirtërore, tenton gjithnjë të ikën nga rrethi i mëkatit, ama nuk ia arrin dot, kështu mbyllet në vetvete duke sajuar dhe akumuluar një vuajtje të ndjenjës së fajësisë për pafajësinë e tij, sepse nuk mund të qëndrojë dhe bëhet i pafuqishëm për këtë edhe e ngritë zërin e tij, që nuk është vetëm i tij, zhvillohet monologu:

Mevlani:" Përse  ka mbetur bedelia? Përse? Sikur të mos ishte kjo, as Tali nuk nuk do të mund të shkonte bedel në vendin tim, sepse jeta e tij do të ishte krejtësisht ndryshe” .

Fanitja në shpirtin e tij e të vëllait bedel, e mbanë atë as në tokë, as në qiel, por vazhdimishtl duke e larguar nga jeta e vërtetë që e jeton plot vujtje dhe kështu më në fund shndërrohet në një somnambul.

Interpretimi: Treshi aktoresh Naser Zymberi (Hula), Astrit Kabashi (Mevlani) dhe Ali Demi (Tali) Zymberi si aktor i skenës me një stazh të konsiderueshëm skenik dhe dy të fundit, aktorë të rinj, pa dyshim se kësaj radhe janë ballafaquar me një obligim dhe detyrim profesional nga më të vështirët deri më tani.

Të tretë imponojnë në skenë rolet me një disiplinë dhe përkushtim skenik, me një përpjekje maksimale që t’i koncentrojnë veprimet skenike me mjaft përgjegjësi në interpretimet e çastit dhe në një koordinim të përbashkët në lojë, duke mos u ngulfatur, harlisur as dalldisur nga poetika e simbolika e shkrimtarit që do të mund të nxirrte deri te dezekuilibrimi i shfaqjes.

Trupa teatrore - Kjo trupë teatrore i ngjasonte një orkestre të dirigjuar mirë nga regjisori Hysaj, ku dy rolet kryesore, ai i Mevlan Jusufit (Astrit Kabashi) dhe Tali (Ali Demi) kanë bërë që si dy violina të para të kësaj orkestre të zënë ritmin e shfaqjes dhe të rrisin dinamikën në skenat masive dhe në dialogë të drejtpërdrejtë, duke pasur përshtati edhe Hulën që e luante aktori me përvojë, Naser Zymberi.

Për Zymberin mund të thuhet se ka hyrë në brendinë shpirtërore të Hulës, duke qëndruar besnikërisht dhe i mishëruar me rolin e tij, për të hedhur në syprinë qëndrimin e tij, dhembjen dhe krenarinë ndaj birit të tij, Talit, që veten e nxjerrë fajtor për vrasjen e tij, se e ka dërguar bedel në vend të djalit tjetër Mevlanit, i cili i mbështjellë nën lëkurën e vëllait të vrarë. Por, me një temperament dhe logjikë të sjelljes dhe veprimit skenik, përballon nga pjesa tjetër e ansamblit, dhe me një harmonizim të rolit me Talin (Ali Demin). Aktori Astrit Kabashi nga Prishtina, do përcillet gjatë me duartrokitje nga ata që e përcollën këtë dramë, sepse ai luajti me një maturi artistike dhe shkëlqeu, sipas mendimit,tonë, ky ishte roli më i mirë deri tashti që luajti në skenë, sikur edhe Ali Demi ( Tali), Naser Zymberi ( Hulo ).

Matoshi befasoi me interpretimin e tij të natyrshëm dhe të një ndërtimi të figurës autoktone të plakut në skenë, si eksterier dhe enterier figurative dhe emocionale shpirtërore. Edhe pjesa tjetër e ansamblit gjilanas ka qenë në nivel të arrirë të interpretimit dhe të lojës skenike, si: Nuhi Matoshi, Auritë Agushi ( Hajria ), Muharrem Sylejmani, Jashar dhe Sabedin Shahiqi, Mejreme Berisha, Bukurije Kçiku, Rexhep Maloku, Ekrem Sopi, Bashkim Nexhipi, Avni Shkodra, Gyner Halili e Fatos Kçiku, secili në mënyrën profesionale, me tërë poeticialin, dhanë atë çka u kërkua në tërësi nga regjisori Hysaj dhe dolën ngadhënjyes, arritën suksesin e dëshiruar falë punës së palodhur e bashkëpunimit të ngushtë.

Skenografia mjaft funksionale, ndonëse e thjeshtë më me pak elemente ka qenë e realizuar sidomos shtrati i Hulës, që përdorej, si shtrat karrocë dhe arkivol i tij, i realizuar nga arkitekti, Nuhi Hysaj.

Po kështu edhe kostumet e Iliriana Loxhës, kanë sjellë me autoktonitetin e kohës dhe kanë dhënë një kolorit të larmishëm dhe të ambientuar skenik . “Zëri”, Prishtinë, qershor 2004).

Trupa teatrore e Gjilanit, i cili sivjetë pas inskenimit të dramës së Rexhep Qosjes ”Beselam pse më flijojnë”, sjell në skenën e këtij teatri të premten në mbrëmje premierën e dramën “Vegullia” të Beqir Musliut, vepër kjo e një autori që në dramaturgjinë shqipe radhitët ndër më të arrirat. Në dramatizimi dhe regji të Fadil Hysajt. Teatri i Gjilanit në sezonin 2004 sjell në skenën tij dramën e Beqir Musliut, vepër kjo e një autori që në dramaturgjinë shqipe radhitët ndër më të arrirat, dramatizimi dhe regjia është bërë nga Fadil Hysajt, që e luajnë me përkushtim trupa e Gjilanit. Kjo trup teatrore i ngjasonte një orkestre të dirigjuar mirë nga regjisori Hysaj, ku dy rolet kryesore, ai i Mevlan Jusufit (Astrit Kabashi) dhe Tali( Ali demi) kanë bërë që si dy violina të para të kësaj orkestre të zënë ritmin e shfaqjes dhe të rrisin dinamikën në skenat masive dhe në dialogë të drejtpërdrejt, duke pasur përshtati edhe Hulën, që e luante aktori me përvojë Naser Zymberi. “Vegullia”, si realizim skenik i artistëve teatror gjilanas promovon vlera të arrira në këtë gjini artistike, na tha njëri nga artistët e skenës që nuk deshi ta thotë emrin për të lavdëruar vetën, para se ta vlerësojë publiku që e duartrokiti gjatë. Shfaqja vënë në epiqendër fatin e njeriut tonë, bedel, i cili vritet për të vazhduar jetën e tij, vëllai i tij, Mevlan Jusufi, personazhi kryesor i dramës, te i cili mbështetet fajësia nga babai, si shkaktar i vrasjes, sepse në vend të tij, ka shkuar vëllai i tij. Nga ky projekt teatror përfitojnë, Teatri i Gjilanit, shtresat intelektuale dhe qytetarët artdashës, duke vënë në spikamë se “vdekja nuk duhet festuar… ‘, është edhe moto e shfaqjet. Pos “Vegullisë “, regjisori Hysaj deri tashti ka realizuar katër tekste dramatike të këtij autori gjilanas, ndërkaq ky teatër ka dramën e tretë.

Beqir Musliu-Vegullia

Trupa e shfaqjes përbëhet prej 16 aktorëve, ndërsa “sa i përket vlerës artistike të saj, këtë më së miri do ta vërtetojë kohëzgjatja e interesimit të publikut për “Vegullinë”. Hysaj, ka shfrytëzuar një brumë e autorit, sepse deri tashti prej ti nga ky teatër janë inskenuar dy veprat e tij, dhe kjo është e treta. Tema që shtjellohen në këtë dramë dhe që vazhdon ende të mbetët aktuale, sepse aty qitët në sipërfaqe ndërgjegjja e vrarë kolektive”, deklaron ai . Pas gjithë asaj lufte të përgjakshme që është bërë për lirinë tonë, del se “njerëzit nuk kanë bërë aq sa duhet për gjithë të rënët, ndjehen thënë shkurt borxhli për ta, prandaj tërë ngjarja sublimen periudhën të cilën ne po e jetojmë, pas shfaqjes dhe ka shprehur bindjen e tij të plotë se nga kjo doli një realizim mirë skenik që u pëlqeu jo vetëm qytetarët e Gjilanit, por edhe qendrat tjera të Kosovës e edhe më gjerë. Në projektin teatror janë angazhuar aktorët profesionist të këtij teatri të cilët me kreacionet e tyre artistike kanë vënë në skenën gjilanasve edhe dy drama të Musliut, “Familjen e shenjtë” dhe “Rropollari” në regji të Jahi Jahiut. Vegullia, si realizim skenik i artistëve teatror gjilanas promovon vlera të arrira në këtë gjini artistike, duke vënë në epiqendër fatin e njeriut tonë, njeriun bedel, i cili vritet për të vazhduar jetën e tij, vëllai i tij, Mevlan Jusufi, proteganisti kryesor i dramës, te i cili mbështetet fajtësia nga babai, si shkaktar i vrasjes. Nga ky projekt teatror përfitojnë, Teatri i Gjilanit, shtresat intelektuale dhe qytetarët artdashës, duke vënë në spikamë se “vdekja nuk duhet festuar për të jetuar nga tragjedia e tjetrit”, është edhe moto e saj. Me 20 prill, kur nisi të vihet në skenën e Teatrit të Gjilanit, vepra e Musliut, "Vegullia" ritmi i punës së filluar ka qenë më i përshpejtuar sesa është dashur të punohet normalisht,, ishte një ritëm i përshpejtuar dhe jashtëzakonisht i shpejt, deklaroi pas shfaqjes, Fadil Hysaj, regjisor dhe dramatizues i dramës, "Vegullia" në një konferencë shtyp. Ky intensitet i punës është arritur hap pas hapi, ashtu edhe si evoluojnë proceset e punës gjatë provave në teatër, ku në saje të së cilës bëmë që kjo premier të shfaqet para artdashëseve gjilanas, pikërisht me rastin e ditëlindjes së autorit Musliu. Kjo shfaqje po bie në kohën kur ky teatër po rreshtohet si teatër kombëtar me teatrot e Prishtinës dhe Gjakovës, dhe për këtë rritë pa hezitim mund të thuhet se, " po bënë një politikë të mirë teatrore, ku ansambli i Gjilanit po lirohet logjika provinciale, duke u integruar në rrafshin kombëtar, ku sipas projektligjit për teatrin është paraparë që të jetë teatër kombëtar, si edhe dy të tjerat, dhe për një gjë ekziston potenciali i trupës gjilanasve dhe afërsia që ka me kryeqendrën e Kosovës, për vetëm 46 km nga këtu. Ansambli gjilanas ishte plotësisht i angazhuar në këtë shfaqje, pos Astrit Kabashit që vie nga Prishtina, ndërsa duke u ndërlidhur me arsyen e vënies në skenë dhe me temën të cilën e ka vënë në spikamë përmes realizimit skenik, është edhe detyrë e teatrit të bëjë atë që duhet në fokusin e tij në rendë të parë, e të cilin më së shumti e shpreh edhe një varg i poetit Azem Shkreli: / Kosovë nuk po turpërohem që po qajë, por po turpërohem që nuk munda të bëjë asgjë për ty /. Shfaqja përcillet para publikut, me gjithë mesazhin që ngërthen në vete teksti Vegullia është një shfaqje që historikisht, kur njeriu e ndiejnë veten fajtorë për atë që nuk ka bërë. Skenografinë e kësaj shfaqjeje e ka bërë Nuhi Hysaj, kurse kostumografin Iliriana Loxha, për të cilat punë kreative është ndarë i kënaqur edhe dramaturgu, Jahi Jahiu që është edhe drejtor i këtij teatri. Mbase këto refrene janë një simbolikë e veçantë që reflektojnë edhe në shfaqjen, ku njeriu i zakonshëm jeton me brengën apo vëllait të vdekur në shpinë, i cili jeton jetën e tij me fajësinë për vdekjen e tij. Në projektin teatror janë angazhuar aktorët profesionist të këtij teatri të cilët me kreacionet e tyre artistike kanë vënë në skenën gjilanasve edhe dy drama të Musliut, “Familjen e shenjtë” dhe“Rropollari” në dramatizim dhe regji të Jahi Jahiut. Në skenën e këtij teatri kthehet pas 30 viteve të angazhimit të tij në themeltën e Teatrit të Gjilanit edhe regjisori Nuhi Matoshi, por në këtë rast duke luajtur në skenën gjilanasve krahas gjeneratës së tij dhe aktorëve tjerë të shkolluar .

Teatri i Gjilanit vazhdon të ndërtojë traditën e gjatë 50 vjeçare, gjë që kjo po ndodhi të jetë me rastin e rangimit të statusit të tij në teatër profesionist, andaj kjo ka bërë që të angazhohem me një rol që më tepër është simbolikë e vazhdimësisë, sa ndonjë kreacion artistik për karrierë apo përfitim material. Për më shumë një obligim që kemi ndaj teatrit.

Në përkujtim me 10 vjetorin e vdekjes të poetit Beqir Musliun

.............

Me Beqir Musliu kur pinim kafe për të gjallë, në një kafe-bar të tij, Gjilanit, dhe aso kohe, dëshiroja ta pyesja diçka, por, duke përbirë e përtypur fjalën për të satën herë rreth artit(teatrit).

Ndërkohë ndonjë varg, pa e hedhur fare në letër, ia tregoj atij, ndonëse, i druaj vetës për vargun... mos do jetë i mbyllur, mu ashtu siç ishim edhe ne vetë, për një kohë të pakohë. Nuk dëshiroja ta largoja nga meditimet e thella, sado që, si gjithnjë ai, ishte libër i hapur për të gjithë ne që dëshironim të ecnim në rrugën e letrave. Si hapur, ai, nuk kurseu asgjë për të na mësuar ndonjë, diçka nga zanati i artit letrar.

Shumë kush e pa si njeri i rrallë i letrave shqipe në gjysmë shekullin e kaluar. Shi për këtë, më vonë e përkujtova përmes vargjeve të shkruara te revista Fjala.., si njeri që ec me Shën Albanin..., i cili përballoi “karshi” regjimit të atëhershëm të viteve të ’60-të a, para Plenumit të VI-të, kur ia vunë prangat, atij dhe poetit, Rexhep Elmazit, ( i martirizuar) të prirë prej Adem Demaçit. Beqiri pastaj talenti e guximi iu bënë virtyt, në librin e tij, “Rima të shqetësuara” - ’65; poezitë Shqiponja mërdhezuni, Lulëkuqet e gjakut, dhe si autor i “Kurorës sonetare për Skënderbeun”, u përball me anatemën, dogmat, ndonëse më vonë i është ndaluar hovin te Plejada në numrin e shtatë të saj... Vitet e ’70-ta i vazhdoi me frymën liberale, poemën “Vdekja e poetit në kurorën sonetike”, kushtuar poetit të martirizuar, Fazli Graiçevcit, kur mbet si një rob i fisnikëruar për të lënë edhe amanetin në frymën e tij të fundit, varrosmëni në vendlindje. Sa herë kam dashur të pyes diçka, e kamë gjetur në veprën e tij. Ai ishte nga të parët që bukurinë si kategori estetike e futi edhe korniza të errët (“Bukuria e Zezë” - ’68), duke i vënë bazat e një identiteti të përparuar të letrave shqipe. Shi për këtë, Rexhep Qosja me të drejtë e rreshtoi vazhdimësinë dhe këmbëngulësin dhe frymëzimin e tij prej shëmtive dhe kategorive negative njeriun mund të vijë në përfundim se kjo vërtet, është bota reale dhe më afërt me prirjen e tij krijuese ... Këtu duhet theksuar gjerësinë e problematikës, seriozitetin e meditimeve, shfrytëzimin e qëlluar të legjendave dhe të simbolikës kombëtare, mjeshtërinë e organizimit kuptimor në përgjithësi(“Sezam”,R. Qosja).

Me veprën e tij, mund të flitet për një rrumbullakim të artit si tërësi (poezi, prozë, dramë, kritikë, publicistikë, etj.), duke i përthyer limitet tradicionale mes gjinive, llojeve, zhanreve letrare, që ai arrin te Vegullia, si dhe me romanin “Amullia”, i cili priti ta shoh dritën vetëm pas një çerek jetë njeriu. Beqir Musliu- Gjatë viteve sa punoi, krijoi dhe editoi për revistën “Jeta e Re” me E. Mekulin, R. Qosjen, si edhe te “Fjala” e “Zëri i Rinisë”, Prishtinë. Ai mbeti deri në fund një libër i hapur, përkundër asaj se iu muar për të madhe “formula e tij e një tipi më të mbyllur”, ndonse ishte e qartë se e shkruar në “ kohë të pakohë”.Në çerekun e fundit të jetës së tij, ai i solli letrave shqipe edhe përmbledhjet me poezi “Sezamet” - ’72, “Parabolla” - ’76, “Darka e magjisë” - ’78), romanet “Vegullia” - ’79, “Mbledhësit e purpurit” - ’82, sikur edhe tri të tjerat të shoqëruara me tetë dramat, përmbledhur në librin “Shtrigani i Gjel-hanit” - ’89 dhe “Rrokullima” - ’90. Megjithatë opus të gjer të art-jetë-shkrimit Ai, ka ndërruar vetëm dhomën me 11 qershor 1996, për të cilin jeton vepra e tij.Pas vdekjes Beqës, iu botuan edhe shtatë veprat e tij, njëra nga ato vepra është edhe përmbledhja me tregime të dala nga prozat tregimtare, “Kori i gjelave të vdekur”, sipas përzgjedhjes dhe shijes artistike të atyre letrave që na i la në dorëshkrim, si borxh për t’ia botuar me amanetin e tij, nën përkujdesjen e Musa Ramadanit. Dhe, në mesin e atyre tregimeve është edhe “Arkivoli për Sadek Hadajatin”, (Jeta e Re”, 1996) në të cilin më së shumti reflektohet qenia e tij, krijuese, fati i shkrimtarit të përndjekur ...

hkronjë arbëri", botoi "Jeta e Re", 1995, Prishtinë

 

DILEMA                                                                                            

gjindos
se rri varur
me lak në fyt
që nuk të le
as të vdesësh
as të jetosh.

VALA VALË

Vala ndeshet me shkëmbinjë
tehu i thepisur
ngrit e rrënon
kulme çastësh
Vala valë
e ka butësinë
përqafimin me bregun
e kthen në dashuri
Përdridhet
rrëmohet
lozë si fëmijë
Sillet rrotull
trazohet
rrihet
përplaset
me zili.

IKJA E MADHE

Ikën tokës
ujit dhe ajrit
jetë kujtimi për ta
sa çelë e mbyllë sytë
puthën gurin e zjarrit
se janë zhuritur me te
si vig i varur
iu falën pragut të shtëpisë
e gurit varreve
saç e qerp përplasur
kulmi i rrafshuar
për dheun testament

(GURBET I NEMUR)

Udhë gjarpër
është e gurbetit
zvetnon dheun
si dihet fatit

Është hon i errët
s'i shihet fundi
vetmisë së madhe
diçka fare e tretur
në labirintet X
gurbet i nemur.

Edhe uji s'pihet atje
si në burimet tona
në fyt lidhet
e nuk gëlltitet
është malli i pashkrirë
ndryshku fshihet
është këngë e përhumbur
një lahutë e zhuritur.

NJË GRUSHT DHE KOSOVE

Një grusht dhê Kosove
si gacë në shpirtin e zhuritur
gjoksin flakë e ndez
mbi varr
varrin
varr e bën
një grusht dhê Kosove
mbajë në zemrën time.

NJË JETË SA E ORLIT TË BARDHË

Në ditët e fundit
Nënë Lokja kërcurë
në guri të oxhakut
i shkroi motet e shkuara
sepse në te janë zhuritur tok
zot e zonjë shtëpie
një jetë
sa e Orlit të bardhë
i tha shpirtit me dalë
e la të shkruar në epitaf
në gurin e varrit të saj
Nënë Lokja e Madhe.

PA NDARJE

Një mbrëmje në Tiranë
pran Lanës
unë e ajo
me një zjarr zhuritur
me gjithë atë dashuri dhe mall
për Shqipërinë
poezinë dhe flautën.

Edhe në gjumë m'u fanisnin
llafosjet me të
në natët e vona
pas gjithë kësaj
Pa ndarje.

NË EMËR S'E THËRRAS

Në emër s'e thërras
se gacë la në mua
gjoksi furrë u bë
po zemra e ngiste
si në valle më heq
u bëmë ogur
...e u fut kullës
si kal troje.

Nga andej përfton
një dritë e çelur
një gaz i hidhur
një shpirt shkrumuar
një vaj i mbërthyer
vrushkull vërshon
në emër s'e thëras dot.

GJAKU MBI ASFALT
Më thanë se e mori morti
duke u përplasur në rrugë
ndeshur me një krajatë
mund të mos e pranoja
por ajo ishte në morg
e gjaku mbi asfalt.

VETËMOHIM
Ujqit ulërojnë
zemrat e thyera
bien në angështi
janë zëra të pashterur
që klithin e ngjallin
vetëmohim.

 

NIJAZI RAMADANI

 

Bibliografia e botimeve: Nijazi Ramadani: 1978/2008

"Pionieri", nr.3, cikël me poezi, mars, 1978, Prishtinë

"Rilindja pr fëmijë", poezi, dhe i p♪rcjellur me portretin të autorit,"Krijues i ri-nxënësi udhëtar shembullor", nëntor 1978, Prishtinë.

Çmimi letrar: Vendi i dytë në poezi" Libri shoku më i mirë", i ndarë me rastin e ditës së çlirimit të Gjilanit, 1978, komplet libra e stilograf nga Biblioteka "Amë" Gjilan.

Drama për fëmijë: "Të pamoshtur gjer në vdekje", aktrim, roli kryesor (neg.) në shfaqjen skenike konkuruese për shkollat fillore të rajonit dhe në garat tjera.

"Flaka e vëllazërimit/Shkollari",poezi, dhjetor 1979, Shkup.

"GEP-Gazeta e pionierëve" dhe "BAT", vitet e '80-ta, poezi.

Prej 24 koorik 1981/1990 pauza përshkak të burgosjes pas rreshtimit në Lëvizjen kombëtare pë Republikën e Koosvës dhe veprimatrisë politikë në nxjerrjen në dritë të Fetushkës ilegale"Ushtima e Maleve", Kokaj, 1980/81.

Dy poezi te Bota e re, 1995, Prishtinë.

Revistën letrare e periodike "Jeta e Re",1995,nr.6. Cikl me poezi:"Fisi- pikë e pesë".

Cikël me poezi, në gazetën ","Euro-Rilindja,Tiranë, 1996

Cikël me poezi te Ars poetika dhe te: http://www.poezi.publiku.com/ , www.rrjedha.tk, www.letërsia.zemrashqiptare.com

Prozë:

Prozë:" Arapi i zi apo gjaku e dheut të hartës sime, përfshi në konkursin "ars-buzuku", numri 1 (35) i revistës letrare shqiptare "ars, 31 mars 2002

Revista "Agmia", numri 7 i revistës "Agmia" prozë, "Hata e madhe",2007, Gjilan

TABLETË / TABLETĂ: "Si të bëhen malet me zile që t’i dëgjojmë rënkimet e tyre f.162...... Revista Haemus - Bukuresht / RUMAN

Revista Haemus 3-4 /2006. ... Prozë: Shkëlqimi i rrasave të gurtë mbi çati dhe varrezat e martirëve me epitaf".

"Proza, "Cupi", 30 qershor,Lajm" të Prishtinës.

Përmbledhje poezishë me poet të ndryshëm

Gazeta Athina, më 18 maj 2007: te rubrika "Letërsi", përzgjodhi dhe botoi Hiqmet Meqaj një cikël me poezi "POEZI NGA KOSOVA", *NIJAZI RAMADANI, si dhe te Revista Letrare ADMET .

"Panarama e kijuesve të Kosovës juglindore", H.Këçiku, Prishtinë, 2004.

Poezi:"Fisi-pikë e pesë"," Ata ikën në përjetësi" dhe "19 pranverat e Arbrit", web-faqja: Bashkimi Kombëtar

Shkrime për veprat e autorit

Ali D. Jasiqi, botoi botoi kritikën letrare"Poezi meditimesh të thella në veprën: "Pesëdhjetë shkrime për poezinë", kritikë letrare dhe te revista "Shkëndija", numer jubilar, mars 1996.

Haxhi Vokshi: Recension, pasthënie, botoi "Jeta e Re, 1995, Prishtinë dhe Hasan Bunjaku pasthënie "Dheshkronjë Arbëri", botoi Jeta e Re, Prishtinë 1995.

Bujku-Rilindja, 10 nëntor 1995, botoi shkrimi "Syri kritikë mbi përmbledhjen me poezi Dheshkronjë Arbëri", botoi Jeta e Re, Prishtinë 1995.

Vepra letrare, publicistike dhe çmimet:

Vitrina e librit, Bujku, Prishtinë 1995, Shpend Halili: Botime të reja, "Dheshkronjë arbri-( përmbledhje me poezi), "Jeta e Re",1995, Prishtinë

Bujku: Shpend Halili, botime të reja: Vështrim mbi librin"Kosova dhe vetëvendosja,(trajtesë historike dokumentare dhe politike) SH.B. "Ushtima", Gjilan.

Tefik Selimi: Recension: Një qasje në teatër, SH.B. Rrjedha, 2004, Gjilan, "Bota sot", 2005, Prishtinë

Minire Berisha:Botime"Vështrim për teatrin, maj, 2004, Epoka e Re.

Naile Demiri: "Shumë studies-pak arte", Epoka e re",gusht,2008, Prishtinë, vështrime rreth librit "Vrojtime artistike", vështrime letrare, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2006.

Tefik Selimi: Iliria past, Prishtinë, 2006, Vështrim kritik rreth veprës"Qasje tjetër për skenën", 2006 , "SH.B. Rrjedha" Gjilan,

Imazhe kohe, poezi:1978-2008, SH.B. Rrjedha, Gjilan, 2008 , Xhemë Karadaku, pasthënie

Imazhi i ngrirë, (roman)i marrë për botim në konkursin letrar 2006 nga SH.B. Buzuku.

Fitues i Çmimit "KADMUS", Klubi i shkrimarëve "Drita", revista Pelegrin, Athinë 2006, me rastin e 44- vjetorit të ndrajes nga jeta të lirikut Ali Asllani ju nda çmimi për tregim vendi i tretë, si dhe për kritikë letrare, çmimi i parë.

"Koha ditore", botoi në shtojcën për kulturë vështrime për dramat "Sitemi i vlerave-Të mallkuarit", E.Petroci, K.ditore, mars 2002

Shkrimet të veçanta mund t'i gjenden edhe të botuara në të përditshmën

Personazh:"Mësuesi Mustafë Koka dhe Hasan Alia", tetor, 1993, Bujku- "Rilindja", Prishtinë

" Jehona", Bujanoc, 1993, portereti: "Kush ishte mësuesi Mustafë Koka

Revista "Paqja", të Prishtinës, 2008 "Njerëz dhe fate", personazh.

Gazeta Shkodra si dhe "Shkëndija"(2007),"N'Itakën e vet po pushon përjetësisht Zejna Halili" dhe te

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit të 2 (40), 2004, në Shqipni, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Shkrime, artikuj, recensione për dramën dhe fshaqjet skenike

Përmbledhje shkrimesh të botuara nëpër media e shkruar dhe elektronike shqipe

Jeta skenike 63 vjeçare e Gjilanit:Teatri profesional i Gjilanit e rikujton vetveten skenën tradicionale dhe moderne

Komedia "Gomari diversant", Jeton Neziraj, Teatri Kombëtar i Gjilanit, Koha ditore, Shtojca, 2006.

Teatri i Gjilanit: Drama e N. Islamit "Ligatina" sipas veprës Musa Ramadanit Regjia, Jahi Jahiu, I.Ymeri

Teatri i Gjilanit: Shfaqja me çmimin"A. Moisiu" Tiranë, "Darka publike", Teki Dërvishi

Dy monodrama e Rexhep Qosjes:"Vdekja e një mbretëreshe", Eopka e Re, 2002, Prishtinë

Ese mbi teatrin provincial"Qasje tjetër teatrore, Epoka e Re, Prishtinë, 2001

Sistemi i vlerave e thyerjeve të mëdha :(Shfaqja e dramës Kohë e paemër e Ruzhdi Pulahës nga Teatri i Korçës), 2002, Rrjedha

Skena teatrore e Gjilanit: (Komedia "As parë, as njohur"), Epoka e RE, 2001, Prishtinë

Lexim racional i tragjedisë së Shekspiri, Epoka e Re, 2002,Koha ditore, Prishtinë

"Realitet i shprehur me mjetet mitike", dramë "Kafeneja ballkanike ", Begzad Baliut , 2003, Epoka e Re, Prishtnë

Në mes të dramës dhe Mono-dramës -"Kronisti i të vrarëve " M.Zymberaj, Epoka e Re, 2003, Prishtinë

"Një thyerje meditative kohe": Mbi shfaqja "Ura e sakrificës" Teatri i Gjilanit, Zëri, Prishtinë, 17 prll. 2004

Dramë e ndërgjegjes së vrarë:Drama"Vegullia" Zëri, Prishtinë, 2004

Teatri i Gjilani dha premierën e komedisë "Kumbara", Zeri, 2005, Prishtinë

Shfaqja e komedisë "Revolja", Teatri i Gjilanit :Teatri i Gjilanit "Tuneli", "Mos e prek", Zëri, 2005, Prishtinë

"Mos e prek", Epoka e Re, 2005, Prishtinë ,

Premiera e Komedisë "Mysafiri i Mallkuar" autorit Ilir Bezhani, Pavarësia News, 2006

Drama "Im at donte Adolfin" e Mehmet Kraja në regji të Agim Sopit, 2007, Zëri, Prishtinë

Shfaqja "Ditëlindja" e Teatrit Gjilanit- Premierë si "Ditëlindje e trefishtë, Rrjedha, 2008

Shfaqja premierë e Teatrit Gjilanit të zhanrit komedi " Ah, auzvajzi", Shqipe Kadriu, 2008, Rrjedha

Nijazi Ramadani: Vështrim letrar, skenike dhe arte:

Koha të shtrojmë çështjet e artit skenik, ese, Express, 2005, Prishtinë

Gazetat shqiptare "Shekulli" të Tiranës: Rreth ramave "Marrëveshja mes teatrove, "Streha e të harruarve" në Gjilan." Teatri kombëtar i Tiranës, 2004,

Vështrim mbi librin e Prend Buzhalës "Poet gjithëpërfshirës, Ali Huruglica ", Koha ditore, shtojca për kulturë, prill 2005.

Monografia sa për të dëshiruara:"Biblioteka një kënd i dashur 1999-2005", Shefki Osmani,’05, Epoka e Re, gusht, 2005, Prishtinë.

Gazeta "Koha jonë": Mbi dramën"Ligatina" Teatri i Gjilanit,2006.

Rilexime: Poetika e Beqir Musliut, qershor, Zëri, qershor, 2006, Prishtinë, ARS- Poetika, Tiranë

Panoramë e krijuesve " Grumbullim krijimesh letrare rreth libri:"Psherëtimë për tokën"H. Kqiku", Koha ditore, shtojca për kulturë, 2004 )

Fabula të mbledhura nga Karadaku: Mr.Misini Misini,"Fjalë e porosi të mençura" , Zëri 2004,

Rreth veprës letrare "Gjaku lirisë- letrat amanet", Tefk Zymberit "Dielli nuk vritet" , Pavarësia News, 2007, Prishtinë

Misin Misini:përvuajtje e rikujtime"Libri që provokon lexuesin", 2002, Epoka e Re, Prishtinë.

Shefik Shkodra: Lexime: Sjell një veper jetësore "Shtjella", 2005, edicioni, Rrjedha Gjilan,

Arte: ~Arti si frymëzimi artistik ~Ramadan Arifi, krijuesi në margjina , 2005,Epoka e Re, Prishtinë.

Portreti i krijuesit: Frymë artistik e piktorit, Demir Behluli, Zëri, 2006, Prishtinë

Salih Musliu- piktor i ndërgjegjes dhe i mesazhit artistikë universal, 2007, Epoka e Re, Prishtinë

"Copëzime kohore në mes të traditës dhe modernitetin", vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit, Zëri, nëntor 2007, Prishtinë

Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne, Zëri, Prishtinë, 2007

Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit, "Zëri", 2007, Prishtinë dhe te Letërsia Shqiptare

Mbresa për librin poetike të Mexhid Mehmetit "Përtej Harrimit", "Zëri", 2007, Prishtinë.

Mbi romani "Kalorësi i Karadakut" i autorit Ibrahim Kadriu, Iliria post, 2007, Prishtinë

Recensione të shkurtra për dy veprat e Nuhi Ismajlit: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare, Zëri, Prishinë, 2007.

Lexime: Mbi romanin "Dashuri pa kufij", prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit, Fokus, gusht, 2008

Dhe botime tjera të botuara te: "Fokus", "Epoka e re",ku punoi pas vitit 2000, dhe botoi varg shkrimesh në të përditshmet: "Express", "Infopress" "Kosova sot", "Iliria post", "Pavarësia News", aktualitete dhe problematika kulturore" Agjensia e lajmeve "Kosovapress".

NIJAZI RAMADANI - POEZI ( I )